Video transkriptimi: “Qytetarë të botës, vini re Kërkojmë vëmendjen tuaj, me shpresën se do ti dëgjoni paralajmërimet: Mediat tuaja të komunikimit që i doni aq shumë do të shkatërrohen. Nëse jeni Hacker apo thjesht njerëz që dëshirojnë të mbrojnë lirin e informacionit atëherë bashkohuni cështjes dhe vrisni Facebook, për të mirë e privatësisë tuaj. Facebook u ka shitur informacione agjencive qeveritare dhe u ka dhënë akses klandestin në informacione, kompanive të sigurimit, që të spiunojnë njerëzit përreth globit. Këto kompani të ashtuquajtura kompani me etik të sigurimit informatikë, punojnë për qeveri autoritare, si ato të Egjiptit dhe Sirisë. Cfardo që bëni në Facebook, mbetet në Facebook pa konsideruar privatësinë tuaj dhe fshirja e llogarisë tuaj është e pamundur, edhe nëse e fshini llogarinë tuaj, informacionet ngelen të gjitha në Faceook. Ndryshimi i parametrave mbi privatësinë për ta bërë Facebook sa më privat, është përsëri një iluzion mbi sigurinë. Facebook di më tepër gjëra për ju, se sa familja juaj. Nuk mund të fshiheni nga realiteti, në të cilin ju, njerëzit e internetit jetoni. Facebook është e kundërta e cështjes së Antisec. Nuk jeni të sigurt nga ata dhe as nga ndonjë qeveri. Një ditë do të shihni mbrapa mbi këtë gjë dhe do të kuptoni se ajo që ne bëmë ishte gjëja e drejtë. Do të na falenderoni, nuk po ju bëjmë dëm por po ju shpëtojmë. Revoltat janë duke ardhur. Nuk është një betejë mbi të ardhmen e privatësisë dhe publicitetit. Është një betejë për zgjedhjet dhe aprovimin e informuar. Është e përgatitur sepse njerëzit po dhunohen dhe mashtrohen, për të bërë gjëra, pasojat e të cilave nuk i kuptojnë. Facebook vazhdon të thotë se u jep përdoruesve mundësin e zgjedhjes, por është një mashtrim. Ai u jep përdoruesve iluzionin e zgjedhjes dhe fsheh detajet nga ta “për të mirën e tyre” ndërkohë që bënë miliona prej tyre. Kur një shërbim është falas, do të thotë se ai shërbim po bënë para nga ju dhe informacionet tuaja. Mendohuni për pak kohë dhe përgatituni për ditën që do të hy në histori. 5 Nëntor 2011, #opfacbook. Kjo është bota jonë tani. Ne ekzistojmë pa kombësi, pa deformime fetare. Ne kemi të drejtën për të mos u kontrolluar, të mos përndiqemi dhe të mos përdoremi për përfitim. Ne kemi të drejtën të mos jetojmë si skllevër. Ne jemi Anonymous Ne jemi legjioni Ne nuk falim Ne nuk harrojmë Na prisni”
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy