Forumi Kuq E Zi
100 kurizitete per planetin tone Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
100 kurizitete per planetin tone Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
100 kurizitete per planetin tone Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
100 kurizitete per planetin tone Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Cili eshte vendi me i nxehte ne Tokee Ndoshta keni degjuar se eshte Lugina e Vdekjes ne Kaliforni. E vertete ne shume dite, por El Azizia ne Libi regjistroi temperaturen prej 57.8 grade Celsius ne 13 shtator, 1922, temperatura me e larte e matur ndonjehere. Ne Luginen e Vdekjes shkoi 57 grade Celsius me 10 qershor, 1913.

2. Po vendi me i ftohtee
Shume larg prejt ketu, temperatura me e ftohte e matur ndonjehere ne Toke ka qene -89 grade Celsius ne Vostok, Antarktike, me 21 qershor, 1983.

3. Si krijohet bubullimae
Ajri gjate nje vetetime nxehet jashtezakonisht, gati pese here me shume se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur ben qe ajri te zgjerohet me shpejt se shpejtesia e zerit, gje qe e kompreson ajrin dhe formon nje vale tronditese; kete ne e quajme bubullime.

4. A mund te pluskojne shkembinjtee
Gjate nje shperthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon nje shkemb “te lehte” qe quajtur shkume, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund te pluskojne”, thone gjeologet. Pak persona i kane pare, por me mire te ndihemi me fat per kete.

5. A mund te rriten shkembinjtee
Po, por vezhgimi i procesit eshte me pak interesant se sa te shohesh bojen si thahet ne pelhure. Shkembinj te quajtur “kore hekur-mangan” rriten ne malet nenujore. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimeter ne edo milione vite. Thonjte mund te rriten aq edo dy jave.

6. Sa pluhur hapesinor bie ne toke edo vite
Vleresimet variojne, por shkencetaret thone se te pakten 1 mije milione grame, ose me mire 1 mije ton material hyn ne atmosfere edo vit dhe kalon ne siperfaqen e Tokes. Nje grup shkencetaresh thone se mikrobet bien si shi nga hapesira dhe se organizmat jashtetokesore jane pergjegjes per epidemite e gripit. Per kete supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymen.

7. Sa larg e terheq era pluhurin e zakonsheme
Nje studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri ne Florida. Pluhuri ngrihet lart nga ererat e forta te Afrikes se Veriut dhe fluturon deri ne 6100 metra lartesi. Aty perfshihet ne erera te tjera dhe transportohet pertej detit. Po keshtu edhe pluhuri i Kines arrin deri ne Ameriken e Veriut.

8. Ku ndodhet ujevara me e larte ne botee
Ujerat e Angel Falls ne Venezuele bien nga 979 metra lartesi.

9. Cilat jane ato qytete te medha amerikane te destinuara te bashkohene
Dheu ne San Andreas me drejtim nga veriu ne jug po rreshqet rreth 5 centimetra ne vit, duke bere qe Los Anxhelos te levize drejt San Franciskos. Shkencetaret parashikojne qe Los Anxhelos do te jete nje lagje e qytetit prane gjirit pas 15 milione vitesh.

10. A eshte Toka nje sferee
Per shkak se planeti rrotullohet dhe eshte me elastik nga sa mund ta imagjinoni, ai rendon drejt qendres, duke marre formen e nje kungulli. Pesha eshte lehtesuar me kalimin e viteve, por studimet tregojne se papritur eshte rritur perseri. Shkrirja e pershpejtuar e akujve konsiderohet pergjegjese per “barkun ekuatorial”.

11. Sa do te peshonte nje person ne Marse
Forca e rendeses ne Mars eshte 38 per qind e asaj te tokes ne nivelin e detit. Prandaj nje person do te peshonte 38 per qind me pak ne Mars. Nese bazohemi tek informacionet e tanishme te NASA-s, duhet te kalojne dekada para se ky vezhgim te vertetohet.

12. Sa i gjate eshte viti marciane
eshte nje vit i gjate, nese jeni nga Marsi. Per nje tokesor, eshte gati sa dyfishi i gjate. Planeti i kuq rrotullohet per 687 dite rrotull Diellit, ndersa Toka per 365 dite.

13. Sa e gjate eshte nje dite mesatare ne Marse
Nje marcian mund te fleje (apo te punoje) nje ore me shume ne dite ne krahasim me ne. Ditet e Marsit jane 24 ore dhe 37 minuta te gjata, ne krahasim me 23 oret dhe 56 minutat ne toke. Dita ne edo planet te sistemit tone diellor percaktohet nga koha qe i duhet botes te rrotullohet ne aksin e saj, duke e bere diellin te duket sikur lind ne mengjes dhe perendon ne mbremje.

14. Kush eshte vullkani me i madhe
Vullkani “Mauna Loa” ne Hauai mban titullin ne Toke. Ngrihet me shume se 15.2 kilometra mbi bazen e tij, e cila ndodhet mbi siperfaqen e detit. “Olympus Mons” ne Mars ngrihet 26 kilometra ne qiellin marcian. Baza e tij do te mbulonte gjithe shtetin e Arizones.

15. Cili eshte termeti me i tmerrshem i njohur ndonjeheree
Termeti qe ka shkaktuar me shume viktima ka rene ne vitin 1557 ne Kinen qendrore. Goditi nje krahine ku pjesa me e madhe e njerezve jetonin ne shpella prej shkembi te bute. Strehezat u shemben, duke vrare me shume se 830 mije njerez. Nje vitin 1976, nje tjeter termet goditi Tangshanin, Kine. Me shume se 250 mije persona humben jeten.

16. Cili ka qene termeti me i forte ne kohet e sotmee
Ne vitin 1960 ne Kil ra nje termet prane bregdetit me nje magnitude prej 9.6 ballesh dhe shkaktoi nje rreshqitje 1600 kilometra te gjate. Nje termet i tille nen nje qytet te madh do te sfidonte dhe teknikat me te mira te ndertimit.

17. Cili termet do te ishte me katastrofik, ai ne Kobe, Japoni, apo ne Northridge, Kalifornie
Termeti i vitit 1994 ne Northridge kishte nje magnitude prej 6.7 ballesh dhe shkaktoi vdekjen e 60 personave, lendimin e 9 mije te tjereve dhe nje dem prej 40 miliarde dollaresh. Termeti i vitit 1995 ne Kobe kishte nje magnitude prej 6.8 ballesh dhe vrau 5.530 persona. 37 mije persona gjeten vdekjen dhe shkaktoi 100 miliarde dollare deme.

18. Sa larg eshte qendra e Tokese
Distanca nga siperfaqja e Tokes deri ne qendren e saj eshte 6378 kilometra. Pjesa me e madhe e tokes eshte e lengshme. Pjesa e forte e planetit eshte 66 kilometra e trashe, pra me e holle se lekura e nje molle, nese do te benim krahasime.

19. Cili eshte mali me i lartee
Alpinistet qe marrin guximin te ngjisin majen Everest ne krahinen Nepal-Tibet ne Himalaja arrijne ne gati 9 kilometra lartesi mbi nivelin e detit.

20. Gjithnje kaq afer ka qene Henae
Dikur ka qene me afer! Nje miliarde vite me pare, Hena ishte me prane ne orbite dhe Tokes i duheshin vetem 20 dite per te plotesuar muajin. Nje dite ne Toke atehere ishte 18 ore e gjate. Hena ende po largohet, rreth 4 centimetra ne vit. Nderkohe, rrotullimi i Tokes po ngadalesohet, duke i zgjatur ditet tona. Ne te ardhmen e larte nje dite do te jete 960 ore!

21. Ku ndodhet pika me e ulet e thate ne Tokee
Bregdeti i detit te Vdekur ne Lindjen e Mesme eshte 400 metra (1300 kembe) nen nivelin e detit. Prane saj renditet Bad Water ne Luginen e Vdekjes ne Kaliforni, me 282 kembe nen nivelin e detit.

22. eshte lajm i mire qe Kalifornia nuk po zhytet edhe me shumee
Pjese te Kalifornise zhyten. Pompimi i ujit te natyrshem nenujor ne rezervuaret e Kalifornise po ben qe toka te zhytet 11 centimetra ne vit ne disa vende te veeanta. Sistemet e ujerave te bardha dhe te zeza jane te rrezikuara.

23. Kush eshte lumi me i gjatee
Lumi Nil ne Afrike eshte 6695 kilometra i gjate.

24. Cili eshte shteti me i prirur per termete ne Shtetet e Bashkuarae
Ne Alaske bien termete prej 7 magnitudash edo vit dhe termete prej 8 magnitutash apo me te medha ne 14 vjet. Florida dhe Dakota e Veriut jane shtetet qe kane me pak termete ne SHBA, madje me pak se Nju Jorku.

25. Cili eshte vendi me i thate ne Tokee
Ne nje vend te quajtur Arika, ne Kil bien 0.76 milimetra shi ne vit. Me kete ritem, filxhani i kafes do te mbushej per nje shekull.

26. efare e shkakton rreshqitjen e dheute
Shirat e rrembyer gjate nje periudhe te shkurter kohe nxisin rreshqitjen e vazhdueshme e te shpejte te dheut. Dalengadale, shirat e vazhdueshem e perkeqesojne edhe me shume rreshqitjen, e cila leviz ngadale. Materiale te ndryshme sillen ndryshe. edo vit shkaktohen gati 2 miliarde deme nga rreshqitja e dheut ne SHBA. Nje stuhi qe ka thyer rekordin ne San Francisko, ne janar, 1982, shkaktoi 18 mije rreshqitje gjate nje nate te vetme. Demi i shkaktuar ishte 66 milione dollare dhe 25 persona humben jeten.

27. Sa shpejt leviz baltae
Rreshqitja e dheut, si orteke balte, mund te levize me shpejtesi prej 160 kilometrash ne ore.

28. A rrjedhin gjerat brenda Tokese
Kjo eshte e sigurt. Ne fakt, shkencetaret zbuluan ne vitin 1999 se materialet e shkrira brenda dhe rrotull kores se Tokes levizin ne vorbulla, duke formuar xhepa dinamika e te cileve eshte e ngjashme me tornadot dhe tufanet. Ashtu sie do te lexoni me poshte, korja e planetit leviz ne menyra te euditshme.

29. Cili eshte vendi me i lagesht ne Tokee
Lloro, Kolumbi, ka mesatarisht 13 metra shi ne vit. Kjo sasi eshte 10 here me e larte se ajo ne qytetet me te lageshta ne Evrope apo ne Shtetet e Bashkuara.

30. A ka edhe Toka faza, ashtu si Henae
Nga Marsi, Toka duket sikur kalon permes fazave te veeanta (ashtu sie e shohim ne Aferditen te ndryshoje fazat. Toka eshte ne orbiten e Marsit, dhe ndersa dy planetet rrotullohen rrotull Diellit, drita e diellit krijon pershtypje te ndryshme nga kende te ndryshme gjate vitit. Fazat e Tokes dallohen nga fotografite e marra nga “Mars Global Surveyor” dhe “European Mars Express”.

31. Cili eshte kanioni me i madh ne sistemin tone diellore
Kanioni i Madh konsiderohet si sistemi me i madh ne bote i kanioneve. Dega e saj kryesore eshte 446 kilometra e gjate. Valles Marineris ne Mars zgjatet 4800 kilometra. Nese do t’i shtohej hartes se SHBA-se, do te shtrihej nga Nju Jorku ne Los Anxhelos. Ne disa vende, kjo njolle e madhe ne siperfaqen e Marsit eshte 8 kilometra e thelle.

32. Cili eshte kanioni me i thelle ne Shtetet e Bashkuarae
Me kalimin e viteve, lumi Snake germoi kanionin Hell pergjate kufirit Oregon-Idaho. eshte me shume se 2.4 kilometra (8 mije kembe) i thelle. Ne kontrast, Kanioni i Madh eshte me pak se 6 mije kembe i thelle, me shume se nje milje.

33. A eshte Toka planeti me i madh shkembor ne sistemin diellore
Me zor! Diametri i Tokes ne Ekuador eshte 12,756 kilometra. Aferdita eshte 12,104 kilometra e gjere. Merkuri dhe Marsi, dy planetet e tjere shkembore, jane shume me te vegjel. Edhe Plutoni eshte shkembor, por eshte shume i vogel (disa thone se nuk eshte fare planet)

34. Sa prej vullkaneve te Tokes kane shperthyer ne koherat historikee
Rreth 540 vullkane mbi toke. Askush s’e di se sa shume vullkane nenujore kane shperthyer gjate historise.

35. A ka me shume oksigjen ajrie
Atmosfera e Tokes perbehet nga 80 per qind nitrogjen. Pjesa tjeter e saj eshte nitrogjen, me sasira te vogla elementesh te tjere.

36. Cila eshte ujevara me e larte ne Shtetet e Bashkuarae
Ujevara Yosemite ne Kaliforni eshte 739 metra e larte.

37. Sa per qind te Tokes ze ujie
Rreth 97 per qind. Oqeanet perbejne dy te tretat e siperfaqes se Tokes, gje qe do te thote se kur asteroidi i radhes te godase Token, ajo do te sperkate hapesiren.

38. Cilat jane dy masat e Tokes qe permbajne pjesen me te madhe te ujit te fresket ne Tokee
Gati 70 per qind e ujit te fresket ne Toke ndodhet ne akullnajat e Antarktides dhe Grinlandes. Pjesa tjeter e ujit ekziston ne atmosfere, perrenj, lumenj apo ne nentoke dhe te gjitha keto perbejne 1 per qind te totalit te Tokes.

39. Cili prej oqeaneve te Tokes eshte me i madhie
Oqeani Paqesor mbulon 165 kilometra katror. eshte me shume se dy here me i madh se masa e Atlantikut. Ka nje thellesi mesatare prej 3.9 kilometrash.

40. Pse Toka nuk ka kaq shume kratere sa Henae
Toka eshte me aktive, nga ana gjeologjike apo e motit. Pjesa me e madhe e historise gjeologjike e planetit tone ka ndodhur shume kohe me pare. Pjesa me e madhe e saj eshte zbrazur nga vullkanet, por rezultatet studiohen veshtire. Madje dhe ngjarjet e koheve me te fundit ne siperfaqe, kratere qe mund te jene nje milione vite te vjetra, mbulohen nga bimesia, sheshohen nga era dhe shiu dhe modifikohen nga termetet dhe rreshqitjet e dheut. Ndersa Hena, eshte gjeologjikisht e qete dhe nuk ka mot.

41. Sa eshte siperfaqja e Tokese
Siperfaqja qe Toka mbulon eshte 510,100,000 kilometra katror.

42. Kush eshte liqeni me i madh ne botee
Nga masa dhe volumi eshte deti Kaspik, i vendosur mes Evropes jugore dhe Azise perendimore.

43. Ku ndodh pjesa me e madhe e termeteve dhe shperthimeve vullkanike ne Tokee
Pjesa me e madhe ndodh pergjate kufijve te qindrave plateve te medha qe pluskojne ne siperfaqen e Tokes. Nje prej plateve me aktiv ku termetet dhe shperthimet jane te zakonshme eshte perreth platese masive te Paqesorit, e njohur si “rrethi i zjarrit ne Paqesor”. Shkundet e lekundet nga Japonia ne Alaske dhe ne Ameriken e Jugut.

44. Sa te nxehta jane te perbrendshmet e planetevee
Temperatura e Tokes rritet me 20 grade Celsius per edo kilometer nentoke. Prane qendres, mendohet te jete 3,870 grade Celsius.

45. Cilat jane tre vendet qe kane numrin me te madh te vullkaneve aktivee
Tre vendet e para jane Indonezia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara ne rend zbrites.

46. Sa ne rrezik jane njerezit e botes nga vullkanete
Sa per vitin 2000, shkencetare kane vleresuar se vullkanet kane rrezikuar 500 milione njerez. Kjo krahasohet me gjithe popullsine e botes ne fillim te shekullit te 17-te.

47. Cili prej burimeve te meposhtme mban volumin me te madh te ujit te fresket ne bote: liqenet, lumenjte apo ujerat nentokesoree
Uji nenujor perfshin nje volum 30 here me te madh se te gjitha liqenet me uje te fresket dhe ze 3 mije here me shume volum se lumenjte dhe liqenet e tokes. Uji nentokesor mbahet ne akuaferet natyrale nentokesor, ne te cilat uji rrjedh perqark dhe permes gurit dhe materialeve te tjera.

48. Cili termet ishte me i madh, termeti i vitit 1906 ne San Francisko, apo termeti i vitit 1964 ne Anchorage, Alaskee
Termeti ne Anchorage kishte nje magnitude prej 9,2 ballesh, ndersa termeti ne San Francisko kishte nje magnitude prej 7.8 ballesh. Ky ndryshim ne magnitude barazon me 125 here me shume energji nga sa u elirua ne termetin e vitit 1964 dhe kjo eshte arsyeja pse termeti ne Anchorage u ndje ne nje zone prej 1,295,000 kilometrash katrore.

49. Cili termet vrau me shume njerez, ai i vitit 1906 ne San Francisko, apo termeti i vitit 1964 ne Anchorage, Alaskee
Termeti i vitit 1906 ne San Francisko ia kalon kesaj kategorie. Per shkak te tij gjeten vdekjen 700 persona ne krahasim me 114 qe vdiqen nga termeti ne Anchorage. Demet ne San Francisko ishin me te medha per shkak te zjarreve qe shkaterruan te gjitha strukturat e drurit te asaj kohe.

50. A eshte e forte korja e Tokese
Pjesa e brendshme e kores se tokes mendohet te jete e forte. Por pjesa e jashtme e kores duket e bute. Perderisa askush nuk ka qene atje, shkencetaret nuk jane te bindur per perberjen e sakte. Ideja e lindur nga Hollivudi eshte te dergohet nje sonde atje per te mesuar me shume.

51. A rrotullohet Toka me te njejtin riteme
Korja e forte e brendshme, nje mase hekuri e krahasueshme me masen e Henes, rrotullohet me shpejt se pjesa e jashtme e kores se hekurit, e cila eshte e lengshme. Nje studim i vitit 1996 tregon se gjate shekullit te meparshem, shpejtesia ka bere qe korja e brendshme te fitoje nje eerek kthese ne teresine e planetit. Presioni i madh e mban ate solide.

52. Sa njerez jane vrare nga vullkanet gjate 500 viteve te fundite
Te pakten 300 mije. Mes vitit 1980 dhe 1990, aktiviteti vullkanik vrau te pakten 26 mije njerez.

53. Sa per qind e siperfaqes se Tokes perbehet nga shkemb vullkanike
Shkencetaret vleresojne se me shume se tre te katertat e siperfaqes se Tokes ka nje origjine vullkanike, domethene shkembinjte ose kane shperthyer nga vullkanet ose jane formuar nga shkembinjte e shkrire qe jane ftohur nentoke, dhe si pasoje kane dale ne siperfaqe. Pjesa me e madhe e shkembinjve vullkanike te Tokes gjenden ne nivelin e detit.

54. A shkakton termeti nje tsuname
Nese termeti lind nen oqean, atehere po. Prane epiqendres se termetit, niveli i detit rritet dhe bie, duke e shtyre te gjithe ujin mbi te lart e poshte. Kjo levizje krijon nje vale qe udheton nga jashte ne te gjitha drejtimet. Nje tsunami mund te jete masive, por mbetet e ulet ne lartesi kur uji eshte i thelle. Kur afrohet prane bregut, forcohet dhe arrin lartesine e ndertesave te larta. Nje e tille u nxit ne vitin 1964 dhe mbuloi qytetin e vogel kalifornian, Crescent City, gjate se ciles makinat leviznin me metra te tera dhe shume njerez humben jeten. Edhe asteroidet shkaktojne tsunami.

55. A jane te gjithe tsunamet vale te larta kur godasin vijen bregdetaree
Jo, ne kundershtim me shume imazhe artistike te tsunameve, pjea me e madhe nuk rezultojne ne vale te medha. Pjesa me e madhe prej tyre vijne ne breg si batica te forta dhe te shpejta. Uji mund te ngrihet me lart se edo vale qe njeriu ka pare.

56. Sa siperfaqe te Tokes zene shkretetirate
Rreth nje te treten.
57. Cili eshte vendi me i thelle ne oqeane
Thellesia me e madhe e njohur eshte 11 kilometra, ne Mariana Trench, ne oqeanin Paqesor ne jug te Japonise prane ishujve Mariana.

58. Cila eshte era me e shpejte e regjistruar ndonjehere ne siperfaqee
Era me e shpejte “e zakonshme” ka pasur nje shpejtesi prej 372 kilometrash ne ore, dhe eshte regjistruar ne Malin Uashington, New Hampshire, ne 12 prill te vitit 1934. por gjate nje tornadoje ne maj te vitit 1999, ne Oklahoma, shkencetaret kane regjistruar nje ere me shpejtesi 513 kilometrash ne ore. Per krahasim, ererat e Neptunit mund te arrijne ne 1,448 kilometra shpejtesi.

59. Sa eshte sasia e ujit te fresket qe ruhet ne Tokee
Me shume se dy milione milje kubike me uje te fresket ruhet ne planetin tone, gati gjysma e saj prej nje siperfaqe prej gjysme miljeje. Edhe Marsi duket se ka shume uje prane siperfaqes se tij, por ajo qe eshte diktuar deri tani eshte e mbledhur si akull; askush nuk e ka llogaritur se sa mund te kete.

60. Sa e vjeter eshte Tokae
Planeti yne eshte me shume se 4.5 miliarde vite i vjeter, pak fare me i ri se sa Dielli. Evidencat e koheve te fundit kane treguar se Toka eshte formuar shume me heret se sa eshte besuar me pare, vetem 10 milione vite pas lindjes se Diellit, nje eveniment diellor i cili ka ndodhur 4.6 miliarde vite me pare, edhe pse provat nuk jane te sigurta.

61. Cila eshte shkretetira me e madhe ne botee
Shkretetira e Saharase ne Afriken e Jugut eshte me shume se 23 here me e madhe se masa e shkretetires Mojave ne Kalifornine jugore.

62. Cili planet ka me shume hena, Toka apo Marsie
Marsi ka dy satelite, quhen Phobos dhe Deimos. Toka ka vetem nje satelit natyral, dhe eshte Hena. Planetet e jashtem kane shume Hena, pjesa me e madhe e tyre jane zbuluar kohet e fundit, duke i hapur rruge mundesise qe shkencetaret nje dite te riperkufizojne ate qe do te thote hene.

63. Cili eshte liqeni me i thelle ne botee
Liqeni Baikal ne pjesen qendrore jugore te Siberise eshte 1.7 kilometer i thelle. eshte rreth 20 milione vite i vjeter dhe mban 20 per qind te ujit te fresket te Tokes.

64. Cila eshte origjina e fjales “vullkan”e
Vjen nga “vulcan”, perendia romak i zjarrit.

65. Sa minerale njihen se ekzistojnee
Ne bote njihen gati 4 mije minerale, edhe pse vetem 200 jane shume te rendesishme. Gati 50-100 minerale pershkruhen edo vit.

66. efare mase ka i gjithe uji ne botee
Totali i ujit ne bote eshte 326 milione milje kubik.

67. Cili eshte ishulli me i madh ne botee
Grinlanda mbulon 2,176,000 kilometra katrore. Kontinente zakonisht perkufizohen si masa te medha te perbera nga shkembinj me densitet te ulet qe lundron ne materialin e shkrire nen te. Grinlanda i perputhet ketij perkufizimi, por eshte vetem nje e treta e mases se Australise. Disa shkencetare e quajne Grinlanden nje ishull, te tjere thone se eshte nje kontinent.

68. Ku ndodhen pjesa me e madhe e vullkaneve ne Tokee
Tipari me te dallueshem topografik ne Toke eshte zinxhiri malor vullkanik qe rrethon planetin nen uje, zinxhir qe shtrihet me shume se 48 kilometra dhe ngrihet 5.5 kilometra mbi dyshemene e detit. Quhet vargmali mes-oqean dhe eshte atje ku platete e Tokes ndahen kur korja e re del ne siperfaqe, pra aktiviteti vullkanik. Ka me shume vullkane ketu ne toke. Mbledhja ndodh ne vende ku keto plate perplasen me kontinentet. Rezultati: Me shume vullkane dhe termete ne vende te tilla si Kaliforni dhe Japoni.

69. Cili eshte vullkani qe ka vrare me shume njereze
Shperthimi i vullkanit Tambora ne Indonezi ne vitin 1815 vleresohet te kete vrare
90 mije njerez. Pjesa me e madhe humben jeten nga uria pas shperthimit, per shkak te shkaterrimit te te korrave dhe nga ndotja e ujit dhe semundjet.

70. A jane ndare Toka dhe Hena ne lindjee
Jo ekzaktesisht. Por teoria kryesore thote se sateliti yne i preferuar eshte gdhendur pjeserisht nga Toka pasi ajo eshte formuar. Nje objekt me masen e Marsit eshte perplasur me planetin tone te ri. Ky planet eshte shkaterruar. Mbeturinat fluturuan tjeterkund dhe nje pjese e saj shkoi ne orbiten e Tokes. Hena e mblodhi veten nga mbetjet e avulluara te perplasjes, ndersa Toka mbeti pak a shume e paprekur.

71. Sa vetetima bien ne bote edo sekondee
Mesatarisht rreth 100. Por kjo shifer eshte vetem per ato qe godasin token. Gjate edo minute bien me shume se nje mije stuhi perreth Tokes, duke shkaktuar 6 mije vetetima. Pjesa me e madhe prej tyre shkon nga reja ne re.

72. A jane lumenjte e gjallee
Jo ne kuptimin tradicional. Por ashtu si gjithe krijesat e gjalla, lumenjte kane nje jetegjatesi. Ata lindin, rriten ne mase dhe plaken. Madje mund te vdesin gjate hapesires se kohes gjeologjike.

73. A mund te krijojne asteroidet ishuje
Spekulimet kane ekzistuar per dekada se impaktet e lashta te asteroideve mund te krijojne pika te nxehta te aktivitetit vullkanik, e cila mund te rrise malet qe dalin nga deti dhe qe s’kane qene atje. Nuk ka nje pergjigje te sakte per kete pyetje, por nje model i fundit kompjuterik sugjeroi se Hauai eshte formuar ne kete menyre.

74. Shteti i Luizianes, po rritet apo po tkurrete
Luiziana humb rreth 78 kilometra katror te tokes edo vit per shkak te erozionit bregdetar, tufaneve dhe shkaqeve te tjera njerezore, dhe per shkak te rreshqitjes, qe do te thote fundosje. Pjesa me e madhe e Nju Orlinsit eshte 3.4 metra nen nivelin e detit. Pjese te lagjes franceze jane zhytur 60 centimetra ne 6 dekadat e fundit. Qyteti mbrohet nga digat, por te gjithe ekspertet jane ne nje mendje se baticat e stuhive nga i njejti drejtim, te cilat shkaktohen nga uraganet, mund te prishin kete sistem dhe te fundosin pjesen me te madhe te qytetit. Ne vitin 2000, drejtori i Sondazhit Gjeologjik te SHBA-se, Chip Groat tha: “Me kete shpejtesi zhytjeje, humbjen e tokes se njome dhe rritjen e nivelit te detit, Nju Orlinsi mund te jete ne pragun e zhytjes shekullin e ardhshem.

75. Sa do te ngriheshin detet nese akulli antarktik do te shkrintee
Akullnaja e Antarktides mban gati 90 per qind te akullit te botes dhe 70 per qind te ujit te saj te fresket. Nese i gjithe akulli do te shkrinte, niveli i detit do te rritej me 220 kembe, ose do te arrinte lartesine e nje ndertese me 20 kate. Shkencetaret e dine se procesi i shkrirjes ka filluar. Kombet e Bashkuara thone se me e keqja qe mund te ndodhe, ne varesi te rritjes se temperaturave te ajrit globale, eshte qe detet te rriten me 1 meter deri ne vitin 2100.

76. A eshte akulli nje minerale
Po, akulli eshte nje mineral dhe formalisht pershkruhet keshtu ne Sistemin Dana te Mineralogjise.

77. Cili eshte minerali me i butee
Talku eshte minerali me i bute. Perdoret per te perdorur pudren talk.

78. Cili eshte minerali me i fortee
Ai te cilit nuk i mbetet asnje vlere emocionale pas nje divorci, edhe pse ruan vleren monetare.

79. Cilat jane ngjyrat qe dalin nga nje fishekzjarre
Ngjyrat dalin nga elementet minerale te marra nga Toka. Stronciumi jep te kuqen e ndezur, bakri jep blune, sodiumi jep te verdhen dhe tallashi i hekurit dhe copat e qymyrgurit japin shkendijat e arta. Flaket e shndritshme dhe zhurma e forte vjen nga pudra e aluminit.

80. A ka Toka motin me te keq ne sistemin diellore
Deri tani, eshte moti me i keq qe njerezit kane perjetuar. Por universi ka mote edhe me te keqija. Ne Mars mund te formohen uragane-stuhi kater here me te medha se Teksasi. Stuhite e pluhurit ne planetin e kuq mund te turbullojne te gjithe globin! Jupiteri ka nje uragan dy here me te madh se masa e planetit tone dhe zgjati per te pakten tre shekuj (nje tjeter stuhi ne Jupiter eshte edhe me i madh). Aferdita eshte nje ferr i vertete, dhe Plutoni eshte me i ngrire se vendi me i ftohte ne Toke (edhe pse nje dite mund te ndryshoje dhe Plutoni mund te behet oazi i fundit per jeten).

81. Ku jane baticat me te lartae
Ne Burntcoat Head, Minas Basin, pjese e Gjirit Fundy ne Nova Scotian, baticat mund te arrijne 11.7 metra lartesi. Gjiri ka formen e hinkes, fundi zgjerohet lart nga gryka e oqeanit. Rezultati eshte nje “kanal baticor”.

82. Ku eshte akullnaja e vetme e botese
Mt. Cotopaxi ne Ekuador mban te vetmen akullnaje ne ekuator.

83. Cili eshte liqeni me i madh ne Ameriken e Veriute
Liqeni Superior.

84. Cili eshte tufani me i tmerrshem qe ka prekur Shtetet e Bashkuarae
Nje uragan i kategorise 4 goditi Galveson-in, Teksas ne vitin 1900 dhe vrau me shume se 6 mije persona. Uragani tjeter qe ka shkaktuar me shume vdekje ishte ai i vitit 1928 ne Florida, ne te cilen humben jeten 1900 persona.

85. Cili eshte zinxhiri me i gjate malor ne Tokee
Vargmali Mid-Atlantik, i cili ndan gati gjithe oqeanin Atlantik nga veriu ne jug. Islanda eshte nje vend ku ky zinxhir malor i nendetit ngrihet mbi nivelin e detit.

86. Sa ar eshte zbuluar ne te gjithe botene
Me shume se 193,000 tone metrike. Nese do t’i mblidhnim te gjitha se bashku, atehere do te formonim nje kub shtatekatesh qe do t’i ngjante nje prej ndertesave te Donald Trump. Por ne fillim duhen gjetur gjithe ato unaza qe kane rene ne lavaman.

87. Cilat jane dy vendet qe prodhojne me shume are
Afrika e Jugut prodhon 5300 tone metrike ne vit, dhe Shtetet e Bashkuara prodhojne me shume se 3200 tone metrike ne vit.

88. Cila eshte ajo bime e Amerikes se Veriut qe mund te jetoje per mijera vitee
Per shkurren katran, e cila rritet ne shkretetirat Mojave, Sonoran dhe Chihuahuan, rezultatet me radiokarbon kane treguar se ka jetuar qe nga lindja e Krishtit. “Disa prej ketyre bimeve mund te durojne per 10 mije vite”, thone shkencetaret. Sikur te mund te flisnin.

89. Mesatarisht, sa uje ne dite konsumohet ne te gjithe botene
Pergjigja eshte 400 miliarde galone.

90. A eshte Saturni i vetmi planet me unazae
Saturni ka unazat me te dukshme. Por Jupiteri dhe Neptuni jane sisteme te holla unazash, ashtu si Urani. Madje dhe Toka mund te kete qene dikur nje planet me unaza.

91. Cili eshte kontinenti me i larte, me i thate dhe me i ftohte ne Tokee
Pergjigjja do te ishte Antarktida.

92. Ne efare thellesie ndodhin termetete
Pjesa me e madhe e tyre ndodh ne me pak se 80 kilometra nga siperfaqja e Tokes. Termetet me te ceketa shkaktojne deme me te renda, por forca shkaterruese e nje termeti varet nga kushtet e shkembit dhe dheut, si dhe ne metodat e ndertimit te banesave.

93. Ku jane gjetur shkembinjte me te vjeter ne botee
Meqe tabani i oqeanit rigjenerohet vazhdimisht, ndersa platete kontinentale levizin ne siperfaqen e Tokes, shkembinjte me te vjeter ne dyshemene e oqeanit jane me pak se 300 milione vite te vjetra. Ne kontrast, shkembinjte me te vjeter kontinentale jane 4.5 miliarde vite te vjeter.

94. Sa per qind e ujit te fresket te botes ruhet si akulle
Rreth 70 per qind. Dhe nese do t’ju duhej ta zevendesonit te gjithen, do t’ju duheshin 60 vite shi ne te gjithe globin, pastaj duhet te mendonit nje menyre per ta ngrire te gjithen.

95. Cili eshte liqeni alpin me i madh ne Ameriken e Veriute
Liqeni Tahoe ne kufirin Kaliforni-Nevada ka nje siperfaqe prej 105 mije akrash, mban 39 trilione galon uje dhe eshte gati 488 metra e thelle.

96. A kane ekzistuar gjithmone kontinentete
Jo ashtu sie i njohim ne sot. Shume shkencetare thone se Toka e pati zanafillen si nje kontinent i madh, e thate si nje kocke. Uji erdhi si kometat, supozimet vazhdojne dhe keshtu u zhvilluan oqeanet. Kohet me te fundit, masat e tokes se botes u grumbulluan ne nje superkontinent me emrin Pangaea. Kontinenti filloi te thyhej 225 milione vite me pare, dhe si perfundim u fragmentua ne kontinentet qe ne njohim sot.

97. Sa hi vullkanik bie ne nje ditee
Gjate periudhes nente-oreshe te aktivitetit me energjetik te vullkanit ne malin St.Helen me 18 maj te vitit 1980, ai hodhi me shume se 540 milione tone hi ne nje siperfaqe prej 56,980 kilometrash katrore. Ky ishte shperthimi me shkaterrues vullkanik i njohur deri me sot ne Shtetet e Bashkuara. Pesedhjete e shtate njerez humben jeten nga shperthimi, perfshire dhe shkencetarin Dr. David Johnston, i cili po monitoronte 8 kilometra larg vullkanit. Demi qe rreshqitjet dhe hiri qe ra nga qielli shkaktuan ishte 1 miliarde dollare.

98. Cilat jane vendndodhjet me ekstreme ne Shtetet e Bashkuarae
Pika me perendimore quhet West Point ne ishullin Amatignak, Alaske. Pika me veriore quhet Point Barrow, Alaske. Pika me veriore eshte maja jugore e ishullit Hauai. Pika me lindore eshte Pochnoi Point, ne Semisopochnoi, Alaske. Maja e ishullit Aleutian shtrihet ne anen tjeter te vijes te gjatesise 180 gradeshe, pra Pochnoi Point eshte zyrtarisht ne Hemisferen Lindore.

99. Nese do t’i sajonim Token, Henen dhe Marsin si kukullat matrushka, si do te renditeshine
Marsi do te futem brenda Tokes, dhe Hena do te futej shume mire brenda Marsit. Toka eshte gati sa dyfishi me i madh se Marsi, i cili eshte sa dyfishi me i madh se Hena.

100. A do te jete gjithnje keshtu ne tokë?
Astronomet mendojne se pas disa miliarda vitesh, Dielli do te bymehet kaq shume sa do te mbuloje Token. Nese ne do te jemi perseri ketu, me siguri do te skuqemi dhe planeti do te avulloje. Megjithate, ekziston nje mundesi qe nje mase ne ndryshim e Diellit te beje qe Toka te levize ne nje orbite me te larget e te mire. Nje llogaritje matematikore tregon se eshte teorikisht e mundur per njerezit qe te sajojne nje levizje te tille para se te jete.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons