Prej 2 000 personave, 31 për qind e meshkujve janë frikësuar t’u thonë partnereve që duhet të humbin peshë, ndërsa frika e njëjtë ka qenë e pranishme vetëm tek 10 për qind e femrave. Po ashtu, vetëm 8 për qind e meshkujve nuk do t’i thonë mikut të tyre që duhet të humbë peshë, ndërsa 23 për qind e femrave të njëjtën gjë nuk do t’ia thoshte mikeshës së vet.
Sigurisht që nuk dëshironi t’i lëndoni ndjenjat e personit të dashur për ju, por nëse në pyetje është shëndeti, gjithsesi duhet t’ia thoni të vërtetën.
“T’i sugjeroni dikujt që duhet të humbë disa kilogramë nuk është e lehtë, por nëse dikush që është i afërt për ju me të vërtet duhet të dobësohet, thojani këtë gjë me kujdes dhe shpjegoni se dobësimi do ta reduktojë rrezikun nga sëmundjet dhe ndoshta do t’ia shpëtojë jetën”, ka deklaruar prof. David Haslam për Mirror.
Trashja, veçanërisht në zonën e stomakut, rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru, prandaj mendoni mirë nëse do ta heshtni të vërtetën.
Po ashtu është vërtetuar që të gjithë meshkujt, të cilët e kanë belin më të madh se 94 cm, si dhe femrat me belin më të madh se 80 cm, gjithsesi duhet të dobësohen.
Për frikën e pranishme tek meshkujt janë përgjegjëse femrat. Ato gjithmonë i kanë dhënë rëndësi tepër të madhe peshës së tyre, prandaj meshkujt kanë konkluduar që më së miri është të heshtin sa u përket kësaj çështjeje.
Kur një personi të dashur ia tregoni të vërtetën e dhimbshme se duhet të dobësohet, gjithsesi shpjegoni se kjo është sepse ia doni të mirën.