Tailande- Si cdo vajze ajo enderronte te martohet dhe gjithcka ishte gati, por per fat te keq vdiq gjate nje aksidenti me makine.
Sarinya Kamsook, 29 vjece, kishte enderruar gjate martesen me te dashurin e saj, Chadil Deffy 28 vjec, por nuk arriti ta beje kete.
Por edhe pas ngjarjes se rende, i dashuri ka dashur t’i beje dhuraten me te bukur qe e deshironte aq shume, ka vendosur te martohet me te, kater dite pasi ajo diq si pasoje e aksidentit te papritur.
Martesa me “nusen kufome”, u zhvillua ne Tailande ku me nje rit budist, Chadil Deffy u martua me te dashuren e tij, e shtrire ne nje arkivol te hapur, veshur me fustanin e bardhe te nuserise.
Pas ceremonise te plote me shkembimin e unazave, Chadil e ka puthur ne balle te dashuren e tij para se t’i jepte lamtumiren e fundit.