Hakerët kanë hyrë në llogarinë e këngëtares së famshme, Lady GaGa, në Twitter dhe kanë lënë një mesazh ku thuhet se pop-ylli do t’u dhurojë IPAd 2 17 milionë adhuruesve të saj.
Ishin paraqitur dy llogari në Twitter. Në të parën thuhej që këngëtarja do t’u dhurojë Macbook adhuruesve “në frymën e festave.” Ndërsa ata së pari duhet të vizitojnë një link, të plotësojnë disa hollësi dhe pastaj të nënshkruajnë ofertën dhe më pastaj t’u tregojnë miqve të tyre për të bërë të njëjtën gjë. Nuk vonoi shumë dhe u paraqit edhe tjetri: i njëjti premtim, përveçse këtë herë këngëtarja do të dhurojë IPad 2 falas.
Është interesante se personi i cili arriti të hyjë tek llogaria e Lady GaGa (duke supozuar se kjo nuk është ndonjë shaka e saj) e di shumë mirë se llogaria e kujt është dhe iu ka drejtuar atyre që lexojnë në “Twitter” me “Monsters”, ashtu siç bën pop-ylli kur u drejtohet adhuruesve të saj.