Rhinoceronti i fundit i eger 'Javani' qe gjendej në Vietnam thuhet se eshte vrarë nga kontrabandistet e brireve te tij.
Lloj i rrezikuar mendohet të ketë qene ne më pak se 50 individe,kur u la në gjendje te egra,por këto kafshë janë gjuajtur dhe vrarë për brirët e tyre.
"Është e dhimbshme se pavarësisht investimeve të konsiderueshme në ruajtjen e rhino-s Vietnameze, përpjekjet e dështuara për të shpëtuar këtë kafshë të veçantë,nuk dhane rezultat," thote Tran Thi Minh Hien i organizates boterore te kafsheve te egra- WWF.
Kjo specie e rralle e rrezikuar e rhino-s vietnameze, tani është zhdukur në kete vend,thuhet sipas një raporti nga grupet e ruajtjes.
WWF dhe Fondacioni Ndërkombëtar thote se Rhino e fundit 'Javani' në Vietnam u vra ndoshta nga kontrabandues, mbasi briret e saj ishin prerë.
Ekspertët thone se lajmet nuk ishte me një surprizë, pasi vetëm një individ kishte qenë i regjistruar në Vietnam, që nga viti 2008.
"Vietnam ka humbur një pjesë të trashëgimisë së saj natyrore."
Autorët e raportit te shuarjes se Rhino-s 'Javani' nga Vietnami, thone se nga analizat gjenetike të mostrave të jashteqitjeve të mbledhura në mes të viteve 2009-2010,në Parkun Kombëtar Tien Cat treguan se atje ekzistonte vetëm nje individ.
Më parë gjate këtij viti, Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) publikoi një raport që thoshte se popullata rhino në Afrikë ishin përballur më krizën e tyre te gjuajtjes për dekada të tëra.
Ne një vlerësim te kryer rezulton se tregtia globale e kafshëve të egra eshte ne rritje dhe se tregtia e paligjshme e brirve te rhino-s ishte duke u nxitur nga kërkesat e tregjeve medicinale aziatike.