Nuk ka asnjë dyshim për këtë foto. Kjo është shpella më e frikshme e Britanisë. Fotografi ka kapur një pamje kafke të frikshme në reflektimin e fytyrës në këtë shkëmb të largët qark liqenit Lake District në Coniston.
Vetëm trimat do të tentonin të hynin në këtë shpellë, ku ujërat e akullta të saj kanë marrë jetën e disa prej tyre në tre vitet e fundit. Por në qoftë se ka pasur ndonjë rrezik që i pret vizitorët në këtë shpellë atë mund ta shohim vetëm me anë të kësaj fotoje.
Liqeni në gurore i braktisur është një vend i frikshëm po aq sa e tregon ky imazh ku ju do të shihni një kafkë gjigande të frikshme. Imazhi është marrë nga një zhytës i cili ka qënë i vetëm në ujërat e minierës pranë Coniston në Cumbria.
Fotografi Peter Bardsley tha: “Shumë zhytës kanë vdekur këtu në këto tunele nënujore, por edhe alpinistë të shumtë kanë vdekur në këtë vend”.