Forumi Kuq E Zi
PLAGET E JETES  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PLAGET E JETES  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PLAGET E JETES  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PLAGET E JETES  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1PLAGET E JETES  Empty PLAGET E JETES 24/9/2011, 12:46

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Ajo e pyet : "Mendon që jam e bukur ?" Ai përgjigjet : "Jo!" Ajo e pyet sërish : "A jam unë në zemrën tënde?" Ai përgjigjet : "Jo!" Në fund, vajza pyeti : "Nëse të lë a do të qaje për mua?" Ai përgjigjet : "Jo!" Vajza mbeti e trishtuar dhe vendosi të largohej nga i dashuri…Ai e përqafoi dhe i tha : " Unë nuk jam i dashuruar në ty – UNË TË DUA!!! Unë mendoj që nuk je e bukur – TI JE E MREKULLUESHME!!! Ti nuk je në zemrën time – TI JE ZEMRA IME!!! Kur t’i më lë, unë nuk qaj – UNË VDES!!! Këta dy të dashuruar janë njohur prej disa kohesh pe kur filluan të kalonin kohen bashke, janë miqësuar, por mbi të gjitha e dashuronin njëri-tjetrin çdo herë e më shumë… Një ditë, vajza i tregoi të dashurit të vet se ajo vuante nga një sëmundje e zemrës. Në çast e përqafoi atë, dhe filloi të qante! Duke u ngutur për në të arritur me kohë në operacion, dhe për te hipur në aeroplan, ata as nuk mundën të përshëndeteshin! Kur vajza u kthye e shëruar nga operacioni, ajo nuk e pa të dashurin e saj. E pyeti nënën se ku është ai? E ajo u përgjigj : " A NUK E DI SE KUSH TA KA DHËNË ZEMRËN!?!

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 24/9/2011, 13:30

Gentta

Gentta
Princeshe
Princeshe
AI:Alo?
AJO:Jam une, , mos e mbyll te lutem !
AI:Po , cfare ka?
AJO:Eshte e vertete qe ke nje tjeter?
AI:E dija qe te kishin thene . . Mos u beso . .
... AJO:Atehere pse s'me ke telefonuar?
AI:S'kam patur kohe .
AJO:Genjeshtar .. Kaq shume e do??
AI:Po
AJO:Atehere ne nuk do flasim me?
AI:Po eshte me mire keshtu . . .
AJO:Lamtumire!Te kam dashur gjthm , , , (e mbyll telefonin)
AI mendon :Lamtumire ♥ ime!Me fal per cdo gje . . Ajo tjetra quhet kancer , , Po vdes por te dua !! ♥

3PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 24/9/2011, 14:07

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
shume e bukur genta e kam kerku te plote po se kam gje

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

4PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/9/2011, 21:39

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
HISTORIA E NJE VAJZE PA BABA PLAGET E JETES  1141667947


Nje vajze e vogel shkonte dhe vinte nga shkolla vete, ne kembe.
Moti, ne ate dite kishte qene me te vertete i paqendrueshem. Rete e erreta paralajmeronin nje shtrengate te furishme. Vetetimat dukeshin sikur do ta canin krejt qiellin.
Nena e vajzes se vogel ndihej e shqetesuar. Nuk priti me, por mori leje nga puna dhe u nis me makine te merrte vajzen e saj nga shkolla.

Diku ne mes te rruges, e shikon vajzen e saj qe po kthehej e vetme ne shtepi.
Sa here qe vetetinte, vajza ngrinte koken lart dhe buzeqeshte. Perseri, pak me tej vetetiu, dhe vajza e vogel ngriti koken lart dhe buzeqeshi.

Nena iu afrua dhe kurioze e pyet. Po, perse sa here qe vetetin ndalon, e ngre koken lart dhe buzeqesh?
Po perpiqem te dukem e bukur, tha vajza. Zoti eshte duke me bere fotografi dhe kete foto do ia jape babit ne parajse.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

5PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:18

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
vajza : мe do мe ѕнυм ѕe ғaмιlja ?!
djalι: jo !
vajza : pѕe ?!
djalι: ja тι т...нeм υn arѕyeт ! ĸυr ĸaм ғιllυar тe ecι jaм rrezυar , por тι nĸ ιѕнe aтy per тe мe ngrιтυr мυa . . . ιѕнтe мaмaja ιмe !
ĸυr dιlja jaѕнт ne dιмer ιѕнтe ғтoнт , тι nĸ ιѕнe aтy per тe мe perqaғυar мυa вaвaι ιм ιѕнтe !
ĸυr qaja ѕe doja тe lυaja тι nĸ ιѕнe aтy per тe мe dнen lodra , мoтra ιмe ιѕнтe! ғaмιlja ιмe eѕнт мe çмυar ѕe çdo gje тjeтer ♥

https://kuqezi.albanianforum.net/

6PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:19

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje vajze e vogel shkonte dhe vinte nga shkolla vete, ne kembe.

Moti, ne ate dite kishte qene me te vertete i paqendrueshem.

Rrete e errata paralajmeronin nje shtrengate te furishme.

Vetetimat dukeshin sikur do ta canin krejt qiellin.

Nena e vajzes se vogel ndihej e shqetesuar.

Nuk priti me, por mori leje nga puna dhe u nis me makine te...

merrte vajzen e saj te vogel nga shkolla.

Diku ne mes te rruges, e shikon vajzen e saj qe po kthehej e vetme ne shtepi.

Sa here qe vetetinte, vajza ngrinte koken lart dhe buzeqeshte.

Perseri, pak me tej vetetiu, dhe vajza e vogel ngriti koken lart dhe buzeqeshi.

Nena iu afrua dhe kurioze e pyet.

Po, perse sa here qe vetetin ndalon, e ngre koken lart dhe buzeqesh?

Po perpiqem te dukem e bukur, tha vajza.

Zoti eshte duke me bere fotografi dhe kete foto do ia jape babit ne parajse.

Nenes i rrodhen lote dhe e futi ne makine vajzen e u nisen per ne shtepi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

7PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje dite, nje djal i verber ishte ulur ne cep te rruges & po priste qe dikush ti hidhte ndonje monedhe, Per te blere ushqim.
Prane kishte nje derras ne te cilen shkruhej
"Jam i verber", Ju lutem kini meshire`..
Nje burre iu afrua, hodhi nje monedhe & e fshiu ate qe shkruhej ne derrase.
Djali e kuptoi po nuk foli.
Me vone, djali degjoi qe shum …njerez pohidhnin monedha ne kanacen e tij.
Pas nje ore burri u kthye dhe e pyeti djalin se si po shkonte.
Ai u pergjigj `Kanacja ime esht plot me monedha, cfar shkruajte te derrasa?`..
Dhe burri ja lexoi `Sot eshte nje dite shum e bukur, por un nuk mundem ta shikoj…

https://kuqezi.albanianforum.net/

8PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:25

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nje vajze pyet shokun e saj...-Heyyy cdo gje ne rregull?-Ai duke buzeqeshur..-Po...cdo gje ok...ndersa ne te ver8 syte e tij donin te shperthenin nga disa lot pambarim...ajo vajza i afrohet duke e perqafuar i thote...-E mendon akoma? Ai i pergjigjet..-Ehhh Po....kujtimi saj me ka lene nje gervishtje qe askush dhe asgje nuk e sheron...dhe e di qe nuk duhet te jem kaq i trishtuar,te qaj...ajo eshte e lumtur...edhe une jam me nje njeri te mrekullueshem...por prap jam ktu duke qare pa e ditur pse...Sa budalla! Ajo i pergjigjet:Nuk je budalla..kujtimi eshte pjese e jetes...nese ato nuk do te egzistonin atehere nuk do te mesonim kurre te korrigjonim gabimet tona..ne jete mesohet edhe si te dashurosh...mjafton ta duash...Shoku Im une Te Kam Xhan,dhe nuk dua te shoh qe keto lote te shihen nga dikush qe te do shume... ajo dashuri e gabuar te ka vjedhur shume lote..Buzeqeshi jetes se nuk i dihet kurre se cfare humb dita dites...kujtimi do te mbetet pergjithmone...por kujto..se nese ajo do te ishte dashuria e ver8 do te kishte braktisur???

https://kuqezi.albanianforum.net/

9PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vajza : E Pashe Sot !
Djali : U takuam Serish !
Vajza : S'kishte Ndryshuar Aspak ..
Djali : Ishte po Aq e Bukur si Gjithmone :')
Vajza : E Dallova qe Larg ..
Djali : Ma Zuri Syri sa Kaluam Rrugen !
Vajza : Ishte me 1 Tjeter ne Krah ..PLAGET E JETES  1141667947
Djali : Po Shoqeroja Shoqen time te Ngushte Gjer ne 1 Vend !
Vajza : Sa Shpejt me Kishte Zevendesuar !
Djali : Nuk do e Zevendesoja me As1 ne Bote ♥️
Vajza : Ndoshta s'me ka dashur kurre sic e Desha PLAGET E JETES  1141667947
Djali : S kam reshtuar se e Menduari as x 1 Sec. te vetem !
Vajza : As nuk me Pershendeti :'(
Djali : Ajo uli Koken kur doja ta pershendesja.. Ndoshta i erdhi turp nga Une PLAGET E JETES  1141667947
Vajza : Me mjaftoi ky takim per te Kuptuar Dicka qe e Kisha Mohuar Prej Kohesh !
Djali : Ky takim me Ndihmoi te perforcoja me Shume Dicka !
Vajza : VAZHDOJ TA DUA PLAGET E JETES  1141667947

https://kuqezi.albanianforum.net/

10PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:33

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Për të gjithë ne...

-Kur ishe 8 vjec, babi të blente akullore. Ti e falenderoje duke e sperkatur me pika akulloreje në prehër.
.Kur ishe 9 vjec, ai paguante për mësimet e tua të pianos. Ti e falenderoje duke mos e marrë asnjëherë mundimin për tu praktikuar.
-Kur ishe 10 vjec, ai te çonte nga shkolla, në stadium, nga një ditëlindje shoku në tjetrën gjithë ditën. Ti e falenderoje duke fluturuar jashtë makinës pa e kthyer kokën prapa.
.Kur ishe 11 vjec ai të conte bashkë me shokët në kinema. Ti e falenderoje duke ju lutur që të ulej në një rresht tjetër.
-Kur ishe 12 vjec, ai të keshillonte të mos I shihje disa programe që jepeshin në TV. Ti e falenderoje duke pritur sa të largohej nga shtëpia.
Kur ishe 13 vjec, ai të sugjeroi një prerje flokësh që ishte në modë. Ti e falenderove duke i thënë se nuk kishte aspak shije.
.Kur ishe 14 vjec, ai pagoi për 1 muaj pushime në një kamp veror. Ti e falenderove duke harruar ti shkruaje qoftë edhe një letër të vetme.
-Kur ishe 15 vjec, ai kthehej i lodhur nga puna duke pritur një përqafim. Ti e falenderoje duke mbyllur derën e dhomës me çelës.
.Kur ishe 16 vjec, ai të mesonte të ngisje makinën. Ti e falenderoje duke e marrë atë fshehurazi sa herë që mundeshe.
-Kur ishe 17 vjec ai priste një telefonatë të rëndësishme nga dikush. Ti e falenderoje duke e mbajtur telefonin të zënë gjatë gjithë natës sepse duhej të flisje me miqtë.
.Kur ishe 18 vjec, ai qau ditën e diplomimit. Ti e falenderove duke ndenjur në festë me shokët deri në mëngjesin e ditës tjetër.
-Kur ishe 19 vjec, ai pagoi per universitetin tënd. Ti e falenderove duke i thënë “Mirupafshim” jashtë dyerve të konviktit që të mos viheshe në siklet para shokëve.
.Kur ishe 25 vjec, ai pagoi për dasmën tënde dhe të tha se të donte më shumë se gjithçka. Ti e falenderove duke shkuar për të jetuar në një shtet tjetër.
-Kur ishe 50 vjec, ai u sëmur rëndë dhe kishte nevojë për ty që ta ndihmoje. Ti e falenderove duke i thënë sesa barrë bëheshin prindërit për fëmijët e tyre.
Dhe pastaj një ditë, ai vdiq qetësisht. Dhe gjithçka që kishte lënë pa bërë e goditi si rrufe në zemër

https://kuqezi.albanianforum.net/

11PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vajza pyet të dashurin e vet : " A je i dashuruar në mua?" Ai përgjigjet : "Jo!"

Ajo e pyet : "Mendon që jam e bukur ?" Ai përgjigjet : "Jo!"

Ajo e pyet sërish : "A jam unë në zemrën tënde?" Ai përgjigjet : "Jo!"

Në fund, vajza pyeti : "Nëse të lë a do të qaje për mua?" Ai përgjigjet : "Jo!"

Vajza mbeti e trishtuar dhe vendosi të largohej nga i dashuri…Ai e përqafoi dhe i tha :

" Unë nuk jam i dashuruar në ty – UNË TË DUA!!! Unë mendoj që nuk je e

bukur – TI JE E MREKULLUESHME!!! Ti nuk je në zemrën time – TI JE ZEMRA

IME!!! Kur t’i më lë, unë nuk qaj – UNË VDES!!!

Këta dy të dashuruar janë njohur prej disa kohesh pe kur filluan të kalonin kohen bashke,

janë miqësuar, por mbi të gjitha e dashuronin njëri-tjetrin çdo herë e

më shumë…

Një ditë, vajza i tregoi të dashurit të vet se ajo vuante nga një

sëmundje e zemrës. Në çast e përqafoi atë, dhe filloi të qante!

Duke u ngutur për në të arritur me kohë në operacion, dhe për te hipur në aeroplan, ata as nuk mundën të përshëndeteshin!

Kur vajza u kthye e shëruar nga operacioni, ajo nuk e pa të dashurin e

saj. E pyeti nënën se ku është ai? E ajo u përgjigj : " A NUK E DI SE

KUSH TA KA DHËNË ZEMRËN!?!...

https://kuqezi.albanianforum.net/

12PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:45

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dja...li i vetmuar pa dashuri jetonte..

Dhe cdo gje ne jete me force e perballonte..

Kerkonte nje vajze qe e kishte humbur..

Por ishte e kote dhe e pamundur..

Vajza jetonte shume larg ne vetmi..

Qante e bertiste per te dashurin e ti..

Qielli qante dhe yjet qanin..

S'kishin deshire dy te dashuruar ti ndanin..

Por ditet kalonin dhe jeta vazhdonte..

Vajza nga i dashuri shume larg jetonte..

Prinderit vajzen e fejuan pa deshire..

Se mendonin se ishte gjeja me e mire..

Ata nuk e dinin se shume kishin gabuar..

Dhe se nje djale qe shume e donte ne zemren e saj kishte qendruar..

Vajza e pashprese pranoi fejesen..

Gjithashtu edhe martesen..

Vendosi qe djalin ta harronte..

Dhe me te fejuarin te jetonte..

Djali kur e mori vesh..

Filloi me vete te qesh..

Por dot nuk i besohej..

Vajza qe donte po i martohej..

Dikur diku atje ku ska me asgje..

I kishte thene vajzes nje gje..

Djali : Cfare do beje e dashur sikur une te mos jetoj.. ?

Vajza : Do vij ne varrin tend me ty te rroj..

Djali : Po sikur e dashur une nje tjeter te marr..?

Vajza : Do te qaj me lot per ty per dashurine e pare..

Kaluan disa vjet, dashuria u harruar..

Ai e harroje ate me shpresa duke jetuar..

Nje dite vajza tek po qendiste, televizori njoftoi..

Nje aksident ka ndollur fotografine tregoi..

Ajo e njohu ate dhe gishtin fort e shpoi..

Qau bertiti, koken me se qoi..

As hante as pinte, trupi ju tha fare, gjumi se zinte..

I shoqi i ulej prane, doren ia ledhatonte..

Ajo e shtynte tutje ngaqe se duronte..

As i shoqi as e vjehrra, se dinin shkakun e vertete, vec ajo vete..

Nenen atje larg prane e donte..

Donte qe ta shihte dicka ti tregonte..

Mbas dy ditesh rruge, nena e dhimbsur erdhi..

U ul prane shtratit, lotet lume i derdhi..

Vajza zgjati doren, Nena ia ledhatoi..

Fshiu lotet e saj dhe me pas vazhdoi..

'' O Nena ime e dashur, dicka kam per te thene..

Te lutem me degjo nje amanet kam per te lene..

Atje ne qytet dy muaj me pare..

Ka vdekur nje djale..

Te lutem prane tij me bej nje varr..

Se i kam dhene fjalen dy vjet me pare..

Se po te vdiste ai une prane do ti shkoja..

Te lutem nene, te lutem........ ''

Dhe me sfoli dot, dora iu rrezua, nga syte rreshqasin lot..

Atehere nena e shkrete, me vete e ka marre..

Me ceremoni te madhe e ka cuar ne varr..

Ne nje ajo, ne nje ai..

Dy varre te rinj me vone u vjetersuan..

U mbuluan nga bari me token u rrafshuan..

Por historine e tyre njerezit se harruan..

Ata brez pas brezi ne libra e kane shkruar..

Qe ta lexojne ata qe jane '' TE DASHURUAR '

https://kuqezi.albanianforum.net/

13PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vetes..

Ti thua:e kam shume te veshtire te jetoj (mund ta kuptoj)....
Cmendem per te!!! (per mendimin tim nuk duhet ta lesh veten te enderrosh akoma.)
Duhet te jesh aq e forte ne vete sa te pranosh se diçka eshte thyer ,eshte shembur pergjithmone dhe nuk duhet ta konsiderosh me si ekzistuese mbase edhe nje pjese te vetes tende sepse ke pasur aq kujtime e vite (supozoj me te)......
E di qe fjalet jane shume te kollajta por ke ardhur ne piken pa rruge kthimi ku duhet te hedhesh pas kraheve te kaluaren sepse ndryshe do te te shkaterroje.Mos e le me asnjehere veten te mendosh per te por gjeji pune vetes.Dil me shoqet,flit me ndonje njeri te afert mbi ato qe ndien por mos e lejo veten te deshirosh gjera qe kane shkuar......
Nuk do te besohet mbase por do te jesh ti vete qe do te shkelqejne syte dhe do te ngazellehesh ne pranine e nje tjetri qe do te jete i duhuri......
Dhe per kete duhet te nxjerresh edhe disa konkluzione mbi ate qe ka ndodhur se eshte per mendimin tim pa kuptim te vuash pa e ditur perse e ne te kundert mund te lendohesh perseri njesoj.
Ne kete bote askush nuk i perket askujt prandaj mos e mendo kurre tjetrin si prone por si njeri me karakterin e vet individual dhe dashurine nuk mund ta ruash me lutje, me fjale te bukura e premtime pa fund por me nje komunikim te sinqerte,me ndjenja,surpriza qe ne rast se mungojne lene monotonine te zere vend dhe t'i jape fund nje lidhjeje dashurie sado e forte te jete si fillim.......
Mos harro e dashur vetvetja ime, se arsyeja pse u ndave eshte tek ai prandaj heren tjeter bej kujdes se sa i qendrueshem eshte tjetri qe mos te te fluturoje nga duart atehere kur se pret.
Te uroj te gjesh ate per te cilin ke nevoje :-).Te uroj mos te vuash me...!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

14PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:48

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
"Bujaria"...
Një vajzë u martua me një tregtar të pasur. Ai posedonte një punëtori të madhe në të cilën shiste pëlhura dhe veshje. Një ditë kishte blerë mish pule dhe kërkoi nga gruaja e tij që ta përgatiste në mënyrë që të hanin për darkë.
Kur filluan darkën dikush iu trokiti në derë. Burri e hapi derën dhe e shikoi një varfanjak të uritur i cili kërkonte diç për të ngrënë.
Burri refuzoi t’i jepte diçka, ia ngriti zërin dhe e largoi.
– Allahu të faltë, zotëri – i tha lypësi – po të mos kisha nevojë të madhe dhe të mos më mundonte uria e madhe nuk do të trokitja në derën tënde!
Tregtari nuk priti që ta përfundonte lypësi, me forcë ia përplasi derën dhe u kthye pranë tavolinës.
– Pse ia mbylle derën ashtu atij të varfëri? – e pyeti gruaja.
– Çfarë duhej të bëja? – i nervozuar ia ktheu burri.
– Ke mundur t’i japësh një pjesë mishi, qoftë edhe krahët e pulës të cilat sa do pak do t’ia zbutnin urinë!
– A t’ia jap komplet krahët?! A je çmendur?!
– Por, të paktën ke mundur të sillesh mirë!
Pas një kohe duke shkuar në punëtori, tregtari e pa se e kishte kapluar flaka dhe se ishte djegur gjithçka brenda. I mërzitur u kthye në shtëpi dhe i tha gruas: – Flaka e ka shndërruar në hi punëtorinë time, kam mbetur pa as gjë!!
– Mos vuaj, burri im! Pajto me caktimin e Allahut! Mos e humb shpresën nga mëshira e Tij, e Ai do të ta kompensojë.
– Dëgjomë grua, deri sa kjo nuk ndodh, shko te babit yt, sepse unë nuk mund të përkujdesem për ty!
Atëherë, gruaja e braktisi atë, mirëpo Allahu e shpërbleu me martesë të re me një burrë i cili ishte i zoti dhe ishte i mëshirshëm ndaj mysafirëve. I ushqente të uriturit dhe nuk i largonte të varfrit dhe lypësit. Një natë kur u ulën për darkë dikush trokiti në derë. Ajo u ngrit të shohë se kush ishte.
– Është një lypës i cili ankohet se është i uritur dhe kërkon diçka për të ngrënë – tha gruaja.
– Jepja njërën nga këto dy pula. Neve na mjafton njëra. Allahu do të na e kompensojë. Nuk do ta dëshpërojmë atë që na ka trokitur në derë.
-Sa i sjellshëm që je burri im!
Gruaja e mori pulën dhe ia dha lypësit. Por, u kthye me lot në sy për të vazhduar darkën. Kur (burri) e vërejti këtë gjë i tha asaj i habitur: – Ç’të bëri të qashë moj gruaja ime e dashur?!
– Po qaj nga mërzia e madhe!
Burri e pyeti për arsyen, ndërsa ajo iu përgjigj: – Po qaj sepse lypësi që ishte në derë, ishte ish-burri im!!!
Ajo ia tregoi tërë atë që kishte ngjarë me burrin e saj koprrac, i cili i ofendonte lypësit dhe i dëbonte ata duke mos iu dhuruar asgjë.
– Gruaja ime, nëse lypësi që kishte trokitur në derën tonë ishte burri yt i parë, atëherë dije se unë jam lypësi i parë! – i tha burri i saj bujar.

https://kuqezi.albanianforum.net/

15PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 23/10/2011, 19:50

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dashuria e parë…!!
Ajo ndoshta një ditë, pas shumë vitesh, do të gjendet duke pirë nje kafe me atë… Do ti flasë atij per karrieren e saj brillante,per femijet e saj te adhurueshem e per bashkeshortin perfekt qe ka ne krah.
E pastaj, do te ngule syte ne ate filxhan te vogel vetem qe te mos perballet me shikimin e tij,
te mos humbiste ne ata sy qe e bene te shihte per here te pare dashurine e vertete.
Do te perpiqet te degjoje vertete ato qe ai i thote,
duke forcuar mendjen e saj te mos kujtonte se si tingulli i atij zeri,
ja bente zemren ti rrihte aq fort.
E akoma, do te shohe gojen e tij per te mos kujtuar se mungesa e buzeqeshjes se tij i kishte shkaktuar gjithmone lote te hidhur.
Ne fund, pasi ka mbaruar ate kafe te cuditshme duke luftuar ate ndjenje akoma me te cuditshme ne stomak,
do ta pershendese me nje te puthur ne faqe e kur te largohet do te ndjeje ate parfum,
ate parfum qe ajo kishte dashur aq shume ne rrobat e saj.
Keshtu, duke u kthyer ne shtepi e vetme, do te ndjeje nje lot ti rreshkase neper fytyre e vetem atehere do te kuptoje se sa e vertete ishte ajo qe i perserisnin shpesh te gjithe…!!

https://kuqezi.albanianforum.net/

16PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/1/2013, 05:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E gjeta kete artikull rastesisht ne internet dhe me pelqeu jashte mase ...~ sa e trishte
Ne ndjekje te Leas
Ai dremiste me kokën rrëshqitur pa kujdes mbi tastierën e kompiuterit.
Natën e kishte kaluar në një nga pub –et e shumta të kryeqytetit.
Kur agu kishte filluar të shpërndante ngutur, stërkalat e bardha të dritës, atij i ishte dukur i pakuptimtë mendimi për të shkuar në shtëpi. Për tre orë duhej të ishte « në transmetim » për emisionin e mëngjesit. Ndërtesa e pub - it ishte ngjitur me atë të radios, kështu që i kishte thënë shoqërueses së tij, të hipte në makinën e miqve të tij, (ata do ta shoqëronin për në shtëpi ). Miqtë ishin ngucur zhurmshëm atje brenda, ndersa ai vetë kishte hedhur hapat përtuar drejt ndërtesës së radios, e cila ishte e mbuluar e gjitha nga lule –dredhëzat.
Kishte qëndruar disa minuata para portës së xhamtë, duke parë mimikën ëndërimtare të rojes që nanuritej afër një rezistence të përcëlluar, por edhe pse i kishte ardhur keq, e kishte zgjuar mbas disa trokitjesh të forta. Roja i kishte hapur derën, flokë shpupuritur, duke i thënë nëpër dhëmbë; « Përsëri në pub ti ? ». Ai ishte drejtuar i heshtur për te « strofka » ( kështu e quante zyrën e tij ), por më parë kishte zgjatur dorën e u kishte rënë me pëllëmbë flokëve të ngritur përpjetë të rojes.
Kokën e kishte të rëndë, stomakun gjithashtu. I pihej shumë një kafe (e fortë ), por nuk kishte ku ta gjente. Asnje nga baret përreth rrugicës nuk ishte hapur.Edhe atë mëngjes, si gjithë javën, atij do t’i duhej të. vendoste që në fillim të emisionit quiz-in e famshëm, që për një javë rresht nuk kishte mundur ta gjente asnjë nga telefonuesit, ( ose me saktë telefoneset, ato ishin pothuajse të gjitha, adhuruese të tij ).
Ai fërkoi sytë me duar dhe fshiu shkronjat e parregullta që kishte lënë në ekranin e kompiuterit balli i tij i rrotulluar mbi tastierë, ndërsa kishte qenë duke dremitur.
Kolegët e tij mbrriten një nga një, të zhurmshëm si gjithmonë. U thërriti disa herë të ulnin zërin, por ata e bërtitën më shumë.
Tingujt e siglës së emisionit të mëngjesit nisën të shpërndaheshin lehtë në sfond, ndersa ai kroi zërin me të shpejtë.
- Mirmëngjes të dashur dëgjues ! Iu uroj një ditë – javë të mbarë., edhe pse ka nisur e vranët. Si fillim po ju përshëndes me një këngë, e cila kohët e fundit, nuk di pse më shoqëron ngado. Stafi i radios sonë e ka pagëzuar me titullin : « kënga e Leas », dëgjueses sonë të rregullt, e cila këto kohë nuk di pse ka humbur njëlloj si dielli në këtë ditë të vranët. Pra… për ty Lea… I mungon stafit tonë, ditës së vranët …e mbi të gjitha, i mungon quiz - it tonë të bezdisshëm, prej të cilit nuk do mund të shpëtojmë dot… nëse ti nuk telefonon…
Zërin e tij e sfumuan tingujt e këngës në sfond, ndërsa ai shtriqi krahët.
Lea kishte më shumë se një javë që nuk kishte telefonuar. Ajo ishte një nga dëgjueset e regullta të emisionit të tij, por nuk bënte pjesë tek adhurueset. Ajo kishte një zë të drojtur fliste pak, shkruante poezi dhe mbi të gjitha ishte fituesja e pothuajse të gjithaquiz- eve.
Mungesa e zërit të saj mëngjeseve, kishte filluar t’ia ç’ngjyroste ditët, e t’i lodhte netët frenetike pub –eve, në shoqërinë e kukullave thonj – gjata, të veshura të gjitha, me panatallona të ngushta, e me hair – extansion në flokë.
I ishte bërë mani t’ua recitonte quiz.-in të gjitha kukullave të tij. Kukullat për çdo natë ishin të ndryshme, por ato kishin të njëjtë, shprehjen e fytyrës, ndërsa ai u recitontequiz –in. Ndjente një kënaqësi të paprovuar kur ato dorëzoheshin e nuk e gjenin. Ndjente kënaqësi që ato nuk ishin Lea.
Edhe pse nuk dinte asgjë për Lean, përveçse njihte mirë timbrin e zërit të saj, kohët e fundit ai kishte nisur ta kërkonte në çdo shkundje flokesh, në çdo përndritje sysh, në çdo ije gruaje.
Ai kishte një fiksim të pazakontë me ijet e femrave. Për të, ijet perfaqësonin kulmin e feminitetit te një grua.
E dinte që Lea mund të ishte një vajzë me bukuri të zakonshme, apo ndoshta mund të mos ishte fare e bukur, por kishte një parandjenjë se ajo duhej të kishte ije perfekte.
Në dallim nga telefonueset e tjera, të cilat i përgjëroheshin atij ta takonin qoftë edhe njëherë të vetme, Lea e mbyllte telefonin menjëhere, kur ai pasi mbyste kujdesshëm sfondin me muzikë të lartë, e pyeste për emrin e vërtetë. Asnjë përgjigje.
Dukej se Lea terrorizohej nga mendimi se ai mund të zbulonte identitetin e saj.
Ajo, padyshim mund të kishte nje histori me dikë, ose mund të ishte e martuar, ose, ose, mund të mos ndihej aq e bukur, sa ato vajzat e kopertinave me të. cilat ai fotografohej shpesh, por kjo e bënte më interesant dhe elektrizues misterin.
Sa më i fortë ishte refuzimi i saj, aq më shumë i shtohej dëshira atij për të këmbëngulur e zbuluar identitetin e saj, tmerrësisht intrigues.

Ajo javë ishte harxhuar e gjitha në kërkim të Leas.
- Sikur të jetë kjo ? - thoshte shpesh me vete, duke e kthyer kokën rrufeshëm sapo ndjente t’i digjte mbi zverk ndonjë vështrim elektrizuez. Hutohej menjëherë e supet i përplaseshin shkujdesshëm, me supet e turmës së njerëzve që nxitonin përkrah.
Pastaj ngrinte dhe rrëzonte heshturazi me mendjen e tij njëmijë hipoteza nga më të çuditshmet.

- Sikur gjithë këtë kohë të çmuar, e gjithë këto energji, t’i harxhoje në të mirë të emisionit, të cilit ia ke varur fare… – i kishte thënë një ditë i lodhur shefi i tij, një burrë babaxhan e zemërgjerë…
Tashmë i gjithë stafi e njihte « çështjen Lea ».Djalin e sekretarisë e kishte porositur të qëndronte gjithmonë veshë - mprehur, recepisonisten e kishte porositur ta lajmëronte menjëherë, nëse në derën e radios, shfaqej druajtur për të tërhequr çmimin, ndonjë vajzë e re. « Çështjen Lea » e njihte mirë edhe pastruesja…

- Pa eja këtu… - i kishte thënë një ditë i ngrysur i ati i cili, - kush qenka kjo Lea që re përtokë fare ti… ?
- Sikur ta dija…- i ishte pergjigjur ai.
I ati ishte larguar duke mbledhur buzët, njëlloj si të thoshte me vete ;
- Nuk e kemi patur për fis të bëjmë kështu për një femër…

Ai kishte përfituar nga minutat e lajmeve, për të dalë një grimë jashtë zyrës, për të freskuar fytyrën në ajrin e pastër, e për të ndezur një cigare. Ndërsa thithte i qetë cigaren, ai vuri re një vajzë flokë –kuqe, e cila ndaloi të ecurën e i nguli veshtrimin pa druajtje.
Atij iu drodhën duart.
Me vajzat kishte qenë gjithmonë i shkathët, por ajo rendje mbas Leas… e kishte bërë të gjithin vulnerabel.
« Nuk ka si të jetë Lea … po çmendesh… » - i tha vetes.Hodhi cigaren ne kosh dhe u fut brenda. Një çast, dalloi pas xhamit fytyrën pikaloshe të djalit të sekretarisë, i cili ia bëri me shenjë të hynte…
- Më duket se e lokalizova adresën e Leas… i tha ai me një frymë.
- Si… çfarë… vërtet ?
- Ai shoku im, dje bëri një punë të paqme, e mban mend atë ditë që i dhamë të dhënat e të gjitha telefonatave të bëra një javë më parë… së bashku me orën në të cilën ka telefonuar Lea… më në fund ia doli… merre këtë… !
Djali i tregoi një pusullë ku ishte shënuar një adresë.
- Vërtet…çfar është kjo ?
- Adresa e shtëpisë së saj…
Nuk iu besoi syve. E rroku për qafe pikaloshin dhe mori rrugën për të « strofka » e tij duke fërshëllyer.

Ai mezi mundi të presë derisa mbaroi emisioni i mëngjesit. Si për inat telefonueset atë ditë kishin dëshirë të flisnin gjerë e gjatë. Në përgjigjet e tij një rrokëshe ndihej hapur bezdia dhe padurimi për ta mbyllur emisionin, madje një grua e moshuar kishte telefonuar vetëm për ta pyetur se përse ishte aq i tensionuar.
Ai nuk përqëndrohej dot më në asgjë
Kishte një ndjenjë ankthi përzier me një gëzim të fshehtë në shpirt.Më në fund do të shihte Lean.
Zëri, frymëmarrja , shkundja e flokëve, përndritja e syve e sidomos ijet e saj do të formëzoheshin në një trup të zakonshëm femëror. Ai nuk kishte frikë nëse ai trup do të ishte më i zakonshëm seç e kishte përfytyruar…
I hipi makinës me ngut dhe mori drejtimin për në të dalë të qytetit…
Shtëpia e Leas ishte ndërtuar në anë të rrugës. Ajo ishte një vile dy – katëshe me një oborr plot lule e pemë… e tek tuk edhe ndonjë stol të drunjtë…
Ai e ndaloi makinen dhe priti…
Mund të rrinte aty sa të donte , xhamat e errët të makinës ndihmonin që fytyra e tij të mos shquhej nga jashtë.
Ai priti pak, pastaj pa një burrë të dilte prej vilës dy – katëshe. Më vonë pa të dilte prej andej një qen të madh.
Burri përkëdheli qenin dhe hipi në makinë. Kur makina e tij u largua qeni u fut përsëri brenda…
Ai priti dhe një orë tjetër.
Mendimi se Lea mund të mos ishte në shtepi, po ia humbte durimin. Tek bëhej gati të rrotullonte çelësin e të ndizte makinën, ai pa qenin të dilte përsëri nga dera. Kaluan vetëm pak çaste dhe ai dëgjoi një zë të njohur vajzëror që i thërriti qenit.
Atij filloi t’i rrahë zemra me forcë.Te dera e vilës shqoi një vajzë të re, rreth të njezetave. Ai mundi t’i shohë vetëm pak profilin sepse ia vështirësonte shikimin një trendafil i madh në anë të verandës ku edhe ajo rrinte ulur. Ajo përkëdhelte qenin, pastaj hidhte një top të kuq mes barit. Qeni vraponte pas topit, e merrte me gojë dhe ia sillte vajzës. Në shkëmbim të kësaj, vajza nxirrte diçka nga qesja dhe ia jepte qenit ta hante. Qeni i rrotullonte putrat përreth qafës dhe vazhdonte gëzueshëm lojën.
Ajo që pa në minutat në vijim, e bëri të rrotullojë çelësin i tronditur e t’i japë gaz makinës.
U largua.

Largimi i tij ishte një lloj deja vu - je e të gjitha braktisjeve që ai u kishte bërë femrave të tij… kukullave të tij, që nuk ngjanin aspak me Lean dhe që… ai ishte aq i lumtur për atë fakt…
- Ç’është kështu me ju meshkujt ?- i kishte thënë një ditë, dhimbshëm, një mikja e tij e ngushtë, me të cilën kohë më parë kishte patur një gjysëm - histori. (ai ishte i sigurt që ajo vazhdonte ta donte fshehur, por nuk e jepte veten). - Duket se sapo zoti iu sjell në jetë, iu mëson së bashku me alfabetin, të përvetësoni saktë se si të braktisni një femër. Dhe sa mirë që e përvetësoni të gjithë, aktrimin e kësaj skene. Të gjithë aktroni shkëlqyer… gati në mënyre oragnike…Mikja e tij kishte te drejte
Ai e kishte braktisur Lean, me të njëjtën skenë, me të njëjtën dejavu braktisjesh…
E kishte braktisur… ende pa e patur..

Lea kishte flokë të derdhur ngjyrë gruri, të ondëzuara natyrshëm. Ngjyrën e syve nuk ia kishte dalluar dot edhe pse makina e tij me xhama të errët kishte qëndruar shume afër oborrit të shtëpisë.
Ajo ishte e bukur.
Lea ishte e bukur dhe …natyrisht që duhej të kishte edhe ije të bukura… vetëm se… ai nuk mundi t’i shikonte… sepse ajo qëndronte e ulur…
E ulur… në një karrocë invalidësh…
Lea ishte e paralizuar…

17PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/1/2013, 05:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pas 72 vitesh martesë ata kaluan vetëm një orë të ndarë. Fëmijët e tyre tregojë se historia e tyre ishte vërtet një histori dashurie. Gordon, 94 vjeç dhe Norma Yeager, 90 vjeçe, pësuan një aksident që rezultoi me pasoja tragjike. Jeta e tyre duket se ishte lidhur mes tyre dhe qytetit të vogël State Center.

Gordon u largua nga State Canter për të punuar në një fermë me familjen e tij në Minesota, por nuk kaloi shumë kohë dhe ra në depresion kur ishte vetëm 16 vjeç. Nga kjo u detyrua të rikthehet në vendlindje dhe gjatë kësaj kohe ra në dashuri me Normën.

Ajo që është interesante në historinë e tyre, është fakti se vdiqën brenda një ore dhe Gordon, edhe pse nuk merrte frymë, zemra e tij vazhdonte të rrihte. Ata ishin të shtruar në një dhomë dhe mbanin të kapura duart me njëri-tjetrin. Djali i tij pasi pa në monitor që zemra e babait vazhdonte të rrihte, i kërkoi infermieres t’i shpjegonte çfarë po ndodhte. Një orë më pas edhe Norma vdiq. Dhe infermierja ka shpjeguar se zemra e Gordonit po priste Normën. E gjitha kjo ngjan si një histori e trilluar, por ajo tashmë është raportuar në të gjitha mediat e botës dhe ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve.

18PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/1/2013, 05:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

19PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/1/2013, 05:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

20PLAGET E JETES  Empty Re: PLAGET E JETES 25/1/2013, 05:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons