Më shumë se 100 kafshë nga Kazakistani dhe Kirgiztani morën pjesë në një event ku ftoheshin të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake të çuditshme. Macja në foto është ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen. Me dhëmbët si vampir dhe gjuhën flakë të kuqe pamja e saj shtynte shumë persona të bënin fotografi me të.Kjo mace e racës Don Sphynx është me origjinë ruse dhe nuk ka qime. Edhe pse ka pamje të egër kjo racë përshkruhet si e dashur dhe shumë e afrueshme me njerëzit. Raca është shfaqur për herë të parë në vitin 1987 në qytetin Rostov-on-Don.Elena Kovaleva, profesoreshë në Institutin Pedagogjik Shtetëror në Rusi, e gjeti macen brenda një thesi që po përdorej si top futbolli nga disa fëmijë të vegjël dhe e mori në shtëpi. Me kalimin e kohës macja i humbi qimet dhe pasardhësit e saj ishin gjithashtu pa qime.
TCH
TCH