Ndonëse është njëri ndër vendet më së paku të banuara në botë, Grënlanda, mund të paraqesë djepin e njerëzimit, thonë shkencëtarët.
Një ekip shkencëtarësh ka studiuar baltën e vullkanit, për të cilën besohet të jetë rezultat i erupsionit që ka ndodhur para 3,8 miliardë vjetësh.
Erupsioni i vullkanit në këtë mënyrë ka nxjerrë disa elemente në sipërfaqe të Tokës, ndërsa shkencëtarët vlerësojnë se këto elemente janë përgjegjëse për krijimin e biomolekulës-themeli i jetës. Hulumtimi i mëhershëm ka treguar se jeta është krijuar brenda gejzerit, vullkaneve nënujore, të cilat kanë hedhur hidrogjen, metan dhe gazra të tjera, të cilat e kanë bërë Tokën më të përshtatshme për jetë.
Megjithatë, disa studime tregojnë se një mjedis i tillë nuk ka qenë i favorshëm për zhvillimin e jetës. Ekipi i shkencëtarëve nga Franca ka mbikëqyrur rezervat minerale në njërin nga shkëmbinjtë më të vjetër në botë dhe ka gjetur mineralin serpentinit, i cili paraqet faktorin kryesor për zhvillimin e jetës. ‘
Kushtet në Grënlandë janë ideale për evolucionin e mëtejmë të proteinë molekulës në organizmat njëqelizore, tregojnë rezultat e publikuara në buletinin e Akademisë së Shkencave Nacionale Franceze.
Këta organizma paraqesin format më të thjeshta të jetës, të cilat gjatë miliona viteve kanë evoluar në organizma shumëqelizor dhe më vonë në zogj, sisorë dhe njerëz.