Persona të panjohur kanë “ngjyrosur” lumin Goldstream në Kanada me fluoreshent të gjelbër. Autoritetet lokale thonë se nuk ka rrezik as për njerëzit e as për kafshët.
Siç mund të shihet në xhirimin e vendosur në YouTube, lumi Goldstream nuk ishte i pastër si kristali, por fluoreshent i gjelbër, duke kujtuar Slurmin nga seria e animuar Futurama.
Autoritetet lokale në qytetin Langford, përmes të cilit kalon lumi, nuk e dinë se kush e ka bërë këtë, por thonë se ngjyra nuk paraqet rrezik, njoftojnë agjencitë.
Ngjyra u zhduk pas një ore, dhe besohet se fjala është për një fluoreshent – një komponim jo-toksik organik, i cili shërben për testimin e ujit.
Edhe pse fjala është për një substancë të padëmshme, funksionarët janë shumë të pakënaqur me faktin se kanë harxhuar kohë e para në zgjidhjen e misterit të ngjyrës së gjelbër në lum.