Forumi Kuq E Zi
Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës ! 407475_355973297747431_141388129205950_1560075_163684165_n
Dëshmia/Takimi i fshehtë mes zyrtarëvve gjermanë dhe zviceranë, në vitin 1943, do të ndryshonte rrjedhën e historisë

Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës

Roli vendimtar i shërbimeve sekrete shtetërore për t’i dhënë luftës drejtime dhe rrugë të reja

Qëllimi

Vendi i parave dhe misioneve sekrete

Por, mbi të gjitha, ai donte ta përdorte Zvicrën si bazë për misione të shërbimeve sekrete dhe si vend për shkëmbimin e valutave. Në të vërtetë, bëhet fjalë për paratë: Shellenberg, falë kontakteve të veta, mundej të transferonte në Zvicër ar dhe valuta të nazistëve në llogari private. E gjitha kjo çështje u realizua nëpërmjet marrëveshjeve private. Në të vërtetë, ishin barakat prej druri fillimi i historisë. Në vitin 1940 zyrtarë gjermanë dhe zviceranë u përpoqën që të blinin baraka ushtarake nga Sindikata Zvicerane e Drurit. Negociatat në fillim nuk shkuan mirë, por pak kohë më pas rinisën me sukses: një firmë private gjermane negocioi nëpërmjet një firme private zvicerane me Sindikatën Zvicerane të Drurit. Megjithatë, marrëdhëniet dhe biznesi nuk ishin aq të pastra: Kompania “Warenvertriebs GmbH Berlin” ishte një organizëm i maskuar që shërbente për sigurimin e mallrave për SS; zv/drejtor i Përgjithshëm i saj ishte Hans W.Eggen, kapiten SS dhe adjutant i Shellenbergu. Për Sindikatën Zvicerane të Drurit negociuan Paul Meyer- Schwertenbach dhe Paul Holzach. Këta ndërkohë kishin rënë dakord me Eggen nëpërmjet firmës “Interkommerz AG” me qendër në Zyrih, e cila ishte përzierë në shumë biznese midis gjermanëve dhe zviceranëve. Të gjitha këto biznese lulëzuan. Vetëm tregtia e barakave brenda pak viteve arriti një volum shkëmbimesh prej 12 milionë franga zvicerane. Meyer, i cili para luftës kishte bërë emër si autor romanesh kriminale dhe kishte blerë kështjellën “Wolfberg” afër Ermalingen, siguronte të ardhura shtesë nëpërmjet kalimit të informacioneve për palën gjermane. Të gjitha këto nuk do të ishin të rënda, nëse Meyer dhe Holzach nuk do të ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të gjeneralbrigade Massons, shefit të shërbimeve secrete zvicerane.

Në 3 mars të vitit 1943, në mënyrë të fshehtë, në Restorantin “Arinjtë’’ në afërsi të Bernës, u takuan së bashku shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan, drejtuesi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjeneralbrigade Roger Massons dhe një i panjohur misterioz, i cili me sa duket i kushtonte një rëndësi të madhe faktit, që pjesëmarrja e tij në këtë takim të mos bëhej e ditur.

Pas darkës kamerieri i restorantit “Arinjtë’’ iu lut miqve të shquar për një autograf. Në datën 3 mars 1943, në librin e miqve të restorantit “Arinjtë’’në Biglen, pranë Bernës, vendosën emrat e tyre shefi i ushtrisë zvicerane, gjenerali Henri Guisan dhe shefi i shërbimeve sekrete zvicerane, gjeneralbrigade Roger Massons. Pas nënshkrimit nga ana e tyre – me një shkrim të palexueshëm – edhe partneri i tyre në këtë darkë, një i huaj i mistershëm. Megjithatë, gëzimi i kamerierit nuk zgjati shumë: po të njëjtën mbrëmje fleta kompromentuese e librit të miqve u gris nga ana e punonjësve vigjilentë të shërbimeve sekrete zvicerane. Nuk ka asgjë për t’u habitur, pasi në këtë takim sekret, një lojë mes shërbimeve sekrete, arriti në pikën e saj më të lartë, që në historinë e Luftës II Botërore nuk ka asgjë të ngjashme dhe akoma edhe sot e kësaj dite jep argumente për spekulime të reja.

I huaji i rrethuar me mister

I huaji i rrethuar me mister, gjenerali SS Valter Shellenberg. Si drejtues i shërbimit të spiunazhit të jashtëm, Departamenti IV në Zyrën Qendrore të Sigurimit të Rajhut (RSHA), gjenerali SS Shellenberg, prej 6 qershorit ishte përgjegjës për spiunazhin jashtë Gjermanisë, ashtu si edhe për kundërspiunazhin jashtë kufijve të Gjermanisë dhe zotëronte edhe në Zvicër një rrjet tepër të gjerë agjentësh. Shellenbergu ishte ngritur në këtë pozitë që në moshën 32 vjeçare, kur u quajt, plot dashuri nga udhëheqësi i SS Heinrich Himler, si “beniamini ynë’’ dhe konsiderohej një përjashtim i lavdishëm midis oficerëve barbarë SS: një njeri mjaft i dashur dhe i shoqërueshëm, i zgjuar dhe inteligjent dhe me një arsim të shkëlqyer. Bashkëkohësit dhe historianët e konsideronin si një “SS-sharmant’’, por edhe si një njeri tinzar dhe të djallëzuar, si oportunist i ftohtë dhe llogaritës, si një sadist fisnik, vrasës xhentëllmen ose gangster i madh.

Ky yll SS, që kur mori detyrën e tij, ishte i interesuar për Zvicrën dhe në verën e 1942 kishte dhënë përshkrimin e mëposhtëm për këtë vend: “Një populli i ftohtë, i cili përdor gjithmonë pothuajse të njëjtën taktikë, nga kryeneçësia deri në mizori: bëjnë tregti, të mbajnë të zgjatur, shmangen, bëjnë shantazh. Një lloj taktike lufte, e cila është mëse e nevojshme. Një taktikë lufte e neutralëve, e cila nuk synon drejt fitores, por drejt mbijetesës (…) Shkurt: zemrën aleatëve, të përbrendshmet gjermanëve…” Sidoqoftë, përse ky shef i njohur i shërbimeve sekrete kërkonte kontakte me “kolegët’’ e tij zviceranë dhe së fundmi deri tek gjenerali Guisan?

Hipotezat janë të shumta. Disa prej tyre Shellenbergu i tregoi vetë, kur ai u gjykua nga aleatët pas luftës: Me qëllim që t’i jepte fund luftës ndaj “regjimit të tepruar nacionalsocialist”, “aventurierit Hitler”; ai kishte kërkuar ndërmjetës “me ndihmën e të cilëve unë shpresoja të kapërceja hendekun drejt atasheve ushtarakë britanikë dhe amerikanë, kur gjendja e Gjermanisë të ndryshonte në mënyrë të mjaftueshme”.

Arritja/Gjenerali Guissan vendos të bëjë publik qëndrimin e tij: “Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale”

Vendimi për të ruajtur neutralitetin

Gjenerali Guisan e kuptonte mirë që Shellenbergu donte të dinte më shumë dhe ai donte të testonte sesi do të silleshin trupat zvicerane nëse gjermanët do t’u dilnin përpara aleatëve dhe do të përpiqeshin që të pushtonin Zvicrën, me qëllim që ta përfshinin edhe atë në sistemin e mbrojtjes së Rajhut. Gjenerali e hodhi poshtë këtë “pyetje fyese” të Shellenbergut dhe deklaroi prerë se Zvicra në të gjitha rastet do të mbrohej deri në njeriun e fundit kundër çdo lloj sulmi. Bashkëbiseduesi gjerman u duk i kënaqur me përgjigjen e qartë dhe u kthye në Bernë. Nga hoteli i tij ai telefonoi në mëngjes Masson dhe e pyeti nëse gjenerali Guisan do të mund të jepte edhe me shkrim deklaratën që bëri mbrëmjen e mëparshme, me qëllim që kjo deklaratë e gjeneralit të kishte më tepër efekt. Meqenëse gjenerali disa ditë para ishte përballur me të njëjtën pyetje gjatë një interviste me gazetën suedeze “Svenska Dagbladet”, Masson në bazë të tekstit të intervistës përpiloi një deklaratë, e cila u nënshkrua nga gjenerali Guisan dhe iu dorëzua Shellenbergut gjatë një takimi në e pistën e skive të Arosas. Kjo deklaratë ishte si vijon: “Ekuilibri i Evropës ka nevojë për një Zvicër neutrale për të gjitha palët, për të gjitha çështjet. Vendosja e saj, ashtu si edhe misioni i saj historik, e ka përcaktuar atë si mbrojtësen e grykave të Alpeve. Edhe burri i madh i shtetit dhe Kancelari Bismark e ka njohur këtë rol. Këtë detyrë Zvicra do ta përmbushë me të gjithë forcat dhe mjetet e veta. Përmbushjen e kësaj detyre, për të cilën çdo zviceran është i ndërgjegjshëm, Zvicra e konsideron jovetëm si një nder, por edhe si diçka të natyrshme. Ne jemi të ndërgjegjshëm që një zbutje e këtij koncepti do të rrezikonte pavarësinë e vendit tonë. Për këtë arsye, i gjithë populli zviceran dhe së bashku me të e gjithë ushtria, janë të përgatitur që të sakrifikojnë gjithçka, për të mbrojtur pavarësinë dhe nderin e tyre. Kushdo që do të hyjnë në vendin tonë, do të jetë automatikisht armiku ynë. Ai do të përballet me një ushtri të fuqishme dhe me një popull të vendosur luftarak. Falë topografisë së vendit tonë, ne jemi plotësisht në gjendje që të mbrojmë frontin e Alpeve. Le të ndodhë çfarë të dojë, kjo garanci është e patundshme dhe e pandryshueshme. Mbi këtë nuk duhet të ketë asnjë dyshim, as sot dhe as nesër’’.

Përfundimi/ Në të vërtetë shërbimi sekret zviceran do të njoftohet në 27 mars 1943: Nuk ka më asnjë rrezik ndaj Zvicrës

Një spiun zviceran në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit

Shellenbergu kishte pasur ndërmend një sulm gjerman, kur ai ishte përpjekur të testonte gatishmërinë për mbrojtje të zviceranëve. Megjithëse disa prej gjeneralëve dhe strategëve ushtarakë kishin dyshimet e tyre, ata u thirrën në 14 mars në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit lidhur me gjendjen në Afrikën e Veriut dhe Itali, në një kohë që u nxorën sërish nga sirtarët planet për “çështjen Zvicër’’ (midis të tjerave edhe materiali i disa javëve më parë,“memorandumi mbi gjendjen ushtarake të Zvicrës, duke marrë parasysh një ndërhyrje të mundshme ushtarake’’ të majorit SS Boehme). Dhe në 18 mars 1943 në shërbimin sekret zviceran mbërriti paralajmërimi: “Zvicra është duke u diskutuar dhe për rrjedhim në një situatë të rrezikshme. Ne brenda dy javëve do t’ju njoftojmë sërish, nëse janë përpiluar plane konkrete. Tregoni nëpërmjet një gjesti të përshtatshëm, që Zvicra nuk mund të zihet në befasi’’. Ndaj këtij paralajmërimi gjeneralbrigade Masson reagoi në një mënyrë shumë të pakujdesshme, njëkohësisht të pashpjegueshme: nëpërmjet kapitenit Meyer dhe kapitenit SS Eggen, ai u interesua pranë Shellenbergut nëse këto lajme mbi rrezikun që i kanosej Zvicrës përputheshin me realitetin. Dhe pikërisht nëpërmjet kësaj pyetjeje naive, shefi i shërbimeve sekrete gjermane e kuptoi se Zvicra kishte një spiun në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit dhe iu fut menjëherë punës, që të shkatërronte këtë, gjë të cilën për pak sa nuk e arriti. Por njëkohësisht Shellenbergu e njoftoi Masson se nuk ekziston më asnjë rrezik për Zvicrën. Gjenerali SS, i cili që me “Raportin nr. 52 për Fuhrerin’’ në 6 janar 1943, ashtu si edhe me deklaratat e gjeneral Guisan, ishte përpjekur që të influenconte tek eprorët e tij, në mënyrë më bindëse, që udhëheqja gjermane të hiqte dorë nga “Plani Zvicër’’. Në të vërtetë shërbimi sekret zviceran do të njoftohet në 27 mars 1943: Nuk ka më asnjë rrezik ndaj Zvicrës.

Bisedimet/Të dy palët kishin qëllimet e tyre përkatëse. Shërbimet duhej të dinin të luanin në çastet vendimtare

Takimi i fshehtë i shefave të shërbimeve sekrete

Si gjatë takimit të parë në Waldshut, edhe në “vizitën e kthimit’’ gjermani plotësoi kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël

Roli i dyfishtë i të dy oficerëve, i siguroi Shellenbergut, sipas dëshmive të veta, jo vetëm akses në materialet e shërbimeve sekrete zvicerane (lajme sekrete në dëm të Zvicrës dhe në favor të Gjermanisë, ekspertët e komisionit hetimor ndaj dy bashkëpuntorëve të Massons nuk arritën që ta vërtetonin), por edhe i lejuan atij vendosjen e kontakteve të kërkuara me shefin e shërbimeve sekrete zvicerane. Kapiteni Meyer e prezantoi shefin e tij në dhjetor 1941, gjatë një vizite pune me Eggenin, gjatë së cilës Eggen propozoi të organizonte takimin e Massons me Shellenbergun.

Më së fundi, në 8 shtator 1942 erdhi momenti: pasi Masson siguroi miratimin e gjeneralit Guisan, të dy shefat e shërbimeve sekrete u takuan për herë të parë në qytetin kufitar të Waldshut. Zvicerani kishte arsye konkrete për të takuar me homologun e tij gjerman. Nga njëra anë ai kërkonte lirimin e oficerit të shërbimeve sekrete zvicerane, Ernst Morgeli, që ishte arrestuar nga Gestapo, ashtu si edhe ndalimin e propogandës antizvicerane të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve (IPA). Nga ana tjetër, Masson donte të kapërcente, mbi të gjitha, mosbesimin e qarqeve drejtuese gjermane ndaj neutralitetit të Komandës Ushtarake Zvicerane. Ky mosbesim u shkaktua si pasojë e zbulimit nga ana e gjermanëve në Francë të dokumenteve, prej të cilave u zbulua se shtabet e përgjithshme franceze dhe zvicerane kishin rënë dakord mbi një mbrojtje të përbashkët në rastin e një sulmi gjerman kundër Zvicrës. Përveç kësaj, udhëheqja ushtarake zvicerane, që në vitin 1936, i kishte dhënë Shtabit të Përgjithshëm Çekosllovak një studim mbi ushtrinë gjermane. Këto dokumente nuk ranë në dorë të gjermanëve kur pushtuan Pragën, por Masson nuk ishte i sigurt për këtë. Me këtë “listë dëshirash”, Masson kaloi kufirin gjerman. Plotësisht i pambrojtur, vetëm dhe me veshje civile pa dokumente identifikimi – të dy pikat e kalimit kufitar kishin marrë “urdhër nga lart”, që të lejonin këtë civil të panjohur të kalonte pa probleme në anën tjetër- ai kaloi mbi urën e Laufenburgut, ku atë e priste në anën gjermane kapiteni SS Eggen, i cili e përcolli në Waldshut për t’u takuar me Shellenbergun. Ky u tregua shumë mikpritës. Me të vërtetë Morgeli u lirua pak kohë më vonë; fushatat e IPA u ndërpre. Masson mbeti i mahnitur nga oficeri i ri. Ai kishte arritur të kishte besim tek Shellenbergu, me të cilin besonte – si ushtarak i shkollës së vjetër – të bisedonte si ushtari me ushtarin. Vetëm diçka e shqetësonte atë: si gjatë takimit të parë në Waldshut, ashtu edhe në “vizitën e kthimit’’ të Shellenbergut në 16-18 tetor 1942 në kështjellën “Wolfsberg”, gjermani plotësoi vetëm kërkesat e zviceranëve, pa paraqitur as kërkesën më të vogël si shkëmbim. Çfarë mendonte oficeri i “palexueshëm” SS?

Në 30 janar 1943 në shërbimin sekret zviceran arriti një lajm i rëndësishëm: në Shtabin e Përgjithshëm të Hitlerit, që prej tetorit 1942, po përpunohej një plan për sulmin gjerman kundër Zvicrës. Në shërbimin sekret, megjithatë, ishin skeptikë lidhur me këtë lajm: ata dyshonin se ky plan sulmi ishte një lojë, e cila donte të testonte reagimin e zviceranëve. Kjo pasi, sipas informacioneve të tjera, trupat gjermane në Bavari dhe Austri në atë kohë nuk ishin të përgatitura për një sulm. Gjenerali Guisan dhe Massons vendosën që të mos lejonin që të provokoheshin dhe të prisnin zhvillimet e reja. Në të vërtetë javët në vazhdim nuk arriti asnjë lajm mbi planet e sulmit gjerman kundër Zvicrës. Ndërkohë në fund të shkurtit 1943 adjutanti i Shellenbergut, Eggen, u takua me Masson: shefi i tij donte që gjatë një vizite private në Zvicër të takohej jo vetëm me shefin e shërbimeve sekrete, por edhe me kryekomandantin e ushtrisë me të cilin donte të zhvillonte “një bisedë shumë të rëndësishme’’. Të mërkurën, në 3 mars 1943, në orën 20:00, makina e markës BUIK e gjeneralit ndaloi para restorantit “Arinjtë’’, në Biglen. Masson kishte arritur më parë, pak më vonë, nën maskimin e natës arriti nga Zyrihu edhe një grup me dy makina: gjenerali SS Shellenberg dhe adjutanti i tij Eggen, kapiteni Meyer, ashtu si dhe disa bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete zvicerane për të mbikëqyrur vendin.

Biseda e drejtuar nga gjenerali Guisan ishte miqësore, por e përmbajtur dhe u përqendrua kryesisht në gjendjen e përgjithshme ushtarake, si dhe në dyshimet e gjermanëve mbi aftësitë mbrojtëse të aleatëve të tyre italianë. Sipas informacioneve të Shellenbergut pritej një sulm i Aleatëve nga Afrika e Veriut, përmes jugut të Italisë drejt veriut. Pikërisht këtu doli pyetja kyç e gjithë vizitës së gjermanit: A do të ruante Zvicra neutralitetin e saj dhe do të mbronte vendin ndaj një kalimi të mundshëm të trupave aleate përmes saj drejt Gjermanisë? (Marrë nga libri MISIONET E RREZIKSHME DHE DETYRAT SEKRETE) Përgatiti: S.Morava

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sja ka mbajt ose ka pas arsyet perfitimet me mos pushtu zvicren

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons