DENVER - Federal Aviation Administration eshte duke hetuar nje mister ne qiell. Nje objekt fluturues i paidentifikuar qe fluturonte mbi Denver, pothuajse shkaktoi nje perplasje te frikshme ne mbremjen e te henes.
Me aq sa dine dhe kane arritur te kuptojne hetuesit, eshte qe te henen objekti misterioz nuk u shfaq neper radare dhe kjo eshte e cuditshme pasi radaret u testuan dhe rezultoi qe ishin plotesisht funksionale.
Hetuesit mendojne qe ky objekt fluturues, cfaredo qofte ai, do te mund te ishte nje rrezik vertet shume i madh ndaj sigurise se avioneve.
Transmetimet radio nga LiveATC.net tregojne per nje pilot qe duket shume nervoz dhe i shqetesuar, i cili raporton nje objekt te cuditshem fluturues.
Degjohet piloti qe i thote nje kontrolli te trafikut ajror: "Nje objekt fluturues i komanduar nga larg apo cfare? Ishte dicka qe shkoi ne anen tjeter. Rreth 20 apo 30 sekonda me perpara. Ishte si nje objekt fluturues i madh qe kontrolohej nga larg."
Avioni me te cilin po udhetonte piloti, nje Cessna Citation 525 CJ1, po fluturonte rreth 8.000 feet mbi Cherry Creek kur objekti misterioz iu afrua aq shume sa cdo pilot do te ndihej nervoz.
"Kjo eshte nje ceshtje problematike pasi tani ne kemi dicka ne nje hapesire ajrore te konrolluar, qe perfaqeson rrezik." - tha analisti i aviacionit dhe ish hetuesi i NTSB Greig Feith.
Feithe degjoi regjistrimin dhe beson se objekti mund te jete nje prej ketyre gjerave:
- Nje avion i telekomanduar ushtarak
- Nje avion i kontrolluar nga larg
- Nje zog i madh
"Ishte ky nje mjet pa emer qe ishte pjese e ndonje operimi? Mos ishte dikush qe kishte cuar nje model shume te madh per ne hapesire? Apo ishte thjesht nje zog qe ne fakt pilotit iu duk si nje avion per shkak te kraheve te tij te medha." - tha Feith.
Ne fakt cdonjera prej ketyre opsioneve qe u tha mund te jete katastrofike nese perplaset me nje avion.
Tre vjet me pare, nje goditje zogjsh shkaktoi uljen e nje avioni komercial por qe menaxhoi te ulej ne menyre te sigurt ne Hudson River. Te gjithe pasagjeret mbijetuan.
Zedhenesi i FFA Mike Fergus tha qe hetuesit do te flasin me pilotin dhe do te shohin te dhenat e tjera.
"Kercenimi eshte aty nga pikpamja e perplasjes. Ne do te bejme cfare do te jete e mundur per te zbuluar gjithcka." - tha Fergus.
Misioni i tanishem i hetuesve eshte qe te identifikojne objektin misterioz perpara nje telefonate tjeter rreziku, apo edhe me keq akoma. Deri tani askush nuk ka qene ne gjendje qe te tregonte se cfare ka ndodhur apo cfare mund te kete ndodhur ne te vertete.
Hetuesit vazhdojne kerkimet e tyre, nderkohe nuk ka dale askush qe te marre persiper fajin per incidentin dhe duket se kerkimet do te vazhdojne edhe per nje kohe mjaft te gjate.