Ndonjëherë zgjohemi nga gjumi natën me ankesën që nuk mbushemi me frymë. Kjo ndodh për shkak të bllokimit të hundëve dhe nervozohemi më shumë nëse nuk na zhbllokohen menjëherë.
Hundët e bllokuara mund të na shqetësojnë gjatë të gjithë dimrit. Veçanërisht tek fëmijët ne përdorim pikat për zhbllokimin e hundëve. Por nuk duhet harruar se përdorimi për një kohë të gjatë i tyre dëmton mukozën e hundës dhe e than atë. Prandaj rruga më e mirë është zhbllokimi i hundëve me anë të rrugëve natyrale dhe bimëve.
Dr. Gürkan Kubilay dëshiron të ndajë me ne një recetë. Ne mund të shërojmë hundët e bllokuara me anë të produkteve të konsumuara. Sipas recetës së mjeku Kubilajt, konsumimi i një gote me lëng molle, rrushi të zi, dardhe apo shege në ditë gjatë dimrit është shumë i dobishëm dhe ndihmon në zhbllokimin e hundëve. Edhe mjeku vetë pohon se gjatë dimrit konsumon çdo ditë një gotë me lëng molle, shege dhe rrushi të zi të përziera bashkë dhe në këtë mënyrë i zhbllokohen hundët.
Rriheni pak lakrën. Më pas ziejeni me një gotë ujë për dhjetë minuta. Lëngun e përftuar përdoreni si pika për të zhbllokuar hundët ( 3 pika në temperaturën e dhomës). Një metodë tjetër është dhe avulli. Vendosni pak kamomil, mendër dhe qepë të grirë imët në një tas dhe sipër hidhini ujë të valuar, përpiquni të thithni avullin e lëshuar nga ata 3 herë në ditë nga 5 minuta. Kjo kurë mund të jetë e vështirë për fëmijët por për të rriturit është një kurë ideale.