Charles Hall thotë se për herë të parë u takua me jashtëtokësorët më 1964, në Bazën e Forcave Ajrore në Nevada, ku ishte dëshmitar i ndërveprimit të ushtrisë dhe alienëve. Ai gjithashtu pohon se ushtria amerikane fsheh ekzistencën e tyre, sepse njerëzit nuk janë “emocionalisht gati” për informata të tilla.
Fizikani bërthamor dhe ish-ushtari amerikan, Charles Hall – autor i disa vepra rreth jashtëtokësorëve – pohon se veprimet e tij janë maskuar si trillime, sepse nuk do që të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe të alienëve për të cilët shkruan.
Lloji i parë që ka parë thotë se ishte “i bardhë dhe i lartë”.
“Nuk e dija a po shoh engjëj apo shpirtra”, thotë ai. “Ky lloj është dy metra e gjysmë i gjatë, ndërsa në Tokë janë edhe lloji i vogël gri që ngjanë me njerëz, flasin anglisht dhe i kanë 24 dhëmbë”.
Hall deklaron se jashtëtokësorët kanë teknologji me të cilën janë gjendje të udhëtuar më shpejt se drita, dhe se përveç që kanë kontaktuar njerëz, kanë vizituar Las Vegasin dhe janë shërbyer me banjot njerëzore.