Mediat italiane po i bëjnë jehonë vdekjes tragjike të një shqiptari 37-vjeçar i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijët e tij të mitur përkatësisht 6 dhe 8 vjec. Arben Moishi është emri i shqiptarit i cili u mbyt në ujërat e Lumit Tanaro pranë qytetit Antignano në Itali ku ai po kalonte një ditë pushimi me familjen.
Dy të miturit për një moment e ndjenë veten në rrezik. I ati është zhytur menjëherë në ujërat e lumit për të shpëtuar fëmijët. Në alarm u vunë dhe forcat zjarrfikëse, mbrojtësit civilë, policia dhe zhytësit.
Trupi i 37-vjeçarit u morr me vete nga rrjedha e lumit ku ngeci më pas mes blloqeve të betonit.