Forumi Kuq E Zi
Fiset Maja donin të qeverisnin planetin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fiset Maja donin të qeverisnin planetin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Fiset Maja donin të qeverisnin planetin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Fiset Maja donin të qeverisnin planetin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Në filmin “Revelations of the Mayans 2012 and Beyond”, që aktualisht është në prodhim, pohohet se fiset Maja kanë pasur kontakt me jashtëtokësorët, të paktën kështu ka thënë producenti Raul Julia-Levy. “Meksika do të tregojë kode, dorëshkrime dhe dokumente të rëndësishme, të cilat shfaqin qartë kontaktin mes Majave dhe alienëve. Madje jo vetëm kaq. Të gjitha këto informacione janë konfirmuar edhe nga arkeologët”, ka thënë Julia-Levy, djali i autorit, Raul Julia. Në një konferencë për “The Wrap”, Luis Augusto Garcia Rosado, ministër i Turizmit të Shtetit meksikan të Kampekes është shprehur se kanë dalë prova të reja për kontaktin mes Majave dhe Ufove, e cila bazohet edhe nga përkthimet e disa kodeve, të cilat qeveria i ruan në fshehtësi të plotë prej shumë kohësh”.

Raul Julia thekson se ka prova që fiset Maja kishin për qëllim të qeverisnin planetin për mijëra vjet, por u detyruan të largoheshin pas pushtimit të “njerëzve me qëllime të këqija”, duke lënë pas shumë dëshmi që ishin një racë tepër e zhvilluar. “Qeveria meksikane nuk po i bën këto deklarata për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Gjithçka që themi, e pohojmë pa rezerva”. Filmi do të drejtohet nga Juan Carlos Rulfo, që ka fituar çmimin “Humanitas Prize” (Çmimin e Humanizmit) për “Whose to remain” në vitin 2009 dhe Çmimin e Jurisë për dokumentarin “In the Pit” në 2006-n. “Pritet që njerëzit ta marrin seriozisht këtë dokumentar, sepse mesazhet janë shumë të rëndësishme për mbijetesën njerëzore”, pohon Julia-Levy.

Kur Julia-Levy, me producentin Ed Elbert dhe bashkë-producenten Sheila McCarthy bënë të ditur bashkëpunimin e tyre mbi dokumentarin meksikan, ishin tepër të kujdesshëm teksa flisnin për kontaktin me alienët, madje Julia-Levy pohonte se e kishin urdhëruar të mos thoshte asgjë në lidhje me këtë fakt.

Pyetjes e cila lidhet me kontaktin me jashtëtokësorët, Rosado i është përgjigjur se po bënte çmos për realizimin e dokumentarit në zona të paeksploruara më parë, përmes një siti të fiseve Maja të Kalakmulit. Tani që qeveria e Guatemalës e ka lejuar projektin, kanë dalë në dritë shumë fakte të reja dhe profeci të zbuluara kohët e fundit. Edhe pse qeveria e Guatemalës nuk ofron informacione mbi alienët, i është bashkuar Meksikës për të mbështetur projektin. “Si Guatemala, ashtu edhe Meksika, janë mishërim i qytetërimit të vjetër dhe të zhvilluar të Majave. Deri më tani janë mbajtur të fshehta disa zbulime të rëndësishme arkeologjike. Mendoj se ka ardhur momenti për t’i publikuar këto informacione në dokumentar”, ka thënë ministri i Turizmit të Guatemalës, Guillermo Novielli Quezada, në një konferencë për shtyp. Gjithashtu, ai shtoi se vendi po punon me regjisorët për të mirën e njerëzimit.

Raul Julia thekson se bashkëpunimi është nxitur nga vetë Presidenti i vendit, Alvaro Colom Caballero. Guatemala është vendi arkeologjik i një numri të madh vendbanimesh Maja para-kolumbianë të përqendruar në Pellgun e Miradorit, që përfshin qytetin e madh dhe po aq të organizuar të El Miradorit. Një fakt tjetër kurioz i deklaratës së re të ministrit të Guatemalës, që u përmend si pikë referimi në Mirador, është piramida më e madhe e botës. Në fakt, Mirador nuk është emri i një piramide. Është emri i gjithë qytetit, që përfshin disa piramida, më e madhja e të cilave është “La Danta”. “Revelations of the Mayans 2012 and Beyond” do t’i fillojë xhirimet më 15 nëntor dhe është parashikuar që të shfaqet në sallat e kinemave në fund të vitit 2012, para përfundimit të kalendarit Maja (21 dhjetor 2012). E ndërsa skenarët apokaliptikë janë fokusuar në kalendarin që përfundon më 21 dhjetor të vitit 2012, do të zerohet një cikël prej 5126 vitesh.

Fiset Maja

Në Amerikën Latine një qytetërim tjetër i zhvilluar lulëzoi. Ai ishte qytetërimi i fiseve Maja. Majat ishin astronomë dhe matematikanë të shquar dhe ndërtuan kështu shumë qytete në harmoni të plotë me natyrën. Ndërtuan kanalizime dhe rrjete të përsosura hidraulike në gadishullin Jukatan. Sipas studiuesve dispononin mjaft pajisje të një teknologjie të përparuar. Prej shumë studiuesish mendohet se në vendet ku kanë jetuar Majat, duhet të ketë ekzistuar një sallë e lashtë ku ishin grumbulluar të gjitha arkivat e qytetërimit. Disa thonë se ndodhet në një piramidë në pjesën e nëndheshme të saj, me tunele dhe salla sekrete. Legjendat thonë se në këto depo të njohurive, informacionet janë depozituar në kristale prej piriti të një cilësie të lartë, të cilat janë në gjendje të depozitojnë sasira të pafundme informacionesh dhe dijesh, të ngjashme me CD-të e sotme.
Fiset Maja donin të qeverisnin planetin 320553_299158970095531_141388129205950_1368798_2134940810_n

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
jaqe sja arriten

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons