Në garazhdin në Minnesota nuk dëshironte të qëndronte dhe pikërisht për këtë arsye ka menduar të arratiset në fusha të gjelbra, ashtu si do të ishte ëndrra e cdo kafshe për pak liri dhe “harbim” në natyrë.
Protagonistja e kësaj historie është Angora, një dhi e zezë 3-vjeçe, së cilës i ishte lënë një rol prezantimi në kishën e Betlemme në Fergus Falls, pikërisht në Minnesota.
Aktualisht ajo është larguar duke humbur gjurmët dhe ndodhet në arrati.
Padroni i kafshës, Jim Aakre nga Underwood, ka shpjeguar se e ka ndjekur atë për rreth 2 orë, por mungesa e borës e ka bërë të vështirë gjurmimin e kafshës.
Dhia rebele është parë disa herë që nga momenti i parë i arratisë, por policia nuk ka arritur ende ta kapë atë edhe pse është vënë në kërkim të saj.
Familja e Aakre, siç njofton agjencia e lajmeveNOA Fergus Falls Journal, ka marrë në grazhd dhe një lamë së bashku me dy këlyshë. Ata të paktën, kanë qëndruar duke mos ikur në arrati. Por Angora, po u mungon shumë atyre./NOA/