Sipas një harte të plotësuar automatikisht nga gjiganti i motorëve të kërkimit “Google”, qytetarët e Shqipërisë shihen si “të këqij”. Shumica e përfundimeve dalin automatikisht sapo emri i një vendi të caktuar shtypet në motorin e kërkimit me prapashtesën "është".
Formuesit e hartës kanë zëvendësuar emrat e shteteve me jehonën që ato kanë në internet. Sipas hartës së vendeve Evropiane, Britania e Madhe shihet si “grackë”, Danimarka si “burg”, Franca si “bakon”, Polonia si “e jashtëzakonshme”, Ukraina si “e pafuqishme” ndërsa Italia shihet si “e ngrënshme”.
Sa u takon vendeve nordike, Norvegjia shihet si “e shtrenjtë”, Suedia “neutrale”, ndërsa Finlanda “e çuditshme”. Kurse vendet të rajonit tonë, Serbia shihet si “e lezetshme”, Rumania “në rënie" ndërsa Bullgaria “gjallë”.