Ky aplikim i ri është fantastik! Përdoruesit e iPad apo Smartphones mund të shohin… se çfarë fshihet pas rrobave të modeleve në katalogët e modës!
Mjafton të vendosnin iPad apo celularin mbi fotografi të modeles dhe ajo do të zëvendësohet me një fotografi tjetër që do të tregojë të brendshmet e tyre… në qoftë se kanë veshur!
Në realitet, aplikimi Moosejaw app nuk funksionon duke përdorur rrezet X por përdor një metodë e cila tregon se si shfaqet dikush. Momentalisht, kjo metodë “funksionon” vetëm për katalogët amerikanë të firmës së modës Moosejaw, ndërsa blogje të ndryshme që merren me çështje të teknologjisë, thonë se bëhet fjalë për një “hile jo fort të zgjuar”.
Gjithsesi, brenda 5 javësh aplikimi në fjalë është zbritur nga interneti plot 75.000 herë.