Ndonjëherë statuset e miqve në Facebook apo Twitter i marrim shaka ose thjesht lojëra por nuk është gjithmonë kështu.
Një 18-vjeçare nga Texas, SHBA ka paralajmëruar 144 herë në profilin e saj në twitter që do vetëvritej por askush nga 500 miqtë e saj virtualë nuk e ka marrë seriozisht dhe nuk e ka besuar në ato që shkruan e ta ndihmonte të shmangte aktin e vetëvrasjes.
Adoleshentja pretendonte se dikush në familje e shfrytëzonte seksualisht. Kjo mendohet të ketë qënë dhe arsyeja kryesore që ka çuar vajzën në depresion, raporton "Daily Mail".
Vajza madje kishte folur edhe me shërbimet e mbrojtjes së minorenëve dhe me një mësues të kolegjit që frekuentonte, duke u thënë se një pjestar i familjes e shfrytëzon seksualisht.
Por, as këta nuk e besuan, duke kërkuar prova dhe për këtë arsye, 18 vjeçarja i dha fund jetës.