Është pikërisht portali amerikan Piper Jaffray, i cili ka reflektuar preferencat e 5 mije te rinjve amerikane. Pas përfundimit te sondazhit, shifrat flasin për një ngadalësim te rritjes se gjigandit te Zuckerberg-ut. Sipas konstatimit te portalit, kjo lidhet me se shumti me përqasjen drejt politikes se rrjetit te famshëm.
E kundërta po ndodh me rrjetin tjetër social, Twitter. Twitter, edhe pse vazhdon te ruaje vendin e dyte ne renditjen botërore, pozitive për te është fakti se ne krahasim me te dhënat e viti te kaluar, preferencat e te rinjve amerikane janë rritur 3% me shume, ndërkohe qe te dhënat per Facebook tregojne se preferenca ka rene ne 33% nga 42% qe ishte një vit me pare. Pozitive janë te dhënat edhe për Instagram, i cili vëren një rrije prej 5% te preferencave, ndërkohe qe rrjeti tjetër Google+ ka pësuar një rënie prej 1%.