Tashmë nuk do të ndjeni më dhimbje kur dëmtoheni, pasi risia më e re nga mjekësia është xheli që lufton plagët.
Ky lloj xheli ka një funksion mjaftë të madh pasi shërben për të riparuar plagët dhe për të përshpejtuar zhvillimin e enëve të reja të gjakut. Xheli është mjaftë i thjeshtë dhe madje nuk të shpenzon shumë, pasi përmbajtja e saj është me bazë uji dhe polimeri.
Ky xhel ishte testuar tek minjtë dhe rezultatet e testit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Deri tani ka shumë materiale të krijuara dhe të testuara për të përshpejtuar shërimin e plagëve të rënda, duke përfshirë dhe djegiet.
Ky lloj xheli në fakt karakterizohet nga thjeshtësia, pasi dhe përmbajtja e tij është e tillë, me bazë uji dhe polimeri të cilat formojnë një strukturë tre-dimensionale. Në testet e zhvilluara tek minjtë është treguar efektive në rigjenerimin e indeve dhe formimin e enëve të gjakut të reja dhe përshpejtimin e proceseve normale rigjeneruese.