Nje foto me levizje
“Është një mënyrë për ti dhënë emocion një fotografie të palëvizshme” thotë Beck. Artistja tregon se për të shtuar një grafikë duhen orë të tëra punë e përpiktë redaktimi. Sa më komplekse të jetë lëvizja aq më shumë punë duhet.
Më shumë se një foto por më pak se një video. Dy artistë kanë krijuar një mënyrë të re për të fokusuar momentet e vecanta- foton me lëvizje.
Quhet “cinemagraphs”( foto e lëvizshme). Një moment duket si një foto e palëvizshme, ndërkohë që një lëzivje delikate është projektuar për të të rrëmbyer shikimin. Efekti duket pak i frikshem por është krejtësisht magjepës. Këto foto të animuara, (të lëvizshme) janë fryt i punës së Jamie Beck dhe shokut të saj Kevin Burg.
Artistët tregojnë se kanë arritur ti bëjnë këto foto, duke përdorur Gis, një lloj formati të fotos, e ngjashme me JPEG, e cila ka ekzistuar që me shpikjen e kompjuterit shtëpiak, por që ka ardhur duke u perfeksionuar me shtrirjen më të gjerë të sinjalit të internetit.
“Ka lëvizje në cdo gjë, dhe duke arritur të kapësh këtë në një foto ju arrini të provoni atë cka videoja mund tju ofrojë pa pasur kohën që një video kërkon. “- tregon Beck.