Jose Mourinho, në prag të takimit të kthimit me Barcelonën për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, nuk ka dëshirë të flasë.
Tekniku i Real Madrid anashkalon çdo pyetje të gazetarëve spanjollë që ka të bëjë me largimin e tij të mundshëm, problemet me futbollistët apo me taktikën që do të përdorë në Camp Nou.
“Jo”, “Nuk e di”, “Pyet të tjerët” ishin përgjigjet e preferuara të portugezit në konferencën para ndeshjes.
Pyetje: Ka dalë lajmi se do të largoheni në qershor nga Real Madrid.
Mourinho: Kam thënë gjë unë?
P: E ka thënë gazetari i një radioje spanjolle.
M: Pyet atë.
P: Do të qëndroni tek Real Madrid deri sa të fitoni Champions?
M: Nuk e di.
P: Do të luajë si titullar Pepe?
M: Nëse është mirë fizikisht, po.
P: Si do të luani ndaj Barcelonës?
M: Nuk e kam idenë fare. Ka lojtarë që nuk janë 100% dhe do të pres.
P: Kush mendoni se e ka filtruar debatin mes jush dhe Sergio Ramos?
M: Nuk di të jetë filtruar asgjë.
P: Është momenti juaj më i keq që kur keni marrë drejtimin e Real Madrid?
M: Është një moment i mirë.
P: Ndiheni i përkrahur?
M: Një moment i mirë.
P: Jeni i lumtur tek Real Madrid?
M: (Bën shenjë me kokë për “PO”)
P: Mund të shpjegohet me bllokim psikologjik fakti që lojtarët e Real nuk fitojnë dot ndaj Barcelonës?
M: Pyet lojtarët.
Ndeshja Barcelona-Real Madrid do të luhet të mërkurën në orën 22.00 dhe do të transmetohet direkt nga paketa Supersport, në Digitalb.