Japonia u trondit nga të gjitha aspektet nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Ekonomia e vendit ende nuk po merr veten nga pasojat dhe qeveria ka vendosur që të stimulojë turizmin, i cili është ulur me 50% pas 11 marsit.
Qeveria japoneze ka vënë 10 mijë bileta avioni falas, për personat që duan të vizitojnë Japoninë. Për të fituar një biletë falas, mjafton të plotësosh në pyetësor në sajtin Japan Tourism Agency, ku duhet të përcaktoni edhe zonën ku doni që të shkoni.
Programi do të fillojë në prill, pasi qeveria të miratojë buxhetin, ndërsa fituesit do të shpallen në fillim të verës