Këmbana më e madhe e Europës do të bjerë kur hapja 27 milion stërlinëshe e Olimpiadës Londër 2012, do të frymëzohet nga dramaturgu më i njohur britanik, Uilliam Shekspir.
Drejtori artistik i shfaqjes, fituesi i cmimit “Oscar” si regjisori më i mirë, Dany Boyle tha se ceremonia e hapjes, “Ishulli i Mrekullive”, ishte frymëzuar nga vepra “Stuhia’ e Shekspirit.
Gjashtë muaj para se evenimenti të pushtojë Londrën, regjisori i “Slumdog Millionaire”, tha se do të ketë të bëjë me një vend që clirohet nga trashëgimia e tij industriale.
Një miliardë shikues pritet të ndjekin ceremoninë e hapjes në 27 korrik.
“Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes do të përfaqësojnë një udhëtim deri në fund, duke treguar se kush jemi, kush kemi qenë dhe kush do të dëshironim të ishim," tha Steven Daldry, Drejtor Ekzekutiv i Londër 2012.