Qeni i shpëton jetën vogëlushes 3- vjeçare në Poloni
Zjarrfikësit në Poloni thonë se një qen i vogël i ka shpëtuar jetën një vogëlusheje 3- vjeçare, që kishte humbur.
Sipas BBC, vogëlushja Julia u zhduk të premten dhe u gjet të shtunën pranë një kënete disa kilometra larg shtëpisë së saj.
Pranë kishte qenin.
Tani ajo është në një spital në Poloni.
Zjarrfikësit thonë se qeni e ka mbajtur vajzën të ngrohtë përgjatë gjithë natës, duke e ndihmuar që të mbijetojë.
“Përgjatë gjithë natës, kafsha ishte bashkë me vajzën dhe nuk u largua kurrë. Mos harroni se temperatura ishte minus pesë gradë celsius dhe vajza ishte e lagur,” tha një zjarrfikës.
Më shumë se 200 njerëz nisën që të kërkojnë për vajzën gjatë gjithë natës.
Ajo u zbulua kur u dëgjua e qara e saj.