Një video misterioze e xhiruar në pyjet e Rusisë tregon një krijesi si gorillë por që nuk njihet se ekziston. Por e gjitha kjo mendohet se është një sajesë. Zona ku është xhiruar video njihes si vendi ku ka shenja të OFO-ve si dhe të kësaj krijese të panjohur të emëruar Yeti.
Por pavarësisht dyshimeve ministri i Punës dhe Zhvillimit Socila në repuliknë Ingushetia në Rusi, Bagaudin Marshani thotë se kjo është e vërtet dhe se është xhiruar ngan jë gjuetar.
“Kafsha duket si gorilla, 2 metra e gjatë, e zezë, duket si femër dhe është një krijesë shumë e madhe”, shprehet Marshani.
Kjo krijesë ecën ri njeri dhe i përdor duar po ashtu si njeri. Por më vonë Marshani reagoi duke thënë se Yeti nuk ekziston dhe se e gjitha është bërë për tërheqjen e turistëve.