Armando Sadiku ka treguar vlerat e tij të larta kombëtare, duke refuzuar përfaqësuesen e Zvicrës në futboll, për të realizuar ëndrrën e tij, kombëtaren kuq e zi.
Sadiku, anëtar i skuadrës zvicërane Locarno, është vetëm 20 vjeç dhe po mahnit me talentin e tij, duke qenë golashënuesi më i mirë tek Locarno. Por, Sadiku është anëtar edhe i përfaqësueses së Shqipërisë U21, madje duke qenë lojtari më i mirë në këto grupmosha.
Vlen të përmendet paraqitja fantastike e Sadikut ndaj Portugalisë, ku arriti të shënojë 2 gola në barazimin 2-2.
Sipas Sadikut, kombëtarja e Zvicrës i ka bërë kërkesë për ta pajisur edhe me pasaportë dhe ta ketë pjesë të saj. Por, “bomberi” shqiptar përgjigjet me një fjali të vetme: “Nuk ka më mirë se të jesh shqiptar”.