Modeli klimatik i përpunuar nga një grup kërkuesish britanik të “Met Office Hadley Centre” dhe disa institutë të tjerë, ka vendosur në pah reduktimin thuajse ciklik të radiacionit ultravjollcë që vjen nga dielli, me klimën hemisferike setentrionale. Rezultatet i ka publikuar në “Nature Geoscience”. Sipas ekspertëve nuk ka dyshime që aktiviteti diellor përcakton ashpërsinë e dimrave në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Dielli është një burim themelor energjie për planetin tonë dhe sistemin klimatik. Aktiviteti i tij, i matur në bazë të numrit të njollave diellore që shfaqen në mënyrë ciklike, ka regjistruar në këto vite të fundit një rënie të papritur, duke vendosur shumë pikëpytje për shkencëtarët.
Vëmendjet e specialistëve janë përqendruar te marrëdhënia midis iradiacionit ultravjollcë, i konsideruar si i vështirë për t’u matur, dhe klimës tokësore.
Studimi në fjalë, me një model që analizon edhe fenomenet e shtresave të larta të atmosferës, sugjeron se minimumet diellore provokojnë një seri efektesh me rënie, për të cilat masa të rëndësishme ajri të ftohtë spostohen në dimër drejt veriut të Evropës dhe Amerikës, duke bërë më të butë klimat e zonave meridionale. Të dhënat e iradiacionit diellor që janë përdorur i referohen periudhës 2004/2007 dhe janë vjelur nga instrumenti “Spectral irradiance monitor” (Sim), i montuar në bordin e satelitit Sorce, i promovuar nga NASA dhe i lëshuar në vitin 2003.