Transplantimi është bërë me ndihmën e ekipit të mjekëve nga spitali "MERKUR" në Zagreb dhe personeli i përgjithshëm nga Klinika universitare për kirurgji të fëmijëve, të kryesuara nga drejtori d.r. Risto Simenov dhe koordinatori d.r. Vlladimir Çadikovski.Bëhet fjalë për një fëmijë prej gjashtë muajve i gjinisë mashkullore i cili u pranua në Klinikë në fazën terminale, me cirrozë të rëndë në mëlçi dhe transplantimi i mëlçisë ishte zgjidhja e vetme që të shpëtohet jeta e fëmijës. Donator i organit është nëna e fëmijës, nga e cila janë marrë - 20 për qind e mëlçisë, thuhet në kumtesën e Klinikës.
Për shkak të peshës së procesit të operimit dhe gjendjes së rëndë postoperative të fëmijës me peshë trupore prej gjashtë kilogramë, ai akoma është në repartin për kurim intensiv të Klinikës dhe është në ventilacion mekanik nën kontroll të vazhdueshëm prej 24 orëve nga ana e mjekëve nga KARIL dhe personeli i tërë i Klinikës për kirurgji të fëmijëve.
Transplantimi është bërë me ndihmën e ekipit të mjekëve nga spitali "MERKUR" në Zagreb dhe personeli i përgjithshëm nga Klinika universitare për kirurgji të fëmijëve, të kryesuara nga drejtori d.r. Risto Simenov dhe koordinatori d.r. Vlladimir Çadikovski.
Në Klinikën për kirurgji të fëmijëve në vitin 2009 u bë transplantimi i parë i veshkës, te një fëmijë në Maqedoni.
"Ne nuk ndalemi këtu, me pajisjen të cilën e kemi nga Ministria e Shëndetësisë dhe donacion nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së dhe Ambasadës së SHBA-së dhe Mbretëria e Holandës, jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha nga sfera e kirurgjisë për fëmijë. Për kuartalin e ardhshëm - tetor-dhjetor planifikojmë të bëjmë tre transplantime të veshkave, që t'i arsyetojmë mjetet e marra nga FSSHM, thekson në kumtesë drejtori i Klinikës", Risto Simenov.