Forumi Kuq E Zi
Nikola Tesla Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nikola Tesla Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Nikola Tesla Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nikola Tesla Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Nikola Tesla Empty Nikola Tesla 1/1/2012, 18:55

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nikola Tesla 393762_262503627147899_121434011254862_724027_1748492349_n
Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, ne nje familja me origjine shqiptare, dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.

Ai e filloi karrierën duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris duke punuar për shpikësin e madh të atyre kohërave, Edison në një prej filialeve të "Continental Edison Company".

Në vitin 1883, Tesla demonstroi për herë të parë në Strasburg prototipin e motorit me induksion, por rrethi i shkencëtarëve europianë në atë kohë ishte tepër radikal për të kuptuar idetë e tij.

Duke parë këtë fakt, në vitin 1884 Tesla pranon të punojë për Thomas Edison në New York, me një rekomandim për Edisonin nga shkencëtari i madh i asaj kohe, Charles Batchelor i cili i shkruante Edisonit: "Unë njoh dy njerëz të mëdhenj në këtë botë, njëri je ti, ndërsa tjetri është ky djalosh".

Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edison i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e vet.

Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.

Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.

Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.

Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por atij i dedikojmë edhe shpikje të tjera, si drita fluoreshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotike etj. Ai gjatë gjithë jetës regjistroi rreth 700 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para në përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare.

Shumë koncepte të Nikola Tesles akoma janë të pazbërthyera dhe të pakuptueshme për botën e shkencëtarëve. Në vitin 1896 Nikola Tesla botoi artikullin shkencor për rrezet X, për të cilat më vonë Wilhelm Rontgen do të merrte patentën, por Tesla me gjenialitetin e tij, që e bënte në shumë raste edhe një njeri kapriçoz dhe të "çmendur", asnjëherë nuk pretendoi pronësinë e kësaj shpikjeje.

Po në këtë vit, 1896, Tesla botoi edhe një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markoni. Gjithashtu, po këtë vit ai shpiku edhe anën tjetër të komunikimit valor, aparatin marrës dhe arriti që për herë të parë të transmetonte dhe të merrte një sinjal pa fije.

Në vitin 1901, me ndihmën e Morganit Tesla ndërton "Wardenclyffe", laboratorin e tij të ri ku ndërtoi edhe kullën e tij të famshme, e cila ishte e lartë rreth 60 metë dhe kishte një kupolë në majë të saj me diametër 21 metër që do të ishte transmetuesi i parë në botë i energjisë pa fije dhe stacioni i parë broadcast i valëve elektromagnetike. Pikërisht këtu fillon dhe "çmenduria" e Tesles.

Ai kërkonte që me anë të shpikjes se tij të transmetonte energji valore në të gjithë botën, duke furnizuar kështu me energji anijet në det të hapur, të furnizonte trenat, industrinë dhe shtëpitë e njerëzve, duke arritur deri aty sa të komentonte se shpikja e tij mund të përdorej edhe për komunikimet jashtëtokësore.

Pikërisht këtu lind mosmarrëveshja e tij me Morganin, i cili i ndërpret fondet Tesles për kërkimet e tij. Në vitin 1917, kulla e famshme e cila u përdor për qindra eksperimente të Tesles do të shkatërrohet nën pretekstin e sigurisë kombëtare; ishte koha e Luftës së Parë Botërore.

Tesla kërkonte që t% transmetonte energjinë në sipërfaqen e tokës. As me anë të transmetimit të saj me valë elektromagnetike dhe duke përdorur jonosferën, por problemi qëndronte tek mjedisi i përhapjes së kësaj vale, ajri. Ajri ndikonte në humbjen e energjisë me rritjen e distancës së transmetimit të saj.

Për këtë, Tesla mendoi që të përdorte Tokën si përcjellës dhe më vonë si kapacitor të energjisë, por Toka deri në atë kohë ishte përdorur si "tokë" në teorinë e elektricitetit dhe mund të shkarkonte çdo kondensator. Por, ai hodhi idenë që mund të emetonte energji të mjaftueshme në Tokë dhe ta kthente atë në një kondensator gjigant, dhe për këtë filloi eksperimentet në kullën e tij duke përfituar nga një marrëveshje me hidrocentralin e Colorado Springs për të përdorur energji pa pagesë.

Në atë kohë, nga eksperimentet e Tesles bari përreth laboratorit të tij natën shkëlqente me drita vezulluese të kaltra, ndërsa njerëzve që ecnin aty pranë u kërcisnin hapat sikur të ecnin mbi një rërë të trashë. Në një natë vjeshte, Tesla me anë të pajisjes së tij që e quante "Transformatori i shkëlqyeshëm", arriti të pomponte në sipërfaqen e Tokës një tension 1 milion volt. Rryma përshkoi globin me shpejtësinë e dritës dhe mbërriti në anën tjetër të tij, duke u rikthyer mbrapsht, por duke dobësuar intensitetin.

Por, Tesla në rezonancë me kthimin arrinte të pomponte përsëri rrymë, duke e forcuar valën ashtu siç bëhet me një lisharës. Fenomeni erdhi duke u forcuar dhe shkaktoi djegien e siguresave në hidrocentral, por edhe rrufe gjigante pranë laboratorit si dhe një tërmet prej rreth 5 ballë.

Në vitin 1917, Tesla ndërton një stacion i cili nëpërmjet valëve elektromagnetike zbulonte vendndodhjen precize të anijeve armike, sistem i cili do të quhej radar në Luftën e II-të Botërore.

Nikola Tesla vdiq më 7 janar 1943, në një dhomë të hotel 'New Yorker', ku kaloi 10 vitet e fundit të jetës së tij.

Materialet shkencore nga puna e tij u sekuestruan nga FBI dhe u cilësuan sekret shtetëror.


Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla

Të rindërtosh teorinë e Energjisë kozmike të Teslës shpesh është e vështirë. Dokumentat e tija ashtu si dhe projektet janë vjedhur e janë fshehur mjaft mirë, për t`u bërë pastaj “të rezervuar për motive sigurie kombëtare”, ndërsa 700 liçencat e tija të shpikjeve, në brendësinë e të cilave rrallë gjejmë riferime, janë bërë të pagjetshëm, si të zhdukur në zbraztësi, apo në pashtafet e shoqërive të ashtuquajtura "konspirative".

Me rastin e 79 vjetorit të tij, në 1938, pesë vite para vdekjes së tij, shpalli shpikjet më të mëdha të jetës së tij e tha se do ia dhuronte të gjithë botës, sapo të përfundonte zhvillimin e aspekteve më sekrete.

Tesla i referohej Teorisë Dinamike të Gravitetit e Energjisë së Kozmosit, që ishte pastaj një zbulim i një të Vërtetësie të re fizike, nuk ka energji përveç asaj që marrim nga mjedisi.

Në parathënien e tij të shkurtër për teorinë Tesla saktësoi se u referohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave të mëdhenj yjorë, “... të gjithë trupave prezent në univers në të gjitha fazat e ekzistencës së tyre të formimit deri në shkyçjen e tyre”.

Teoria e relativitetit shpesh i referohet “energjisë esenciale” në njëfarë “forme”, por në të vërtetë energjia është një “potencial” abstrakt që është gjithmonë në të ardhmen. Si mund të dallohen forcat e universit në çfarë është e kulluar apo çfarë ka një formë?!
Në shkrimet e tija shpesh gjejmë shprehje poetike, në emfazën e një vizionari të vërtetë, siç është ajo ku përshkruan tokën si “yllin e lindjes njerëzore”, e që duke përdorur “rrufenë e Jupiterit” (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu “asgjëson kohën e hapsirën”, duke e perceptuar në përdorimin e fuqisë elektro-shtytëse (“rrufetë”), për të udhëtuar në shpejtësi e për të anuluar kohën e hapsirën. Tesla pra ka përcaktuar Teorinë e tij të Gravitetit në një prozë poetike, me bukuri të jashtëzakonshme.
"Eteri është mbartës i dritës e mbush çdo hapësirë, eteri vepron si forcë krijuese që jep jetën. Udhëton nëpër “vorbulla të pafundme”(“mikro spirale”) të afërta me shpejtësinë e dritës, duke u bërë materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtësisht, duke prapësuar në materie, sipas njëfarë proçesi humbjeje atomike.

Njerëzit munden pra të frenojnë këto proçese kalimi nga energjia tek materia, e pra mund të kapin materien nga eteri, të alterojnë madhësinë e Tokës, të kontrollojnë stinët, të udhëheqin udhën nga toka nëpërmjet Universit, si një lundricë hapsinore, e pastaj të shkaktojnë përplasje planetesh për të prodhuar diej të rinj e yje e d.m.th., nxehtësi e dritë.

Njeriu mund të burojë e të zhvillojë jetë në pafundësi.”Tesla u riferohej një energjie të pafund, të kapur nga ambienti që na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diçka tjetër shumë më e madhe, e cila është mundësia për të konvertuar energjinë në një forcë shumë më të fortë - gjate elektropulsionit, që përdoret për të kontrolluar forcën më të dobët të gravitetit.

Por, çfarë është eteri i Teslës? Nuk ishte as eteri "i ngurtë" i Maxwell e Hertz, as ai i gaztë i Lorentz. Eteri i Teslës konsiston në "ngarkesa të jashtëzakonshme në një izolant të lëngët" që mbush çdo hapsirë.

Aftësitë e tija variojnë sipas lëvizjes së tij relative e nga prezenca e masës e nga një ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtësohet duke variuar me shpejtësi forcat elektrostatike, e përzihet kështu në efekte gravitacionale. "Toka është - siç ka shpjeguar Tesla, një rruzull metali e ngarkuar që lëviz nëpërmjet hapsirës" e që krijon një sasi tejmase të lartë energjie që varion shpejt forcat elektrostatike, që svogelohen nga intensiteti".

Ai ilustron si prodhohen lëvizjet mekanike nga një forcë elektrostatike e ndryshme, që vepron nëpërmjet një mjeti të gaztë, që ngacmohet nga ndërrimet e shpejta të potencialit elektrostatik. Prezumohet që streset e mëdha elektrostatike reagojnë, nëpërmjet këtij mjeti, duke variuar në mënyrë të shpejtë intensitetin, mund të lëvizet një trup me anë të tij.

Eteri është elektrikisht neutral në mënyrë të natyrshme, e penetron çdo lëndë të ngurtë. "Energjia" nuk ekziston në formë fizike, por është "potenciali i punës" është "koha" që ka është një matëse arbitrare i përqindjeve të lëvizjeve të materies që përshkon tërë hapsirën e eterit.

Të gjithë eventet ndodhin në të tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janë vetëm metafora. Kjo energji "falas dhe e palimit është universalisht punë potenciale, e krijuar nga lëvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndërrimi i vazhdueshëm i forcave më të mëdha e më të dobëta nëpërmjet të cilave mbahet ekuilibri i universit.

Kur materia e ngurtë udhëton nëpërmjet hapsirës, pëson "era e eterit" e ndryshimet në potenciale elektrike provokojnë ndryshime në dislokimin elektromagnetik në brendësinë e masës dhe në atë të erës së eterit. Fusha elektrike e tokës krijon një dislokimin magnetik në brendësinë e fushës elektrike të tokës. Ndryshimi mes dislokimit magnetik në brendësinë e një mase dhe dislokimit magnetik jashtë masës së eterit është "forca e gravitetit".

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons