Pyetjet që kanë njerëzit janë të thjeshta:
A do të ketë më Hiroshima/Nagasaki? A do të na duhet të lëmë pas tekste si indianët e
lashtë, të cilët arritën të sjellin deri ditët e sotme vetëm thërrime nga ai civilizim i përparuar?
Mahabarata e lashtë, një prej burimeve që tregon ekzistencën e Vimanave, e rrëfen kështu luftën e tmerrshme:
“...(arma ishte) një plumb tek
E ngarkuar me tërë fuqinë e Universit.
Një kollonë e ndezur tymi e flake.
Aq e shkëlqyer sa shkëlqimi i njëmijë diejve në kulmin e fuqisë së tyre..
Një vetëtimë e hekurt.
Një mesazher gjigant i vdekjes
i cili ktheu në hi
të tërë racën e Vrishnis
dhe atë të Andhakas.
…trupat e kufomave, ishin kaq të djegura,
sa nuk njiheshin fare.
Flokët e tyre dhe hundët kishin rënë.
Qeramika të thyera pa asnjë shkas të dukshëm
dhe zogjtë të zbardhur.
…pas pak orësh
I gjithë ushqimi ishte i infektuar..
…të shpëtonin nga ky zjarr
Ushtarët u hodhën në lumenj
Që të lanin veten dhe pajisjet e tyre…”
Duket se Mahabharata është përshkrim i një lufte atomike. Referenca të ngjashme nuk janë të izoluara, episode që tregojnë për përdorimin e armëve dhe mjeteve fluturues, janë të shumtë në epikën indiane.
Një prej tyre, përshkruan madje dhe një betejë mes Vimana dhe Valix, që zhvillohet në Hënë. Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gërmua nga arkeologët në shekullin e kaluar, aty u gjetën skelete të shtrira në rrugë në pozicion dorë për dore, sikur një vdekje e menjëhershme t’i kishte kapëluar. Këta skelete, pas analizave të bërë, rezultuan me përqindje radioaktiviteti në nivele që nuk ishin hasuar asnjëherë në Tokë, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit.
Qytete të lashta, ku muret e gurit dhe tullat janë shndërruar në qelq, janë gjetur në Indi, Irlandë, Skoci, Francë, Turqi e vende të tjera. Nuk ka shpjegim tjetër llogjik, për shndërrimin e fortesave të gurit në qelq, përveçse një shpërthimi nuklear.
Me shkatërrimin kataklizmik të Atlantidës dhe të perandorisë Rama, duke u shkatërruar nga armë atomike, bota kaloi në një kolaps dhe në të ashtuquajturën “epoka e gurit”…dhe pas disa mijra vjetësh filloi historia “moderne”.
Pyetjet që kanë njerëzit janë të thjeshta:
A do të ketë më Hiroshima/Nagasaki? A do të na duhet të lëmë pas tekste si indianët e
lashtë, të cilët arritën të sjellin deri ditët e sotme vetëm thërrime nga ai civilizim i përparuar?
…Koha fsheh përgjigjet…