Ka edhe 10 javë deri në fund të Kategorisë Superiore, por Tirana feston si kampione e Shqipërisë pas triumfit 0-1 në Vlorë përballë Flamurtarit të Shkëlqim Mucës.
Ai që zhbllokoi rezultatin dhe që më pas rezultoi vendimtar ishte Mario Morina, i cili në minutën e 22 mposhti portierin Koliqi.
Tirana kishte edhe disa raste të tjera për të thelluar rezultatin por traversa nuk e lejoi këtë gjë. Fitorja në Vlorë dhe përballë një kundërshtari të fortë i jep mundësinë Tiranës të forcojë pozitat në vendin e parë me 39 pikë.
Skënderbeu mposhti 3-0 Lacin në fushën asnjanëse të Peqinit dhe vazhdon të ndjekë i vetëm kryqytetasit në renditje kjo dhe falë barazimit pa gola të Teutës në Ballsh. Autorët e golave të skuadrës korcarë ishin Bratic dhe Tahirllari.
Teuta vazhdon të humbasë terren përsa i përket titullit kampion. Durrsakët e Hasan Likës dolën me 1 pikë nga Ballshi dhe tashmë e shohin veten 5 pikë larg Tiranës kryesuese.
Nga ana tjetër edhe Dinamo mori fitoren e dytë këtë sezon dhe këtë e bëjnë ndaj Pogradecit në kryeqytet me një gol të shënuar nga Kapaj.
TCH