minerali misterios Spato di Islanda ose Guri i Diellit,
qe perdorej per navigim
''Spato di Islanda''ose guri kristal misterioz, bëri që Vikingët bën të mundur për të arritur në Amerikë. Me anijet e tyre të shpejta dhe të fuqishme,ata dominuan Evropën veriore për një kohë të gjatë dhe në sajë të këtyre mjeteve arriten Botën e Re(Ameriken), të paktën katër shekuj para Kolombit.
Por si ishte e mundur që vikingët mund të kenë udhëtuar mijëra milje në det pa ndihmën e busullës (ata arriten në Kontinentin e Vjetër të paktën një shekull pas shuarjes së dominimit të tyre) dhe pa hartat detare..?,fakt që është një nga dilemat kryesore që historianët debatojnë për dekada.
Tani një studim i sponsorizuar nga një ekip ndërkombëtar i studiuesve në Universitetin Rennes dhe publikuar në Proceedings British Journal të Shoqërisë Mbretërore, ofron një shpjegim të këtij misteri mjat interesant historik, që rinterpreton si një ''celës'' shkencor, një nga legjendat më të mistershme epike të Vikingëve.
Navigimi dhe orientimet -
Në kohën e vikingëve të navigoje në detet eVeriut, ishte me të vërtetë e vështirë. Kur moti ishte i mirë europiano-veriorët(vikinget), drejtimin e anijeve të tyre e mbështesnin në pozicionin e diellit dhe yjeve. Megjithatë kur moti bëhej i vështirë, kur qielli ishte mbuluar nga retë,në këto raste për të shmangur gabimet e rrugës, nuk ishte e mjaftueshme që vetëm të njihje me detaje erërat, rrymat,ujërat e ftohta veriore,por kishte nevoje edhe për një orientim konkret.
Sipas një prej legjendave më të lashta skandinave, kur moti ishte i keq, vikingët perdornin për të lundruar "gurin e diellit" një mineral misterioze që mund të gjente pozicionin e diellit.
StudiuesI francez Ropars Guy, i cili udhëhoqi ekipin ndërkombëtar të studiuesve, thotë se guri legjendar i diellit ,nuk ishte asgjë më shumë se një gur ''spad Islandez'', një kristal kalciti i qartë, relativisht i përbashkët me ato në Skandinavi, i cili është përdorur ende në disa instrumente optike .
Minerali misterioz polarizon dritën e diellit dhe ka pronësinë e thyerjes së dyfishtë. Duke e rrotulluar,ky mineral misterioz ben të mundur të përcaktohet me saktësi të mirë pozicioni i yllit që ngroh planetin tonë(diellin), madje edhe kur nuk shihet.
Gjetjet -
Saga e Vikingëve tregon se në ditët kur ishte mjegull e dendur, Mbreti Olaf, "merrte një gur dielli, e kthente në drejtim të qiellit dhe kështu përcaktonte pozicionin e diellit te padukshem".
Nga ana e tij studimi i studiuesëve konfirmon se "vikingët mund ta përdornin këtë gur kalciti transparent, i njohur gjithashtu si ''Islanda spad'', për të gjetur pozicionin e diellit."
Teorinë që minerali ishte i njohur për drejtuesit e anijeve të Evropës veriore, na e jep me te fortë edhe zbulimi i fundit i gurit kristal ''Islanda spad'', në një anije të mbytur në epokën elizabetiane, në vitin 1592 në afërsi të ishullit Alderney.
Edhe në epokën e mevoneshme, ku busulla ishte tashmë mjet orientimi, detarët përsëri e përdornin kristalin misterioz për lundrim: "Ne kemi vërtetuar se prania e një arme të vetme të gjetur ne kete anije,për shkak të masës së metalit, ishte në gjendje të corientonte drejtimin e busulles deri ne 90 gradë,pra flasim për një busull magnetike'', "thote studiuesi Guy Ropars .
"Pra, për të shmangur gabimet e lundrimit kur dielli ishte fshehur, përdorimi i një busulle optike ''Islanda spad''te mineralit misterioz, mund të jetë thelbësore edhe në këtë epokë."
Daily Mail/news