Fituesit e sivjetme te çmimit Nobel për fizike, Saul Perlmutter, Brian P. Schmidt dhe Adam G. Riess në vitin 1998, në kauder të dy projekteve konkurruese, kanë arritur deri në zbulimin se gjithësia jo vetem që po zgjerohet, por edhe se shpejtesia e këtij zgjerimi po rritet gjithnjë e më shumë. Kjo do të thotë s hapësira kozmike edhe po ftohet me shpejtësi dhe objektet në të largohen gjithnjë e më shumë nga njeri-tjetri.
Teoria e pranuar gjerësisht është se gjithësia është krijuar para 14 miliarde vjetëve. Gjatë viteve të kaluara fizikanët kanë zhvilluar debate të nxehta lidhur me atë se a do të fillojë në një moment të caktuar mbledhja në një pikë e gjithesisë nën ndikimin e forcave të tërheqjes (gravitacionit) derisa një ditë vetëvetiu të shkatërrohet. Po të ndodhte kjo, atëherë do të ndodhte sërish shpërthimi i madh si para 14 miliardë vjetëve, dhe pastaj do të fillonte cikli i ri i gjithesisë. Kjo teori është e njohur si teoria e gjithësisë pulsuese.
Alternative do të ishte që gjithesia gjithnjë e më shumë po zgjerohet dhe ftohet, gjithnjë derisa të nuk e përjeton vdekjen e akullt, me ç’rast do te ishte e logjikshme të pritet që ky zgjerim i kozmosit te ngadalësohet gradualisht.
Mirëpo, nëse konfirmohet se fituesit e çmimit Nobel për fizikë për vitin 2011 vërtetë kanë të drejt, atëherë vdekja e akullt e kozmosit është e paevitueshme. Të dhënat matëse deri te të cilat kanë arritur fizikanët tregojnë se kozmosi gjithnjë e më shumë dhe përgjithmonë do të zgjerohet dhe do të zgjerohet edhe më shpejtë. Kjo do të thotë edhe ftohjen dhe vdekjen e akullt të gjithësisë.