Sa dhi mund të mbajë një pemë? Doni të dini pse e bëj këtë pyetje... Pasi 9 dhi në Marok u ngjitën në majë të degëve për të kërkuar fruta. Siç e shikoni nga fotoja, ky dru që quhet Argan në Marok është shtrembëruar nga pesha e dhive, të cilat me shkathtësinë e tyre janë ngjitur deri në majat e pemës në kërkim të frutave të shijshme. Nëse shikoni me vëmendje njëra nga dhitë është ngjitur mu në majë të pemës duke të habitur se si mund të mbajë balancimin.
Fotografi Gavin Oliver 38 vjeçar nga Australia, fotografoi dhitë pasi pa këtë skenë të pabesueshme në Todra Gorge, Marok. Ai tha:
“Ishin rreth 30 dhi përfshirë edhe ato që ishin ngjitur në pemë kur ne po shëtisnim aty pranë. Degët e pemës përthyheshin dhe gati sa nuk thyheshin nga pesha e dhive sa herë që ato lëviznin nëpër degë”, tha fotografi.