Forumi Kuq E Zi
Tirana mendon për donatorët dhe stadiumin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tirana mendon për donatorët dhe stadiumin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tirana mendon për donatorët dhe stadiumin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tirana mendon për donatorët dhe stadiumin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Tirana mendon për donatorët dhe stadiumin Tirana-feste

he tashmë ka filluar të mendojë seriozisht për të ardhmen. Këtë e ka konfirmuar dje administratori i klubit 24 herë kampion i vendit, Salih Tagani. Besohet se kurrë më parë Tirana nuk ka pasur kaq shumë para sa do të ketë këtë vit, të paktën sipas planeve të bashkisë së saj.

Vetëm buxheti bashkiak pritet të jetë rreth 800 milionë lekë (të vjetra) për 2012-n, ndërsa po negociohet me këshillin bashkiak që shifra të jetë sa më e lartë e mundshme. Numri një i klubit bardheblu pohoi se me paratë e mbledhura nga donatorët, për momentin janë shlyer detyrimet ndaj futbollistëve, të cilët më në fund kanë marrë rrogat e prapambetura.

Por që nga ky moment e më pas gjithçka që ka lidhje me rrogat e futbollistëve do të mbulohet nga donatorët që pritet të afrohen në rrugë zyrtare në klub. Ende nuk bëhet fjalë për aksionerë, ndonëse Tirana është e kthyer në shoqëri aksionere. Krizën aktuale të pagesave e kanë zgjidhur dhurues (donatorë), të cilët nuk do t’i marrin sërish paratë e tyre, përveç një falënderimi, apo edhe bashkëpunimi në të ardhmen. Ndërsa për të ardhmen kërkohen donatorë që do të garantojnë financimin deri ne fundin e sezonit “Për momentin gjetëm dy-tre sponsorë, të cilët na ndihmuan të kalojmë ngërçin e krijuar financiar. Mirëpo nuk do të ndalemi me kaq, pasi po punojmë që gjatë këtij muaji të gjejmë një sponsor kryesor.

Dhe në rast se kjo arrihet, atëherë ai sponsor do të derdhë në arkën tonë parà të mjaftueshme për të përballuar sezonin deri në fund”, u shpreh Tagani, duke treguar projektin më të afërt që ka në plan bashkia e qytetit, e cila është edhe pronarja e vetme e ekipit të Tiranës. Tirana po synon të gjejë një sponsor gjeneral, ndërsa besohet se klube të tilla që marrin pjesë në kupat e Europës, apo edhe në kupën kryesore (Champions) mund të fitojnë vetëm nga ky lloj sponsori edhe 150 apo 200 mijë euro. Gjithsesi, duket se kriza te Tirana nuk ka kaluar plotësisht, pasi paratë e deritanishme kanë qenë dhurata, ndërsa në të ardhmen synohet të gjendet zgjidhje tjetër. Sipas Taganit, kjo do të jetë një zgjidhje deri në përfundim të sezonit futbollistik, pasi në planet e tyre synohet tjetër gjë. Sipas administratorit, klubi bardheblu ka potencialin e nevojshëm që të mbajë vetveten. Megjithatë, që të arrihet deri në këtë pikë, pritet që gjatë muajve të verës të ketë një riformatim të plotë të strukturave të klubit. “Gjatë verës kemi të tjera ide në kokë, ta riformatojmë klubin. Nëse ngremë strukturat e duhura, Tirana ka mundësi të gjenerojë vetë parà, pasi vlera e klubit tonë është mjaft e madhe dhe shumë e shitshme në treg”, tha në përfundim të fjalës së tij Salih Tagani. Shefi i klubit bardheblu pohoi se pjesa më e madhe e këtij buxheti do të investohet në infrastrukturë. Objektivi më i afërt është ai i kthimit të stadiumit “Selman Stërmasi” pronë e bashkisë së kryeqytetit, që administrohet nga klubi 24 herë kampion (dhe që aktualisht është në gjendje të mjeruar) në një impiant që t’i plotësojë kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit shqiptar të futbollit. Dhe objektivi i parë është ai i ndriçimit të këtij stadiumi. Projekti është thuajse gati dhe në ditët e ardhshme pritet të konkretizohet me hapat e parë të realizimit të tij. Administratori Tagani theksoi gjithashtu se investime do të ketë edhe në akademi. Për akademinë, pritet të zgjidhet problemi i akomodimeve të ekipeve zinxhir, të cilët për momentin vazhdojnë të mos kenë dhomat e zhveshjes, natyrisht as edhe dushe, ndërsa shpresohet që të vendoset sistemi i ndriçimit në 2 fushat me bar artificial, apo ndoshta edhe në fushën me bar natyral. Akademia do të ketë më pak ekipe, besohet 10, ndërsa trajnerët do të paguhen nga klubi, ndonëse aktualisht do të paguhen me paratë që japin fëmijët.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons