Kompania më e madhe e teknologjisë në botë, Apple, raporton se rritja e fitimeve për vitin e fundit është me 85%. Fitimi neto në fund të vitit (24 shtator) ishte 25.9 miliard dollarë.
Të ardhurat kanë rënë me 5%. Në këtë përllogaritje nuk përfshihen shitjet e iPhone 4S pasi është lëshuar pas 24 shtatorit.
Në tre muajt e fundit, Apple ka shitur 17.1 milion iPhone në një kohë kur analistët prisnin që të shiteshin rreth 20 milion copë. Shitjet për Apple më shumë janë rritur në Kinë dhe Brazil.
Kjo është hera e parë të Apple publikon të dhënat mbi të ardhurat pas ndërrimit të jetës së bashkëthemeluesit Stive Jobs.