Në qytetin Koscierzyna të Polonisë një fenomen anormal ka shqetësuar jo vetëm banorët por edhe autoritetet. Në qytet po krijohen pellgje të shumta, dhe jo si zakonisht me ujë por me gjak.
Autoritet e lajmëruar nga banorët e alarmuar kanë zbuluar edhe misterin që tmerroi për vdekje banorët e qytetit. Sipas policisë lëngu i kuq ishte vërtet gjak, por jo njëriu.
Ata thanë se gjaku vinte nga një fabrikë mishi së cilës i ishin bllokuar tubacionet e shkarkimit dhe gjaku po dilte nëpër puseta.
Por jo vetëm kaq, shqetësimi i banorëve vazhdon dhe ata ankohen se ky gjak mund të kthehet në burim infeksionesh.