Kjo bukuri e rrallë është vetëm për tu parë në foto
Për disa javë kjo shkretëtirë transformohet në një tapet magjik me ngjyrë të purpurt. Diçka e tillë ndodh njëherë në disa vjet. Megjithatë është një bukuri që duhet shijuar vetëm në foto. Kjo lule e egër, e quajtur ndryshe Lulja e Akrepit, lulëzon në shkretëtirën Mojave në shtetin Utah, SHBA ,kur kushtet janë të përshtatshme. Por banorët thonë se lulja lëshon një erë të rëndë si era e rëndë e trupit të njeriut. Për më tepër, nëse e kap në dorë, duart të skuqen njësoj sikur janë prekur me helm.