Forumi Kuq E Zi
"Presidentin nuk e donin atje"  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"Presidentin nuk e donin atje"  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
"Presidentin nuk e donin atje"  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
"Presidentin nuk e donin atje"  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Roland Bimo, diplomat dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkim Zeneli, ish-ambasador dhe politikan, mendojnë se incidenti me Presidentin e Republikës në Lezhë nuk është faj i protokollit të shtetit.

Sipas tyre, incidenti është politik dhe tregon se Presidentin, thjesht nuk e kanë dashur atje.

"Përplasjet protokallare në Shqipëri janë bërë gjëja më normale, që nuk tërheq vëmendjen e askujt, por kjo nuk do të thotë se janë normale dhe nuk duhet të korrigjohen, sepse është figura, prezenca e shtetit që ndikohet nga këto. E vetmja gjë që kisha si me dyshim, në atë njoftimin e lajmeve të Top Channel një ditë më parë ishte pikërisht
Diplomat roli i Protokollit. Unë kam punuar 30 vjet në Ministrinë e Jashtme, e di fare mirë se kush janë ata që punojnë në Protokoll dhe janë njerëzit më të mirë, më profesionalë që ne kemi. Në asnjë rast përgjegjësia nuk bie mbi ta. Eshtë tjetër gjë që në kontekstin shqiptar, shpeshherë nëpunësit civilë përballen me presione të një natyre të atillë që nuk i mbajnë dot, ndaj ndodhin edhe të tilla gjëra. Nuk ka asnjë arsye që katër-pesë institucione që ishin përfshirë në këtë ngjarje jashtëzakonisht domethënëse për historinë e Shqipërisë, Besëlidhja e Lezhës dhe kemi Bashkinë e Lezhës, Protokollin e Shtetit, zyrën e Kuvendit, zyrën e kryeministrit,zyren e Presidentit, çfarë vështirësie ka që të gjithë këta përfaqësues të këtyre institucioneve të mund të prodhojnë një kompromis që të ishte i pëlqyeshëm për të gjithë? Do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi që në përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti i vendit nuk ka qenë prezent, natyrisht jo për fajin e tij, nuk mund të bësh me faj Presidentin", tha Bimo.

I të njëjtit mendim është edhe Bashkim Zeneli, i cili shton se marrëdhëniet ndërinstitucionale shihen me lupë nga Bashkimi Europian.

"Unë nuk mendoj se këtu ka ndonjë gjë që duhet të shfletuar Protokolli i Shtetit, për të parë pikat, nenet. Mua më duket se ky është një qëndrim i pastër politik. Natyrisht këto gjëra nuk kanë ndodhur vetëm sot, në raportet të papëlqyeshme mes Presidentit dhe ekzekutivit jo në këtë përmasë, ka patur edhe më parë edhe kudo ulet Presidenti dhe kush do të ulet më përpara, kush do të shkojë në OKB, kush do të flasë në atë samit...etj. Marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës gjithnjë janë marrëdhënie të një lufte të ndershme, por marrëdhëniet institucionale janë marrëdhënie, që janë të shkruara njëherë e përgjithmonë, janë raporte që nuk duhet të cënohen dhe mua më duket se nga Bashkimi Europian, nga Brukseli atje ku ne duam dhe pretendojmë të bëhemi pjesë e asaj familjeje të madhe europiane dhe të civilizuar, mua më duket se mbahen shënime", tha Zeneli.
"Presidentin nuk e donin atje"  Logo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons