Ka teori qe thonë se rraca njerëzore zbriti nga format e jetës jashtëtokësore dhe erdhi ne Toke për ta kolonizuar atë.
Një tjetër teori është se alienet janë midis nesh, te kamufluar si qenie njerëzore ne pritje për te zënë një pozite superiore.
Studiues te niveleve te ndryshme, janë përqendruar ne zbulimin e formave te jetës aliene.
Nasa ne një deklarate ka folur për një bakter te afte te jetoje ne situate ekstreme, ne arsenik. Behej fjale për një forme te jetës tokësore, por ne çdo rast thonë se mund te ekzistojnë krijesa te bazuara ne një sistem ndryshe nga i joni.
Me pas vjen teoria e fundit e shkencëtarit rus, Andrei Finkelstein një nga studiuesit me te mëdhenj te vendit: Ne 2031 sipas tij do te filloje takimi me format e jetës jashtëtokësore. Do te duhen pikërisht 20 vjet, tha ai ne hapjen e punimeve te simpoziumit nderkomebetar “ne kërkim te inteligjencës jashtëtokësore” qe u mbajt ne Shën Petersburg Sipas Finkelstein 10 % e planetëve te sistemit diellor te galaktikës do te kenë kushte te ngjashme me ato te tokës, e cila do te bënte praninë e formave te jetës te mundshme.
Studiuesi thotë se “kushërinjtë” tanë do te kenë një forme te ngjashme me atë te njerëzve, por lëkura do te jete e një ngjyre tjetër.
Perse mbas 20 vitesh?
Cfare e bën te sigurt ketë informacion? Zanafilla e jetës është e pashmangshme siç është formimi i atomeve, shpjegon ai.
Por pse pikërisht takimi duhet te ndodhe pas 20 vjetësh? Dhe qe nga viti 1960 studiuesit rus përpiqen te dërgojnë mesazhe ne kozmos, për te kapur forma te jetës aliene.
Brenda njëzet vitesh, shpjegon ai, mundësitë tona teknologjike do te jene te tilla qe edhe format e jetës se largët, mund te marrin mesazhet tona.