Forumi Kuq E Zi
Jeta na privon realitetin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Jeta na privon realitetin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Jeta na privon realitetin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Jeta na privon realitetin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Jeta na privon realitetin Empty Jeta na privon realitetin 21/4/2012, 00:42

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Na ndodh shpesh ne jete te ngelemi pa koment me gjeneratat e lindura vitet e fundit. Te mbysin me pyetje qe ne një fare mënyre ndihesh keq nëse nuk arrin t’ju japësh përgjigje . Fal filozofeve te mëdhenj qe na i kane lehtësua disi jetën me fëmijët tanë qe sa vijnë e lindin me te zgjuar...
…Mami kam pare një ëndërr...- kam pare një njeri me krah dhe e veshur me te bardha dhe vetëm me buzëqeshte.-ka ndonjë qenie të tillë ne realitet?
-Po ke pare ti ndonjë te tille?- e pyeta.
-Jo !-ma ktheu .
-Po njeri normal ke pare?- ajo qeshi dhe ma ktheu ashtu prer-
-Po sigurisht qe po, njëra prej njerëzve normal jam edhe unë.
-Po krah ke pare?
-sigurisht, por jo tek ndenji njeri, por tek zogjtë.
Mas kësaj pyetje interesante, me erdhi ne mendje filozofi HUME
-David Hume , ka jetuar nga viti 1711 deri ne 1776, filozofia e tij vazhdon te jete me e rëndësishmja ne mes te empiristëve. Hume u rrit ne Skoci, ne rrethinat e Edinburgut. Dëshira e familjes se tij ishte te behej jurist, po ai ne kundërshtim me ta i pëlqente filozofia dhe dituria .Vepra me e rëndësishme e tij ishte ‘’Një traktat mbi natyrën njerëzore’’ .
Sipas Humes ‘’Engjëll’’është një Koncept kompleks. Ai përbehet prej dy përvojash te ndryshme qe ne realitet nuk janë bashke,por janë lidhur bashke ne fantazinë e njeriut.
Me fjale te tjera ai është një përfytyrim, sepse askush nuk e ka pare, pra vetëm është imagjinuar.
Nganjëherë formojmë komplekse te tilla idesh, qe nuk korrespondojnë me realitetin. Kështu qe krijon ide dhe koncepte qe nuk gjenden ne natyre. Shumë me pare është folur për ‘’Pegasus’’ kali qe fluturon. Pra ne këto raste duhet te pranojmë se mendja ‘’te paren ‘’dhe te ‘’thënën’’I ka prerë dhe I ka ngjitur me dorën e saj.
.Ajo ka mare krahë nga një përshtypje reale dhe kuaj nga një tjetër e secili element me vete është perceptuar një here dhe ka hyre ne teatrin e ndërgjegjes si përshtypje reale. Ne fakt nuk gjen asgjë ne vete ndërgjegjen. Mendja ka prerë dhe ka ngjitur dhe ne ketë mënyre ka ndërtuar ide dhe koncepte jo te vërteta.
-Ne kohen e Humes kishte shumë njërës qe kishin përfytyrime te qarta për "qiellin" dhe "Jerusalemin e ri"
Ne e kuptojmë shumë mire se ‘’qielli’’është një përfytyrim I përbëre me shume elemente. Disa prej tyre janë “’porti i përrallave’’’’rruge prej ari’’’’engjëjt’’etj. Mirëpo te gjitha këto janë nocione komplekse. Vetëm kur konstatojmë se përfytyrimi ynë për qiellin përbehet me nocione te thjeshta si këto qe përmendëm mund te pyesim nëse vërtet kemi pasur ndonjë ‘’përshtypje te thjesht’’te tille. Vetëm se ne kemi prerë dhe ngjitur te gjitha ‘’përshtypjet e thjeshta ne një figure te ëndërruar…Por ashtu është, se nëse ka gjë qe përdorim ne njerëzit kur ëndërrojmë janë’’ gërshërët’’ dhe ‘’ngjitësi.’’ Ne fakt te gjitha këto elemente qe hyjnë ne ëndërrimet tona duhen te kenë hyre njëherë ne mendjen tone si ‘’përshtypje te thjeshta’’sepse një njeri qe nuk ka pare ndonjëherë ar nuk ka sit e ëndërroje nje ‘’rruge prej ari’’………
-Mirë mami perse nuk habiten fëmijët e vegjël kur shikojnë një fenomen p.sh kur shikojmë një cirk qe një njeri qëndron ne ajër, pra këmbët nuk i ka ne as ne tok dhe as qe mbahet diku ? -vazhdon pyetjet vajza ime
O ke te drejt !
Sepse fëmija i vogël nuk ka ndonjë kënaqësi te veçante as habi , kur shikon se si shfuqizohet ligjet e natyrës, përpara se ti mësoje e ti njohe ato.
Dhe pikërisht jemi ne thelbin e filozofisë se përvojës se Humes . Ai do te shtonte se fëmija ende nuk është bere skllav i forcës se zakonit.
-Fëmija i vogël ka me pak paragjykime. Fëmija ne ketë rast nuk ka mendime te njëanshme, ai e percepton boten ashtu si është, pa i shtuar gjerave ndonjë gjë tjetër, veç atyre qe provon. Pra ti mendon se njeriu ne cirk nuk është e mundur te qëndroje ne ajër , sepse nëpërmjet ligjit te natyrës ne nuk mund te fluturojmë apo te qëndrojmë pezull, ne një fare mënyre ke provuar se kur hidhesh ti bie dhe mendon se mund te vritesh , Fëmijët e vegjël hidhen sepse nuk e mendojnë se mund te vriten dhe deri sa ta provojnë se vriten ata nuk ndalen, pra hidhen , dhe nëse vriten nuk hidhen me, krijohet një ndjenje frike .Dhe nëse shikojnë dike te hidhet dhe te mos vritet habiten .Pra njerëzit kur shikojnë se si njerëzit ne cirk hidhen bëjnë lëvizje gjimnastikore ne lartësi te mëdha, e kane atë ndenjen e emocionit te ankthit te frikës deri sa mbaron cirku .Këta njërës nuk janë ndryshe nga ne, por janë me te zhdërvjelltë ne lëvizje , u ikën ndiejna e frikës nga disa rripa sigurimi qe vene, janë me elastike ne lëvizje, por gjithsesi ne se rripi i sigurimit këputet apo nuk e vendosin , dhe nëse bien edhe ata vriten dhe lenden siç do njeri, pra është ligji i natyrës qe njerëzit nëse bien vriten,apo lëndohen apo dhe mund te vdesin.
Mami çmendon ti ?-kam dëgjuar se nëse je duke ecur dhe te del një mace e zezë përpara se s’bën do te ndodh diçka e keqe?.
-Pse mendon kështu?
-Sepse dëgjova mamin e shoqes qe I kishte prere rrugën një mace e zezë dhe me vone u rrezua dhe kishte thyer krahun.
-Po kjo nuk ka ndonjë lidhje shkaku midis dy ndodhive. Ne shkence është e rëndësishme te mos nxirren përfundime te nxituara..Pra macja e zezë nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin dhe thyerjen e krahut.

Ne qofte se disa njërës mund te jene shëruar se kane përdorur një ilaç te caktuar, nuk do te thotë se ilaçi i ka shëruar. për ketë është e nevojshme qe te kesh një grup tjetër njerëzish te cilët besojnë ne përdorimin e ilaçit, por qe ne te vërtet marrin vetëm miell dhe ujë .Ne qofte se edhe këta shërohen , duhet te jete një faktorë i trete –p.sh besimi se ky ilaç është i mire, qe i ka shëruar. Nuk e kam fjalën për te gjitha sëmundjet .e kam fjalën tek besimi i disa njerëzve ne zakone te ndryshme si ai qe besojnë tek prerja e rrugës se maces se zezë. Pra asnjëra nuk ka lidhje shkaku as macja e zezë as krahu i thyer. Si mendon ti nëse macja e zezë nuk do tja kishte prerë rrugën , ajo do te binte dhe nuk do ta kishte thyer krahun?.Për ti besuar kësaj na duhet ti përjetojmë gjerat sepse kjo nuk ndodhet ne ligjet e natyrës. Pra fillo te kuptosh se çdo të thotë empirizëm. Për sa I përket Etikes dhe moralit filozofi Hume i kundërshton racionalistet. Racionalistet mendonin se dallimi midis te mirës dhe te keqes është konservuar ne arsyen njerëzore. Te ashtu quajturin mendim te drejte e kemi takuar tek shume filozofë, nga Sokrati deri tek Loke. Miro sipas Humes , nuk është arsyeja ajo qe vendos se çfarë bëjmë ne, por janë ndjenjat tona. Pra nëse një njeri te kërkon ndihme, dhe ti vendos te ndihmosh janë ndjenjat e tua qe te vene ne lëvizje dhe jo arsyeja. Nëse nuk dëshiron te ndihmosh ketë njeri, janë ndjenjat e tua. Pra nuk është e arsyeshme dhe e pa arsyeshme te ndihmosh nje njeri qe kërkon ndihme. Mund te jete e pa hijshme .P.sh ne kohen e tërmeteve apo fatkeqësive te tjera natyrore shumë shtete u vene ne ndihme popujve ne fatkeqësi .Këtu te gjithë njerëzit qe afrojnë ndihme i detyron ndjenja e tyre për te afruar ndihme. Po te kishin qene pa ndiejna ose pot a kishin lëne zgjidhjen ‘’arsyes se ftohte ‘’mund te mendonin se është mire te vdesin disa njërës ne ketë bote qe kërcënohet nga superpopullsija. Ose një tjetër shembull perse kur na Ben dikush keq apo sillet keq ndaj nesh,nuk e zgjidhim duke e vrare atë njeri, por i drejtohemi organeve gjyqësore? - sepse edhe ai njeri qe ne ndërgjegjen e tij ka ‘’keqbërësin’’e do jetën, edhe për ketë nuk duhet vrare. Pra edhe ‘’ai e do jetën’’është një fjali përshkuese, kurse ‘’Për ketë nuk duhet vrare ai’’është një fjali normative etj., Si këto pra përveç ligjeve te natares jetojmë edhe me norma ligjore. Vendosja e normave ka qene e nevojshme ne jete sepse njerëzit nuk duhen lejuar te veprojnë sipas ndërgjegjes se tyre ,por sipas normave ligjore për te mire te shoqërisë. Pra ligji është pjese e rëndësishme e cila na shoqëron ne jete ,dhe qe është vendosur nga shumë njërës te tjerë qe kane ndiejna dhe ndërgjegjes me te lartë.(shpresojmë te jete kështu sepse jeta po na privon ndryshe,,,)

Mimoza Asllani

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjithnjë e më shumë po dominon, po pranohet dhe po përkrahet
mendimi se mënyra e jetës sonë, e në veçanti qasja pozitive ndaj saj,
ndikon padyshim në të gjitha proceset psiko-fiziologjike, e më këtë
drejtpërdrejt edhe në shëndetit tonë.
Qëndrimi optimist ndaj sfidave
që na i parashtron jeta, pra prirja e individit për t’i parë gjërat nga
këndvështrimi pozitiv, për t’iu qasur jetës me plotë gjallëri e hare,
me guxim e besim në vete, me siguri e vendosmëri, pa pasur frikë nga
vështirësitë që mund t’i shfaqen si pengesa të mundshme gjatë rrugëtimit
të tij drejt realizimit të qëllimeve të përcaktuara... konsiderohet
edhe shkencërisht si veprim shumë i dobishëm, bile edhe i domosdoshëm,
në harmonizimin e balancës shpirt - trup; si burimi i vetëbesimit i
atmosferës disponuese me efekte shumë pozitive dhe të dobishme , si për
sukseset në veprimtari të ndryshme ashtu edhe për organizmin tonë në
përgjithësi.
Në përditshmërinë tonë, pothuajse të gjithë e dimë, se
optimistët, në krahasimi me ata që ne i quajmë pesimist, ata që ndjehen
të pafuqishëm të reagojnë kur është e nevojshme, ata që i nënshtrohen
pasivitetit... janë njerëz më aktiv në jetë, njerëz që, në një farë
forme, e shikojnë jetën drejt në sy dhe i hedhin hapat me siguri dhe
besim të plotë në vete. Pra, optimisti vlerëson dhe çmon aftësitë e
veta, fuqinë e të menduarit pozitivisht, dhe i arrin qëllimet e
caktuara, përderisa pesimisti është i bindur në pazotësinë e tij dhe
gjithçka, në rrugëtimin e tij, e konsideron pengesë. Më e keqja është,
që ai, nën pushtetin e pasivitetit, nuk merr asnjëherë mundin që të bëjë
ndryshime në shprehitë e ngulitura në kokë, dhe me këtë ua trason
terrenin patologjive shpirtërore siç janë fobitë, depresioni, neurozat
etj.
Nuk duhet të pajtohemi me atë se njeriu lind optimist ose
pesimist, se këto veti janë dukuri të pandashme të personalitetit ose të
trashëguara gjenetikisht, edhe pse nuk mund të përjashtohet tërësisht
një lidhshmëri në këtë kontekst. Optimizmi formohet, sikurse edhe
pesimizmi dhe, natyrisht, edhe mund të ndryshoj në kohë, varësisht prej
rrethanave. Nuk është edhe aq e vështirë të fillohet me krijimin e
vetive pozitive, pra, për ta parë jetën nga prizma optimiste, e vështirë
është që të ruhen në kontuinitet ato ndryshime. Kjo, përafërsisht
ngjanë me dietën: lehtë është të hiqen disa kilogram, por e
vështirë është që të ruhet pesha e arritur pastaj! E për ta
ruajtur këtë vazhdimësi, njeriu që dëshiron t’i qaset jetës me
optimizëm, duhet të punoj me veten, me egon e tij, me mendimet e tija,
t’i ushtroj ato m’u sikurse atleti që përmes trajnimeve të rregullta
arin ta ruaj freskinë trupore.
Ne si qenie njerëzore kemi dhuratën më
të çmuar të mundshme nga Perëndia - jetën, lirin e skajshme për
veprim... dhe tërësish varet prej nesh se si do t’i qasem asaj! Në këtë
qëndron edhe dallimi esencial në raporte me gjallesat tjera. Urtaki më i
madh i shekullit 20, Osho, në një ligjërim të tij, e shpalos shumë
kapshëm, shumë bukur, shumë bindshëm qasjen e individit ndaj kësaj
dukurie. Në pyetjen që i bëhet Oshos: “A është vallë jeta, megjithatë, e
mjerë?”, në një pjesë të përgjigjes ai thotë:
“Jeta vetvetiu është
pëlhurë e pastër. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh
edhe lumturinë. Ti mund ta përdorësh këtë liri në mënyrën që jetës tënde
t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’ia sjellë
bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diç parajsore. Krejt kjo varet
nga ti.
Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i
mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por, mbaje në
mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.

OPTIMIST ËSHTË NJERIU QË NË AGIM I QASET DRITARES DHE THOTË: “MIRËMËNGJESI, ZOT!”

PESIMIST ËSHTË NJERIU QË I QASET DRITARES ME FJALË: “O ZOT, MËNGJES ËSHTË?”

Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e
njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta persona banojnë në të njëjtën
dhomë - çdo gjë varet nga ata.”
Pra, optimisti i gëzohet kësaj
dhurate hyjnore, i gëzohet rrezeve të para të diellit, i gëzohet agimit
dhe është gjithnjë falënderues, prandaj edhe e përshëndet krijuesin e
tij sapo t’i hapë sytë në mëngjes. Ai i qaset ditës së re, e me këtë
edhe vet jetës, me plotë gjallëri, vullnet, besim e vendosmëri, sepse e
vlerëson pambarimisht këtë dhuratë hyjnore, dhe qenia e tij ndjehet e
disponuar, e gëzuar, e lumtur... dhe natyrisht edhe suksesi, edhe
shëndeti por edhe dashuria do të jenë përherë në anën e tij. Ai është
kreator personal i ardhmërisë së tij sipas arkitekturës së dëshiruar.
Pesimisti, në të kundërtën: sapo të agon dita, mbulon kokën me jorgan,
dhe fillon të mallkoj gjithçka... edhe rrezet e diellit... edhe
vetveten!!! Ai që në mëngjes e bombardon veten me parandjenja të këqija,
me mendime negative dhe me këtë e ngarkon të gjithë qenie e tij me
mëri, mërzi, me trishtim duke trasuar kështu bazamentin që nga çastet e
para të agimit, me pasiguri, me paaftësi, me mosbesim në vete për
suksese të reja në ditën që e pret e me këtë edhe humbjen e shpresave
për një ardhmëri të suksesshme, të gëzuar e të lumtur.
Optimisti i
absorbon që në mëngjes rrezet e para të Diellit për të akumuluar energji
të re dhe për ta zbrazur atë pastaj drejt caqeve të dëshiruara,
përderisa pesimisti e refuzon atë energji, prandaj edhe njehet gjatë
gjithë kohës i plogësht.
Optimisti gjen gjithnjë shtegun e duhur për
të lëvizur drejt qëllimeve të veta, sepse posedon besimin e duhur në
aftësitë e tija për t’iu kundërvu sfidave që mund t’i paraqiten gjatë
atij rrugëtimi, përderisa pesimisti, me pasivitetin e vet, me mosbesimin
në aftësitë e veta, me dyshime irracionale vë barriera duke i mbyllur
edhe ato pak shtigje ekzistuese që mund ta nxjerrin në rrugën e
suksesit. Dhe e gjithë kjo, nuk është asgjë tjetër, veçse produkt i
mendimeve tona. Pra, ne, dhe vetëm ne me mendimet tona, jemi ata që e
krijojmë vuajtjen ose lumturinë, dështimin ose suksesin, ose me fjalë të
tjera: ferrin ose parajsën. Urtaku unë Daut Demaku në librin e tij
“Sekreti i lumturisë” (të cilin mund ta shkarkoni falas në sektorin
“Literaturë”), ndër të tjera shkruan: “Të gjitha ligjet e natyrës
punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Zoti
- (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh
të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën
të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet! Njeriu e
ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Kjo
është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë,
nuk DI ta përdorë.”
Megjithatë, njerëzit assesi nuk arrijë ta
kuptojnë se burimi i të gjitha sukseseve ose dështimeve, i lumturisë ose
mjerimit, i bukurisë ose shëmtisë, qoftë ajo trupore ose shpirtërore,
gjendet brenda qenies së tyre, në të menduarit e tyre. Të menduarit
është ENERGJI. Energji që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e organizmit
tonë. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, e të gjitha proceseve
psiko-fizike, e pasqyrimit të botës sonë, të brendshme apo të jashtme.
Edhe optimizmi ose pesimizmi, nuk janë asgjë tjetër vetëm hallkë në këtë
proces të të menduarit, pra qasje personale ndaj dukurive të jetës nga
këndvështrime të ndryshme - optimisti e sheh jetën parajsë, përderisa
pesimisti ferr! Po e konkretizoj këtë me një gotë të mbushur përgjysmë
me ujë. Për optimistin gota është gjysmë e mbushur, për pesimistin gota
është gjysmë e zbrazur! E njëjta gotë, e njëjta sasi e ujit - shikime
(mendime) të ndryshme! Optimisti e sheh gotën me ujë gjysmë të mbushur
pasi ai synon lartësitë, arritjen e majave - suksesin duke u mbështet në
besimin në vete. Vizionet e tij, dëshirat e tija janë të brumosura me
frymën e mendimeve pozitive dhe nga ky spektër ai e sheh dhuratën
hyjnore - jetën si parajsë në të cilën kultivohet, mirësia
dashuria dhe lumturia e amshuar. Pesimisti e sheh, të njëjtën
gotë, gjysmë të zbrazur, pasi vizionet e tij janë të zbehura, dëshirat e
topitura, veprimet e pasigurta, besimi i humbur. Fryma e mendimeve
negative i kundërvihet çdo shkëndije të mundshme të shpresës dhe në
qenien e tij lëshon rrënjë mjerimi, mjerim i cili, të njëjtën dhuratë
hyjnore, pra jetën, e kthen për të në vuajtje dhe ferr të vërtet.
Dhe
nuk duhet këtu ndonjë llogari e komplikuar për të nxjerr konkluzion të
drejtë për këto dy dukuri, për këto dy gjendje, po i quaj, komplekse të
shpirtit.
E para - optimizmi, i sjell zemrës buzëqeshje, gëzim,
shpresë e mbi të gjitha besim dhe siguri në hapat e hedhur drejt
sukseseve të reja, dhe me këtë edhe i përballon ose sfidon vetit
negative dhe gjendjet emotive që janë si burim bazë i situatave
shtresuese duke krijuar kështu edhe imunitet të fuqishëm për organizmin,
dhe njëkohësisht edhe shëndet më të mirë psiko-fizik.
E dyta
-pesimizmi, helmon zemrën me paragjykime të gabuara, me mirazhe iluzive,
frustracione paranojike, duke kultivuar në të vetëm gjendje
pikëlluese, melankoli kontinuitive dhe me këtë edhe gjendje dëshpëruese,
depresive, situata të rënda shpirtëror me pasoja shumë serioze për
higjienën mentale dhe për shëndetin e tij në përgjithësi.
Këto që i
shkrova më lartë nuk janë pjellë e imagjinatës sime, as teori të thata
formale, por dukuri shumë reale të vërtetuar shkencërisht përmes
eksperimenteve e bëra në shumë institute, laboratorë e klinika me famë
botërore. Nuk po i cekë këtu rezultatet pasi nuk po dua ta ngarkoj
lexuesin me llogari matematikore, thjesht, dëshira ime është të dërgoj
një impuls sado të vogël deri te receptorët e vizitorit të nderuar të
kësaj web faqeje, dhe t’ia bëjë të ditur se leva e marshit është në
duart e tij, në mendjen e tij, dhe prej tij varet se kah do t’i jep
asaj...
Bëhu optimist dhe përqafoje jetën - buzëqeshi i pari asaj që
pastaj ajo të ta dhuroj buzëqeshjen e pafund ty - parajsën e vërtet. Mos
harro: buzëqeshja është nektari i jetës dhe një zemër që ushqehet me
këtë nektar nuk do t’i mungoj kurrë lumturia.

Sabir Krasniqi

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
teme e trajtuar mjaft mire

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons