Ai nuk ka bërë kurrë seks, por ka bërë 14 fëmijë. Në të vërtetë është një donator sperme nga Kalifornia. Trent Arsenault u bë lajm kryesor dhjetorin e shkuar për shkak se ndaj tij nisi një hetim. Por tani 36 vjeçari, që thotë se është njeriu ideal për të bërë fëmijë, zbulon se është akoma i virgjër.
I fiksuar pas teknologjisë, Arsenault është në një pozicion shumë të çuditshëm pasi është një mashkull, sperma e të cilit ka ngjizur 14 fëmijë, ndërkohë që ai nuk ka bërë asnjëherë seks.
Arsenault i bëri komentet gjatë emisionit të gazetarit Anderson Cooper, i cili mbeti i befasuar. Ndërkohë në emision ai u përball me një nga fëmijët që është ngjizur nga sperma e tij për një çift lesbikesh.
Ndaj tij pati nisur një hetim për shkak të numrit të madh të donacioneve të spermës. Arsenault e jep spermën përmes një faqeje në internet, duke deklaruar se ajo është organike. Por ekspertët druhen se ekzistojnë edhe risqe shëndetësore pas kësaj mënyre dhënie të spermës.