Forumi Kuq E Zi
  Sikur të isha Djalë (analiza)  - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
  Sikur të isha Djalë (analiza)  - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
  Sikur të isha Djalë (analiza)  - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
  Sikur të isha Djalë (analiza)  - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


Vizitor

Anonymous
Vizitor
First topic message reminder :

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjevetë egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj. Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajze të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër , mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj.
Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t'u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga turbekulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinjonin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e saj. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë. Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinjonin e egër e të prapambetur shoqëror.
Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.
Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime.
Proza e Stërmillit ka tiparet e një proze sentimentale me meditime të shumta e përshkrime të imta të vuajtjeve e të dashurisë, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, të cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangësi në zbërthimin psikologjik të personazheve. Megjithatë, aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të Stërmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenë se ato ndihen edhe në disa prozatorë të tjerë të viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund të themi se janë edhe tipare të prozës sonë ende të dobët, e cila në këtë kohë megjithëse përpiqet të trajtojë probleme shoqërore të rëndësishme të realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.

Haki Stërmilli

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
6 Prill

Oh sa dëshiroj me i argëtue e me i puth fëmijt. Ata vijnë rreth e rrotull shtratit t'em dhe më shofin me.... dashuni e dhimshuni. Afrohen dhe kërkojnë, me veshtrime lutës, që t'i ledhatoj e t'i puth si parandej. Por unë, nga droja se mos u ngjis ndonjë mikrop, i largoj pa i prekë fare.

Sot mbas dreke, në nji kohë kur ndodhesha vetëm në kthinë, erdh Meti dhe, mbassi u avit ngjat shtratit t'em, më tha:

- Përse je hidhënue, Dije, me mue?

Zani i tij ishte i mbytun. Nga syt shprazësh pezmatimi i zemrës së vogël.

- Kush të tha se jam hidhnue me ty? - e pyeta,Kurrkush s'më ka thanë, por e ndi vetë - tha me sy përposhtë.

- Si ë ndin? Si e kupton?

- E kuptoj se as m'argëtojsh as edhe më puthish ma - gjegji tue bëlbëzue dhe me një za gati të përvajshëm.

- Nuk të puth se jam sëmunë - i thashë.

- E ç'ka se je sëmunë? Edhe tata dikur që sëmunë, por më puthte - i a bani.

- Po, por....

- S'më don ma. Je hidhnue me mue.Jooo. Të due dhe të due shum Met - i thashë me nji za që dilte nga thellësit e zemrës së trazueme.

- Atëhere më puth nji herë - më tha dhe, tue u rrasë e krrusë mbi shtrat t'em, m'a zgjati faqen.

- Jooo. Largohu! - thirra dhe e ktheva kryet m'anë tjetër që të mos e preki fryma e eme helmatuese.

U zbrap menjiherë dhe u zhgreh në vaj. Iku tue ulërue me të madhe dhe tue thanë me nji za të mbytun:

- S'më don ma, s'më don.

Edhe un shpërtheva në vaj dhe qava nji copë herë.
9 Prill

Në nji kohë, kur isha vetëm, u çova nga dale dhe shkova në fund të kthinës për t'u pamë në pasqyrë. Ka shumë kohë që s'e kam pamë vetëhen. Pranndaj më kapi nji trill që më shtynte të shof se çfarë ndryshimi kam bamun në fëtyrë, pse gishtat e duervet më janë tehollue aq shum, sa më duken të shëmtueshëm dhe si t'ajtun në kyçet e tyne.

U habita kur dola përpara pasqyrës q'asht mbështetë për muri. Nji farë mërzije, e bashkueme me habi, më kapi kur e pashë vetëhen n'atë gjendje. Ndryshimi që kishte pësue trupi i em ishte i madh: E tanë bukuria e vajzënis s'eme kishte perëndue ma. Flokët e mij, dikur t'artë, gjajshin si fije bari të thatë. Syt e kaltërt e të qëndisun që Shpendi kishte pagëzue sy laroshe ishin gropue e turbullue tue u qarkue edhe prej nji rrethit të zi. Qepallat kishin nisë me u rralue e me u ngjitë në njena tjetrën. Vetullat e holla dukeshin si dy nepërka që rrijnë gati me i kafshue ata dy sy. Ngjyra e trandafilitë e fëtyrës ishte zavendësue me nji bardhëni neveritëse që duket vetëm ndër fëtyra të vdekunish. Mollzat e faqeve ishin skuqë pa shijshëm tue u grumbullue gjaku ndër to. Flegrat e hundës ishin tëhollue dhe hapë jasht masës. Buzët e kuqe ishin zbemë e gjelbëruem. Veshët ishin tëho llue shum dhe gjajshin si fletë të verdha. Gusha ishte zhdukë dhe vendin e sajë e kishte zanë nji gropë. Qafa ishte zgjatë për së tepërmi dhe supet kishin ramë përposhtë. S'ishte kurrkund ajo Dije e parë. Aty dukej nji skelet që ende nuk asht zveshë krejt nga mishi. Duket se po afron koha që t'i them lamtumirë kësaj bote. Oh

sa mirë do t'ishte që të vinte sa ma sbpejt ajo orë, pse do të shpëtojsha nga vuejtjet, nga mundimet, nga brengjet dhe dëshpërimet e kësaj jete. ç'më dubet të rroj dhë përse të rroj? Jeta, për mue, s'ka kuptim ma. Asht e randë dbe e paduruesbme. Ajo duhet të shuhet sa ma parë.

Oh sikur të vinte Shpendi e të më shifte se sa jam prishë e tretë, se sa jam denatyrue dhe sa fort më ka ndryshue sëmundja. Pa dyshim do të derdhte lot dësbpërimi. Por ai asht mbyllë mbrenda katër mureve për me mos u pamë me mue, ndoshta për jetë. Oh ma mirë të kishte qenë larg, tej maleve e detnave, se sa i mbyllun në burg.



11 Prill

Prap erdh Pranvera. Përsëri nisi me këndue bilbili. Oh sa e sa pranvera kanë për t'ardhë, por un s'kam me i parnë ma; sa e sa shekuj me rradhë ka me këndue bilbili, por un nuk do t'a ndigjoj ma. Erdh, po Pranvera. Por simjet më duket sikur nuk asht e shkëlqyeshme si herët tjera; më gjan sikur nuk e ka sjellë me vetëhe gazin dhe haren e përparshme. Ndoshta këto mungojnë pse Shpendi i em vuen e gjëmon në burg dhe se pse zemrat t'ona u vranë e u vorrosën. Këndon bilbili, por zani i tij simjet gjan si ai i qyqes që ndjell kob e mjerim. Nuk asht i ambël e i kandshëm si herët tjera, nuk asht i butë dhe i përmallshëm si përpara. Ai nuk m'a gicilon ma zemrën dhe nuk m'a kënaq shpirtin si parandej. Ai duket sikur qan e vajton, gjan sikur psherëtin e rrënkon. I tanë ky ndryshim, sigurisht, do të jetë shkaktue nga mungesa e Shpendit t'em, nga vuejtja e tij në thellësit e burgut.

Thonë se këndon bilbili, por mue më duket se qan. E si mund të këndojë i gjori kurse trandafili i tij asht i rrethuem prej gjembash dhe fati i dashunis së tij asht nopran? Ai ndoshta ka këndue dikur, por tash qan dhe qan për vetëhe e për dashunin e vet, plotsisht si un e shkreta.13 Prill

Iu luta babës që të më lejonte me e thirrë Mamë Gjystinën e me u pamë me te. Ai e pranoi lutjen t'eme dhe lejoi të takohem me të gjithë pjestarët e familjes së Xha Simonit. U çova f jalë dhe i thirra. Erdhën bashkë me Irenën që këto ditë ka ardhë këtu me të shoqin. Erdhën, por shum pak folën, pse u pikëlluen kur më panë të mbarueme dhe të ndeme në shtrat. I mundi pezmatimi dhe u zhgrehën në vaj. Xha Simoni m'a fërkoi ballin tue më folë me dashunin e pafajshme dhe me dhimbjen e nji atit të mirë. Iu mbushën syt me lot. U tërhoq me nji anë dhe vazhdoi të qajë kadalas. Mamë Gjystina dhe Irena më rrokën n'grykë dhe më mbuluen me puthje. Aq fort qanë të shkretat sa em atë u shtrëngue t'u lutet që të qetësohen. Sa ngushullim ndiu zemra e eme prej vizitës së tyne e sidomos prej dhimbjes që shfaqën tue derdhë lot. Më kishte marrë malli shum për ta. Jam mjaft e ngushullueme sot, mbassi munda me u shmallë me ta. Ndoshta mbas pak ditësh do t'i mbyll syt e nuk do t'i shof ma. Sa mirë bani im atë që më lejoj të shifen me ta dhe sa bekime ka marrë prej zemrës s'eme. Qysh nga kjo datë e deri në mbarim shënimet janë bamë me plumbsh dhe shkrimi asht mjaft i keq.
15 Prill

Hajrija e Luçija, dy shoqet e mija të shkollës, kishin ardhë sot mbas dreke për me më pamun, mbasi kishin marrë vesht se jam e sëmunë. Oh sa u gëzova kur i pashë. Sa u kënaqa nga vizita e tyne. Sa mirë e ndien vetëhen njeriu kur asht pranë atyne që e duen dhe që e dhimshunojnë. Sa i kënaqet zemra njeriut kur e shef vetëhen në mes të shoqeve të shkollës, të cilat janë ma të dashuna se të gjitha tjerat. Në rasa të tilla i duket njeriut sikur i përtrihej jeta dhe i përsëriten ditët e bardha të vogjëlis që ka kalue në shoqni me to.Ato më flitshin me dashuni dhe përpiqeshin me më bamë me gaz, pse e dijnë se gazi asht i dobishëm për zgjatjen, sado pak, të jetës së nji tyberkulozes. Nji dhimbje e thellë dhe nji pikëllim i ndryem për mbrenda pasqyrohesh në syt e tyne. Veç kësaj vuna re se zani i tyne, shpesh herë, kumbonte i dridhshëm dhe i venitshëm, ashtu si tingëllon zani i atyne që ndijnë dhimë në shpirt. Natyrisht ato u pezmatuen dhe u helmuen

kur kuptuen se shoqja e tyne mbas pak kohë nuk do të jetë ma në mes të tyne. Ikën tue m'urue shëndet dhe tue më premtue se prap do të vijshin me më pamun. Kush e din. Ndoshta s'kanë me më gjetë ma. Ndoshta do të vijnë më vizitue ke Vorrezet e Bamit dhe, në shenjë dashunije e mallëngjimi, kanë me vu disa lule mbi vorrin t'em.18 Prill

Më tha Irena se për të shpejti do të dali Shpendi nga burgu me lirin kondisional. Ajo, tue pamë se po m'afrohet vdekja dhe tue e çmue mallin e djegën që ka zemra e eme për Shpendin, ka mundue të më shërbejë tue trillue nji gënjeshtër të tillë. Ndoshta asht e vërtetë, por nuk kuptoj se lirimi i tij ka me ngjamë përpara se un të kem vdekë.

Herë mbas here më shkruen Shpendi. Në letrat e tija tash nuk shifet ai dëshpërim që shprazej ma parë. Duket se nuk don me më pezmatue me mërzin dhe dëshpërimin e vet. Flet ma shum për shëndetin t'em dhe më siguron se më dashunon ma fort se përpara, mbasi un arrina me bamë sakrifica për t'a kënaqë at. Shton se, posa të lirohet nga burgu, do të bajë përgatitje për t'u aratisë rishtazi. Shkurt përpiqet me më mbajtë gjallë tue përdorë çdo mjet e mënyrë. I shkreti Shpend! Edhe ai qenka fatzi që ndeshi në nji fatzezë si unIku Irena për Shkodër. U ndamë me lot ndër sy pse e ndijshlm se nuk do të shifeshim ma. Ajo më dha shpresë për lirimin e shpejtë të Shpendit. Oh sikur të mundesha me e pamë. E shof se po m'afrohet vdekja. Nuk më vjen keq që po largohem nga kjo botë munduese, por jam thellësisht e pezmatueme pse po shkoj pa u pamë edhe nji herë me Shpendin. Oh sa ngushullim të madh do të ndijsha sikur të vdissha në krahët e tij, në krahët e

atij që i dhashë zemrën.
21 Prill

Me gjith që trupi m'asht tretë e shkri fare, zemra duket e fortë në dashuni. Ajo duket se nuk ka me vdekë edhe mbassi të vdesin të gjitha gjymtyrët tjera dhe do ta vazhdojë me e dashunue at që e magjepsi me nji shiqim.

Tue e kujtue gropën e errët të vorrit, tue e memdue shdukjen e përjetshme, e ndij se më vjen keq të vdes, e kuptoj se po më dhimset vetja. Por tue gjykue se rrojtja e eme pa Shpendin asht nji vdekje ma se mërzitse, ma shum e pëlqej vdekjen se sa rrojtjen. Në kohët e fundme shpesh e kam pamë n'andërr t'eme amë. Edhe dje mbrama e pashë. Ajo më muer n'grykë, më puthi, më shtrëngoi me dashuni të madhe dhe, tue më kapë për duer, më terhoq drejt nji lulishtes së bukur që thosh se ish e saja. A thue se me të vërtetë do të bashkohem me të në lulishtet e Parrizit? Kush e din. Vetëm dij se këto andrra janë shenjat lajmuese t'afrimit t'orës së fundme. Edhe un jam gati të nisexn ma.
24 Prill

Dje mbrama, aty kah ora dhetë mbas darke, isha vilanisë dhe nji kohë të gjatë nuk isha përmendë. Ma vonë isha jermue dhe kisha folë shum në kllapi tue e përmendë, shpesh e shpesh, emnnin e Shpendit t'em. Sot jam këputë fare. Nuk mundem as edhe me shkrue ma. Nuk jam e zoja për kurrgja ma veçse për të qamë e për të rrënkue vazhdimisht.

çova me e thirrë kushrinin t'em Hamitin që t'i a dorëzoj kët libër, ku kam shfry tue i qamë hallet e mija. Do t'i lutem që, mbassi t'a këndojë vetë, t'i a dorëzoje Shpendit me letrën dhe shamin që po i dërgoj si kujtimin e fundit të dashunis s'eme të pafat. Si prej Hamitit ashtu edhe prej Shpendit do të kërkoj që t'a mprojnë femnën Shqiptare. Tirana e ka zakon me i nusënue vajzat që vdesin të pamartueme. I mertisin dhe i stolisin si të jenë nuse për të shkue ke burri. Mbasandaj i qojnë me pikëllimin ma të madh dhe i përcjellin për në vorr. Ky zakon më pëlqen. Prandaj i thashë sot Hallë Halixhës që edhe mue të më përcjellin simbas atij zakoni, mbassi nuk u martova me hirin t'em dhe me at që dashunova. Ajo nuk m'u përgjijg. U zhgreh në vaj. S'mund të shkruej ma, se nji tallaz gjaku po më shpërthen nga goja dhe dhimbje të forta po ndij në krahënuer. Duket se janë rrenimet e fundit që ban sëmundja. Po të la o libër për jetë ma. Lamtumirë se po ndahem prej teje e prej jetës s'eme.



›Këtu mbarojnë shënimet e Dijes."



Letra që më shkruente përmbante këto fjalë:

I dashtuni Hamit,I dashtuni Hamit,

Në fletorin që po të dorëzoj e kam shkrue shkurtazi, jetën t'eme. Mbassi t'a këndojsh epja Shpend Rrëfes bashkë me letrën dhe shamin e bardhë që po i dërgoj si shenjën e qefinit t'em. Nga përmbajtja e fletorit keni për t'a kuptue se sa shum vuen femna Shqiptare, se sa keq përdoret ajo e gjora dhe si asht ulë në shkallën e robneshës e të kafshës.

Prandaj kërkoj prej jush që të ndërmerrni nji lëvizje të gjanë për emansipimin e vërtetë të femnës Shqiptare dhe për naltësimin e nivelit të saj kultural, moral e sosial. Pres të më zotoheni se do t'a përmbushni dëshirin t'em të fundit që të vdes e shkujdesun dhe e qetë. Për ndryshe shpirti i em kurrë nuk do të prehet edhe sikur të mbahet, me pekulet ma të mëdha, në lulishtet e Parajsës. Shpirti i em i pakënaqun do t'ju duket juve n'andërr dhe do të kërkojë t'a përmbushni zotimin, do t'ju ndjeki kurdoherë dhe kudo, që t'a mbani premtimin. E çdo shkrojë ase f jalë e këtij libri do të jetë si nji grenzë për me i thumbue e kafshue ndërgjegjet t'ueja në rasë se nuk do të qëndroni në besë.Thueji Shpendit se po vdes me emnin e tij në gojë dhe me mall të pashuem në zemër për te. Gjithashtu njoftoje se shamia që po i dërgoj asht ajo që kam mshimë lotët ditën që më martuen me kët tregtarin dhe m'a vranë zemrën.

Ty të falem nderit, Hamit, për ndihmat e mëdha që më ke dhanë gjatë jetës s'eme. Lus që të shpërblehesh me gëzime.

Po ju përshëndes për herën e fundme tue ju urue e bekue me të gjitha fuqit e mija, me të gjitha forcat e atij shpirti që asht tue u largue nga ky trup i dërmuem dhe i kalbun.
përgjigje zotuese, nisa me u shqetsue se mos vdes përpara se të jem takue me te. Prandaj' vendosa të nisem.

U çova, por pashë se nuk mundesha me i qëndrue udhtimit dhe besova se do të ngec në mes të rrugës. Dashë e pa dashë rashë rishtazi. Nji kohë të gjatë u përpusha në shtrat. Me zi më muer gjumi, të cilin e ndolla shumë. Bana nji gjumë shum të keq dhe me andrra shum të këqia. Edhe Dijen e pashë n'andërr. E pashë sikur më lutesh, me lot ndër sy, që t'u dilsha zot femnave, sidomos femnës Shqiptare. Shkurt gjumi që bana që nji kllapi e keqe.

Vonë u zgjova. Menjiherë u ngrita dhe nisa me u mveshë, pse ora kishte kapërcye dhetët. Tue u mveshë hyni mbrenda shërbëtori i hotelit dhe m'a dha këtë telegram që vinte prej t'atit të Dijes së mjerë.

›Eja shpejt se të kërkon Dija." Sulë Kërthiza

Punën, për të cilën kisha shkue atje, e lashë pa e krye dhe pa humbë kohë u nisa për Tiranë. Por të nesermen sosa, pse na u prish automobili në rrugë. Kur mbrrina në kryeqytet ajo kishte vdekë dhe ishte vorrue. Më njoftuen se më kishte kërkue shum dhe kishte porositë të më thonë se kërkonte t'i a përmbush dëshirin për shka m'ishte lutë. Shkova ke vorri i saj dhe, me lot ndër faqe, u betova se do t'a përmbush dëshirin e saj.

Në marrëveshtje me Shpendin, vendosa t'i shtyp shënimet e saj në formë libri që janë si shpërblim për të dhe si mësim për të tjerët.
Kushrina e jote:Dija

Kur e mbarova librin së kënduemi, kishte nisë me zbardhë drita. Me gjith që gjatë leximit shpesh herë qava, bashkë me Dijen e shkretë, kur e mbarova prap m'u mbushën syt me lot. Nji copë herë, kujtoj mjaft të gjatë, mbeta i mposhtun nën pushtetin e mallëngjimit e të dhimjes dhe derdha lot. Nga pagjumësia dhe leximi i vazhdueshëm, isha lodhë aq shum, sa s'kisha fuqi me lëvizë. Balli më digjesh shum dhe krejt shtati më ishte drobitë. Edhe syt m'ishin turbullue dhe më qitshin xixa lodhjeje. E ndijsha nevojën urdhëruese për t'u prehë e qetsue. E vuna librin me nji anë dhe u shtrina për të flejtë, por nuk më lejshin mendimet. Si grenza të kuqe më msyejshin mendimet dhe më kafshojshin pamëshirshëm tue më shkaktue dhimbjë në zemër. Po, mendojsha për Dijen e ngratë. Dojsha të gjej se në ç'gjendje ndodhesh aso kohe, Tue gjykue se ajo pritte prej meje nji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons