Forumi Kuq E Zi
Retë atomike .. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Retë atomike .. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Retë atomike .. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Retë atomike .. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Retë atomike .. Empty Retë atomike .. 3/1/2012, 17:47

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Një zbulim i ri... Gjatë stuhive ndodhin gjëra të paimagjinueshme: shpërthime të mëdha, rreze X, rrezatime si ato të bombës me hidrogjen. Shfaqet madje edhe antimateria, një substancë e njëjtë dhe e kundërt me materien.Imagjinoni një planet, mbi të cilin stuhitë prodhojnë breza të antimateries, substanca tepër të diskutuara, me ngarkesë të kundërt nga materia. Antimateria është një substancë e mrekullueshme, e aftë të shndërrohet 100% në energji dhe të vërë në lëvizje anijet kozmike të së ardhmes, siç imagjinohej kohë më parë në telefilmin fantastiko-shkencor “Star Trek”. Nëse astronomët do të gjenin një planet të tillë, ky do të ishte një zbulim i madh. Por nëse më pas ata do të vërenin se ky planet është Toka... atëherë do të ishte vërtet e pabesueshme. Në fakt kështu është. Këtë e ka vërtetuar një satelit artificial, që më 14 dhjetor të vitit 2009 ishte veshur nga një brez i antimateries shkaktuar nga një stuhi në 5 kilometër distancë. Si ishte e mundur? Për ta kuptuar më mirë është i nevojshëm një studim më i hollësishëm.

Si një vrimë e zezë

Prej disa vitesh, shkencëtarët e dinë se disa stuhi, sidomos në zonat tropikale, mund të prodhojnë vetëtima me rrezatime energjetike si ato që lindin nga bombat atomike. Këto rrezatime shkencëtarët i kanë quajtur rrezet gama. Ato penetrojnë kudo, madje janë shumë herë më të forta se rrezet X që përdoren për radiografitë. Rrezet gama lëshohen nga trupat qiellorë më ekstremë, siç janë vrimat e zeza. Në fakt rrufetë tokësore gama të lëshuara nga stuhitë u zbuluan rastësisht në vitet ‘90 nga satelitët artificialë që kontrollonin qiellin në kërkim të vrimave të zeza gllabëruese të materies dhe fenomeneve të tjera kozmike po aq të furishme. Në fillim asnjë nuk e priste që në atmosferën tonë të verifikoheshin fenomene kaq ekstreme dhe që prej asaj kohe shumë shkencëtarë e satelitë të ndryshëm, iu dedikuan kërkimit.

Të shpejtë (pothuajse) sa drita

Mesa duket ky fenomen i mrekullueshëm fizik, që për shumë aspekte mbetet ende misterioz, fillon me një fluks elektronesh të drejtuara lart nga fushat elektrike të stuhive, derisa arrijnë shpejtësinë e përafërt të dritës në hapësirë. Këto elektrone super të shpejta, duke u përplasur me atomet e atmosferës, çlirojnë energji dhe prodhojnë rreze gama. Megjithatë ka ende shumë veçori të tjera pa sqaruar: “Rrufetë tokësore gama prodhohen nga stuhi të të gjitha formave dhe përmasave, por ende nuk e dimë se përse disa stuhi prodhojnë rrufe gama dhe të tjera jo”, shpjegon Joseph Dwyer docent i fizikës në SHBA.

Të njëjtë dhe të kundërt

Cila do që të jetë origjina e tyre, duket se rrufetë tokësore gama prodhojnë antimaterien. Në fakt rrezet gama janë paketa energjie shumë të koncentruara dhe kur përplasen me një atom mund të shndërrohen në dy grimca të njëjta dhe të kundërta: një elektron dhe një pozitron (ose antielektron). Një pozitron është njësoj si një elektron në pasqyrë: ka të njëjtën masë dhe ngarkesë të shenjës së kundërt (elektroni ka ngarkesë negative, pozitroni pozitive). Elektronet dhe pozitronet, nëse do të ishin gjithmonë të ndarë, do të jetonin secili “jetën” e tyre në pafundësi, por nëse takohen, shpërbëhen menjëherë duke çliruar energji: praktikisht, zhduken dhe në vend të tyre mbeten rrezet gama. Kjo është një “mrekulli” e bërë e mundur nga formula e famshme e Ajnshtainit (E=mc²) në bazë të së cilës energjia (rrezet gama) mund të shndërrohen në materie (grimca dhe antigrimca) dhe anasjelltas.

Grimca me busull

Edhe rrezet gama që formohen gjatë stuhive, duke u përplasur me atomet e atmosferës prodhojnë çifte elektronesh dhe antielektronesh. Kështu krijojnë një re materie dhe një tjetër të njëjtë dhe të kundërt antimaterie. Këto grimca dhe antigrimca, nuk qëndrojnë pa lëvizur aty ku janë, por – a thua se duhet të ndjekin një busull – drejtohen nga fusha magnetike tokësore drejt Polit Verior sipas ngarkesës së tyre elektrike dhe shpejtësisë. Duke parë këto lëvizje, më në fund mund të rindërtojmë fazë pas faze se çfarë ndodhi pikërisht më 14 dhjetor të 2009-s, kur u regjistrua fluksi i parë i antimateries shkaktuar nga një stuhi.

Sipër satelitit

Gjithçka filloi në Zambia, kur një stuhi po bënte namin. Ndërkohë që në Tokë shkarkoheshin rrufetë, në lartësi përhapeshin rrezet gama. Stuhia shkaktoi gjithashtu një re materieje (elektrone) dhe një antimaterie (pozitrone). Antimateria, të paktën pjesërisht, u drejtua përgjatë fushës magnetike tokësore, duke u drejtuar drejt veriut dhe kur kaloi mbi Egjiptin, veshi satelitin “Fermi” të NASA-s dhe u regjistrua nga mjetet e saj. Praktikisht, antimateria e resë dhe materia e satelitit u përplasën dhe u asgjësuan, duke prodhuar energji e duke aktivizuar mjetet matëse. Nëse sasitë e materies dhe antimateries do të kishin qenë të barabarta, sateliti do të ishte shpërbërë komplet, por antimateria e prodhuar nga një stuhi është e pakët: “Vetëm një nanogram”, përfundon Michael BriRetë atomike .. Rete_atomike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons