Në vetëm 20 sekonda, një mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në gjendje të ndryshojë sytë ngjyrë kafeje ose të zinj në ngjyrë të kaltër.
Gregg Homer quhet mjeku i cili përdorë një laser të vendosur në një frekuencë të caktuar për të kryer këtë proces të rëndësishëm.
Në një seancë që zgjat vetëm 20 sekonda, laseri absorbon pigmentin e kaftë, ose melaninën, duke bërë që ngjyra e kaltër të shfaqet vetvetiu 2-3 javë më vonë.
Shndërrimi me rrezet e laserit është një alternativë e mirë për ata që pëlqejnë këtë ngjyrë dhe shpenzojnë vazhdimisht në lente artificiale.
Megjithatë, sipas Top Channel, mjeku paralajmëron të gjithë të interesuarit se nëse i nënshtrohen operacionit, ngjyra e tyre origjinale e syve nuk mund të rikthehet.
Në fakt, tek të gjithë njerëzit me ngjyrë të zakonshme sysh, e kaltra është e fshehur, por në momentin që melanina, substanca që i jep ngjyrën kafe, hiqet, ajo nuk mund të riprodhohet sërish prej trupit.