Zbulohet një objekt misterioz në detin Baltik
Kërkuesit e anijeve të mbytura kanë gjetur në shtratin e detit Baltik një objekt misterioz. Kompania suedeze “Ocean Explorer” e ka zbuluar objektin duke përdorur teknologjinë sonare në një pozicion sekret në detin Baltik.
Për shkak të mungesës së fondeve dhe motit të keq, ata nuk mund ta vëzhgojnë objektin nga afër. Fotot e tyre me teknologjinë sonare treguan se objekti është një cilindër i madh me diametër 60 metra dhe një bisht 400 metra të gjatë. Rreth 200 metra më larg u gjet një objekt i ngjashëm në formë disku.
Fotot e objektit tregojnë ngjashmërinë e tij me anijen “Millennium Falcon” të të famshmit Star Trek. Një nga zhytësit e ekipit, Peter Lindberg, tha se “kemi dëgjuar shumë për historinë e këtij objekti (“Millennium Falcon”), për veçorinë e tij për të çuar në botën e nëndheshme”.
Ata po presin përmirësimin e motit dhe mbledhjen e fondeve për të nisur ekspeditën e për të parë nga afër se çfarë mund të jetë brenda atij cilindri gjigand.